< Jobi 13 >

1 “Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
这一切,我眼都见过; 我耳都听过,而且明白。
2 Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
你们所知道的,我也知道, 并非不及你们。
3 Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
我真要对全能者说话; 我愿与 神理论。
4 sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
你们是编造谎言的, 都是无用的医生。
5 Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.
惟愿你们全然不作声; 这就算为你们的智慧!
6 Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.
请你们听我的辩论, 留心听我口中的分诉。
7 A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
你们要为 神说不义的话吗? 为他说诡诈的言语吗?
8 A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?
你们要为 神徇情吗? 要为他争论吗?
9 Do të ishte më mirë për ju që ai t’ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?
他查出你们来,这岂是好吗? 人欺哄人,你们也要照样欺哄他吗?
10 Me siguri ai do t’ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.
你们若暗中徇情, 他必要责备你们。
11 Madhëria e tij vallë a nuk do t’ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?
他的尊荣岂不叫你们惧怕吗? 他的惊吓岂不临到你们吗?
12 Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.
你们以为可记念的箴言是炉灰的箴言; 你们以为可靠的坚垒是淤泥的坚垒。
13 Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.
你们不要作声,任凭我吧! 让我说话,无论如何我都承当。
14 Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?
我何必把我的肉挂在牙上, 将我的命放在手中。
15 Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.
他必杀我;我虽无指望, 然而我在他面前还要辩明我所行的。
16 Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.
这要成为我的拯救, 因为不虔诚的人不得到他面前。
17 Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.
你们要细听我的言语, 使我所辩论的入你们的耳中。
18 Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.
我已陈明我的案, 知道自己有义。
19 Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.
有谁与我争论, 我就情愿缄默不言,气绝而亡。
20 Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t’i fshihem pranisë sate;
惟有两件不要向我施行, 我就不躲开你的面:
21 largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.
就是把你的手缩回,远离我身; 又不使你的惊惶威吓我。
22 Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.
这样,你呼叫,我就回答; 或是让我说话,你回答我。
23 Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!
我的罪孽和罪过有多少呢? 求你叫我知道我的过犯与罪愆。
24 Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?
你为何掩面、 拿我当仇敌呢?
25 Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?
你要惊动被风吹的叶子吗? 要追赶枯干的碎秸吗?
26 Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?
你按罪状刑罚我, 又使我担当幼年的罪孽;
27 Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,
也把我的脚上了木狗, 并窥察我一切的道路, 为我的脚掌划定界限。
28 Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola”.
我已经像灭绝的烂物, 像虫蛀的衣裳。

< Jobi 13 >