< Jeremia 1 >

1 Fjalët e Jeremias, birit të Hilkiahut, një nga priftërinjtë që ishin në Anathoth, në vendin e Beniaminit.
便雅悯地亚拿突城的祭司中,希勒家的儿子耶利米的话记在下面。
2 Fjala e Zotit iu drejtua në kohën e Josias, birit të Amonit, mbret i Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbetërimit të tij;
犹大王亚们的儿子约西亚在位十三年,耶和华的话临到耶利米。
3 iu drejtua gjithashtu në kohën e Jehojakimit, birit të Josias, mbret i Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekias, birit të Josias, mbret i Judës, domethënë deri në robërimin e Jeruzalemit, që ndodhi në muajin e pestë.
从犹大王约西亚的儿子约雅敬在位的时候,直到犹大王约西亚的儿子西底家在位的末年,就是十一年五月间耶路撒冷人被掳的时候,耶和华的话也常临到耶利米。
4 Fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:
耶利米说,耶和华的话临到我说:
5 “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve”.
我未将你造在腹中,我已晓得你; 你未出母胎,我已分别你为圣; 我已派你作列国的先知。
6 Unë u përgjigja: “Mjerisht, o Zot, Zot, unë nuk di të flas, sepse jam një djalosh””.
我就说:主耶和华啊,我不知怎样说,因为我是年幼的。
7 Por Zoti më tha: “Mos thuaj: “Jam një djalosh”, sepse ti do të shkosh te të gjithë ata te të cilët do të të dërgoj unë dhe do t’u thuash tërë ato që do të urdhëroj.
耶和华对我说: 你不要说我是年幼的, 因为我差遣你到谁那里去,你都要去; 我吩咐你说什么话,你都要说。
8 Mos ki frikë para tyre, sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti”.
你不要惧怕他们, 因为我与你同在, 要拯救你。 这是耶和华说的。
9 Pastaj Zoti shtriu dorën e tij dhe preku gojën time; mandej Zoti më tha: “Ja, unë i vura fjalët e mia në gojën tënde.
于是耶和华伸手按我的口,对我说: 我已将当说的话传给你。
10 Ja, sot unë të caktoj mbi kombet dhe mbi mbretëritë për të çrrënjosur dhe për të rrënuar, për të shembur dhe për të shkatërruar, për të ndërtuar dhe për të mbjellë”.
看哪,我今日立你在列邦列国之上, 为要施行拔出、拆毁、毁坏、倾覆, 又要建立、栽植。
11 Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua mua, duke thënë: “Jeremia, çfarë shikon?”. Unë u përgjigja: “Shikoj një degë bajameje”.
耶和华的话又临到我说:“耶利米,你看见什么?”我说:“我看见一根杏树枝。”
12 Zoti më tha: “Ke parë mirë, sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt”.
耶和华对我说:“你看得不错;因为我留意保守我的话,使得成就。”
13 Fjala e Zotit m’u drejtua për herë të dytë, duke thënë: “Çfarë shikon?”. Unë u përgjigja: “Shikoj një vorbë që zien dhe që e ka grykën të kthyer në drejtim të kundërt me veriun”.
耶和华的话第二次临到我说:“你看见什么?”我说:“我看见一个烧开的锅,从北而倾。”
14 Zoti më tha: “Nga veriu fatkeqësia do të bjerë mbi gjithë banorët e vendit.
耶和华对我说:“必有灾祸从北方发出,临到这地的一切居民。”
15 Sepse, ja, unë po bëhem gati të thëras tërë popujt e mbretërive të veriut, thotë Zoti. Ata do të vijnë dhe do të vendosin secili fronin e tij në hyrje të portave të Jeruzalemit, kundër tërë mureve të tij, rreth e qark, dhe kundër tërë qyteteve të Judës.
耶和华说:“看哪,我要召北方列国的众族;他们要来,各安座位在耶路撒冷的城门口,周围攻击城墙,又要攻击犹大的一切城邑。
16 Atëherë do të shpall mendimet e mia kundër tyre, për shkak të gjithë ligësisë së tyre, sepse më kanë braktisur dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera dhe kanë rënë përmbys përpara veprës së duarve të tyre.
至于这民的一切恶,就是离弃我、向别神烧香、跪拜自己手所造的,我要发出我的判语,攻击他们。
17 Prandaj ngjeshi ijët e tua, çohu dhe thuaju atyre tërë ato që do të të urdhëroj. Mos u tmerro para tyre, përndryshe do të të bëj që të tmerrohesh para tyre.
所以你当束腰,起来将我所吩咐你的一切话告诉他们;不要因他们惊惶,免得我使你在他们面前惊惶。
18 Ja, sot po të bëj një qytet të fortifikuar, një shtyllë të hekurt dhe një mur bronzi kundër gjithë vendit, kundër princave të tij dhe priftërinjve të tij dhe kundër popullit të vendit.
看哪,我今日使你成为坚城、铁柱、铜墙,与全地和犹大的君王、首领、祭司,并地上的众民反对。
19 Ata do të luftojnë kundër teje por nuk do të të mundin sepse unë jam me ty për të të çliruar, thotë Zoti”.
他们要攻击你,却不能胜你;因为我与你同在,要拯救你。这是耶和华说的。”

< Jeremia 1 >