< Jeremia 8 >

1 “Në atë kohë”, thotë Zoti, “do të nxirren nga varret eshtrat e mbretërve të Judës, eshtrat e princërve, eshtrat e profetëve dhe eshtrat e banorëve të Jeruzalemit,
到那時──上主的斸語──人必從墳墓中拖出猶大君王的遺骸,司祭的遺骸,先知的遺骸,和耶路撒冷居民的遺骸,
2 dhe do të ekspozohen para diellit, para hënës dhe para tërë ushtrisë së qiellit, që ata kanë dashur, kanë shërbyer, kanë ndjekur, kanë konsultuar dhe para të cilëve kanë rënë përmbys; nuk do të mblidhen as do të groposen, por do të jenë si pleh mbi faqen e dheut.
陳列在他們曾愛戀、事奉、追隨、求問和朝拜過的太陽、月亮和天上群星,前再沒有人收殮埋葬,任其留在地面充作肥料。
3 Atëherë vdekja do të jetë më e mirë se jeta për të gjitha mbeturinat e kësaj race të keqe në tërë vendet ku do t’i kem shpërndarë”, thotë Zoti i ushtrive.
這可惡種族剩下的全體遺民,在我驅逐他們所到的任何地,方都願意死,而不願意生──萬軍上主斷語。
4 Ti do t’u thuash atyre: “Kështu thotë Zoti: Në rast se dikush rrëzohet, a nuk ngrihet vallë? Në rast se dikush ndërron drejtimin, a nuk kthehet vallë?
你應對他們說:上主這樣說:人跌倒了,豈能不再起來﹖人離去了,豈能不再回來﹖
5 Pse, pra, ky popull, o Jeruzalem, është shmangur me një rebelim të përjetshëm? Ngulin këmbë në mashtrim dhe nuk pranojnë të kthehen.
為什麼這人民一墮落,便永久墮落,執迷不悟而不肯反悔呢﹖
6 U kam kushtuar kujdes dhe i kam dëgjuar, por ata nuk flasin drejt; asnjeri nuk pendohet për ligësinë e tij dhe nuk thotë: “Çfarë bëra unë?”. Secili merr përsëri vrapimin e tij, si një kalë që hidhet në betejë.
我留心細聽,他們都言談不軌,沒有一個人悔恨自己的邪惡說:「可憐! 我做是什麼事﹖」反倒各自一再任性奔馳,有如衝入戰場的戰馬。
7 Madje edhe lejleku i qiellit i njeh stinët e tij, turtulli, dallëndyshja dhe krilat shikojnë me kujdes kohën e kthimit të tyre, por populli im nuk e njeh ligjin e Zotit.
天空的鸛鳥也知道自己的時令;斑鳩、燕子和雁,都固守自己的歸期;但是我的人民卻不知道上主法令。
8 Si mund të thoni: “Ne jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne”? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet.
你怎麼能說:我們是智者,我們有上主的法律﹖的確,但已為書記們以荒謬的筆鋒把乇編成了謊言。
9 Njerëzit e ditur do të turpërohen, do të tremben dhe do të kapen. Ja, kanë hedhur poshtë fjalën e Zotit; çfarë diturie mund të kenë?
智慧人必要蒙羞驚慌,而至被捕;的確,他們即拋棄了上主話,還能有什麼智慧﹖
10 Prandaj bashkëshortet e tyre do t’ua jap të tjerëve dhe arat e tyre pronarëve të rinj, sepse nga më i vogli deri te më i madhi lakmojnë fitime; nga profeti deri te prifti të gjithë përdorin gënjeshtrën.
為此,我必將他們的妻室交給外人,將他們的莊田交與別的地主,因為從最小的到最大的,都貪財圖利;從先知到司祭,都欺詐行事,
11 Ata mjekojnë shkel e shko plagën e bijës së popullit tim, duke thënë: “Paqe, paqe”, kur nuk ekziston paqja.
草率治愈我的瘡痍說:「好了! 好了! 」其實卻沒有好。
12 A u vinte turp vallë kur kryenin veprime të neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ç’është të skuqesh. Prandaj do të rrëzohen midis atyre që rrëzohen; kur do t’i vizitoj do të përmbysen”, thotë Zoti.
他們既行事可憎,就理當知恥;可是,他們不但不知恥,反而連羞愧也不知是什麼;為此,他們要與倒斃者倒斃,在我降罰他們時,都要一厥不振──上主說。
13 Do t’i shfaros me siguri”, thotë Zoti. “Nuk do të ketë më rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do të fishken. Edhe gjërat që u kam dhënë do t’u hiqen”.
我要徹底消滅他們──上主的斷語──葡萄樹上沒有葡萄,無花果樹上沒有無花果,樹葉都已凋零;我要派人來蹂躝。
14 “Pse rrimë ulur? Mblidhuni dhe të hyjmë në qytetet e fortifikuara, dhe në to të vdesim. Sepse Zoti, Perëndia ynë, na bën të vdesim dhe na bën të pimë ujë të helmuar, sepse kemi mëkatuar kundër Zotit.
為什麼我們還坐著﹖集合起來吧! 讓我們進入堅城,死在那裏,因為上主我們的天主要消滅我們,我們喝苦膽,因為我們得罪了上主。
15 Prisnim paqen, por nuk erdhi asnjë e mirë, një kohë shërimi, por ja, terrori”.
我們原期待和平,卻不見好轉;原期待復興的時機,反而只見恐怖!
16 Nga Dani dëgjohet turfullima e kuajve të tij; në zhurmën e hingëllimave të kuajve të tij të luftës dridhet gjithë vendi, sepse vijnë dhe gllabërojnë vendin dhe tërë ato që ai ka, qytetin dhe banorët e tij.
從丹就可聽到敵人戰馬的喘息聲,戰馬嘶鳴,聲震全地;前來併吞土地和地上的一切,吞食城邑和城中的居民。
17 “Sepse ja, unë do të dërgoj kundër jush gjarpërinj dhe nepërka, kundër të cilëve nuk vlen asnjë yshtje dhe ata do t’ju kafshojnë”, thotë Zoti.
看,我必給你們派來不伯符咒的毒蛇,咬傷你們──上主的斷語──
18 Sikur të gjeja ngushëllim për dhembjen time. Zemra po më ligështohet përbrenda.
無法療愈。我戚戚憂傷,我心已憔悴。
19 Ja një zë: është britma e bijës së popullit tim nga një tokë e largët: “Mos vallë Zoti është në Sion? A nuk është mbreti i tij në mes të tij?”. “Pse kanë ngacmuar zemërimin tim me shëmbëlltyrat e tyre të gdhendura dhe me idhuj të huaj?”.
由遠方傳來我女兒──人民──哀號的呼聲:「上主已不在熙雍﹖或者衪君王已不在那裏嗎﹖──為什麼他們以自己的偶像和外邦的「虛無」激怒我﹖──
20 Korrja ka mbaruar, vera ka marrë fund dhe ne nuk kemi shpëtuar.
收割期已經過去,夏天已經完結,我們仍沒有獲救! 」
21 Për plagën e bijës së popullit tim jam i dëshpëruar, po mbaj zi, jam i tmerruar.
我的女兒──人民──的創傷使我心痛欲裂,鬱鬱不安,不勝感傷。
22 A nuk ka vallë ndonjë balsam në Galaad, a nuk ka atje ndonjë mjek? Pse, pra, nuk po i vjen shërimi bijës së popullit tim?
難道在基肋阿得沒有膏藥,或在那裏沒有醫生嗎﹖究竟為了什麼,我的女兒──人民──的創傷還沒有痊愈﹖

< Jeremia 8 >