< Jeremia 7 >

1 Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
耶和华的话临到耶利米说:
2 “Ndalu te porta e shtëpisë së Zotit dhe aty shpall këtë fjalë duke thënë: Dëgjoni fjalën e Zotit, o ju të gjithë të Judës që hyni nëpër këto porta për të rënë përmbys përpara Zotit!”.
“你当站在耶和华殿的门口,在那里宣传这话说:你们进这些门敬拜耶和华的一切犹大人,当听耶和华的话。
3 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend.
万军之耶和华—以色列的 神如此说:你们改正行动作为,我就使你们在这地方仍然居住。
4 Mos u besoni fjalëve mashtruese duke thënë: “Ky është tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit!”.
你们不要倚靠虚谎的话,说:‘这些是耶和华的殿,是耶和华的殿,是耶和华的殿!’
5 Në rast se ndreqni plotësisht rrugët dhe veprimet tuaja, në rast se e zbatoni me të vërtetë drejtësinë njëri ndaj tjetrit,
“你们若实在改正行动作为,在人和邻舍中间诚然施行公平,
6 në rast se nuk shtypni të huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend dhe nuk adhuroni perëndi të tjera në dëmin tuaj,
不欺压寄居的和孤儿寡妇,在这地方不流无辜人的血,也不随从别神陷害自己,
7 atëherë do të bëj që të banoni në këtë vend, në vendin që u dhashë etërve tuaj prej shumë kohe dhe për gjithnjë.
我就使你们在这地方仍然居住,就是我古时所赐给你们列祖的地,直到永远。
8 Ja, ju u besoni fjalëve mashtruese, nga të cilat s’keni fare dobi.
“看哪,你们倚靠虚谎无益的话。
9 Kështu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorën, betoheni për të rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perëndive të tjerë që më parë nuk i njihnit,
你们偷盗,杀害,奸淫,起假誓,向巴力烧香,并随从素不认识的别神,
10 dhe pastaj vini të paraqiteni para meje në këtë tempull që mban emrin tim dhe thoni: “Kemi shpëtuar!”, pastaj kryeni tërë këto veprime të neveritshme.
且来到这称为我名下的殿,在我面前敬拜;又说:‘我们可以自由了。’你们这样的举动是要行那些可憎的事吗?
11 Ky tempull, i cili mban emrin tim, mos është bërë vallë në sytë e tuaj një çerdhe hajdutësh? Ja, unë e pashë këtë”, thotë Zoti.
这称为我名下的殿在你们眼中岂可看为贼窝吗?我都看见了。这是耶和华说的。
12 “Por shkoni tani në vendin tim që ishte në Shiloh, të cilit në fillim i kisha vënë emrin tim dhe shikoni çfarë kam bërë aty për shkak të ligësisë së popullit tim Izrael.
你们且往示罗去,就是我先前立为我名的居所,察看我因这百姓以色列的罪恶向那地所行的如何。”
13 Dhe tani meqenëse keni kryer tërë këto gjëra”, thotë Zoti, “meqenëse kur ju kam folur me urgjencë dhe insistim nuk më keni dëgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk më jeni përgjigjur,
耶和华说:“现在因你们行了这一切的事,我也从早起来警戒你们,你们却不听从;呼唤你们,你们却不答应。
14 unë do të veproj me këtë tempull, në të cilin përmendet emri im dhe në të cilin keni besim, me këtë vend që ua dhashë juve dhe etërve tuaj, ashtu si bëra në Shiloh;
所以我要向这称为我名下、你们所倚靠的殿,与我所赐给你们和你们列祖的地施行,照我从前向示罗所行的一样。
15 dhe do t’ju dëboj nga prania ime, ashtu si dëbova tërë vëllezërit tuaj, tërë pasardhësit e Efraimit.
我必将你们从我眼前赶出,正如赶出你们的众弟兄,就是以法莲的一切后裔。”
16 Prandaj mos ndërhy për këtë popull, mos lësho për ata asnjë britmë ose lutje dhe mos ngul këmbë pranë meje se nuk do të kënaq.
“所以,你不要为这百姓祈祷;不要为他们呼求祷告;也不要向我为他们祈求,因我不听允你。
17 A nuk shikon çfarë po bëjnë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit?
他们在犹大城邑中和耶路撒冷街上所行的,你没有看见吗?
18 Bijtë mbledhin drutë, etërit ndezin zjarrin dhe gratë mbrujnë mjellin për të përgatitur kulaç për mbretëreshën e qiellit, dhe pastaj u bëjnë libacione perëndive të tjera për të më zemëruar mua.
孩子捡柴,父亲烧火,妇女抟面做饼,献给天后,又向别神浇奠祭,惹我发怒。”
19 Por a më ngacmojnë me të vërtetë”, thotë Zoti “ose më mirë veten e tyre dhe mbulohen me turp?”.
耶和华说:“他们岂是惹我发怒呢?不是自己惹祸,以致脸上惭愧吗?”
20 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, zemërimi im, tërbimi im do të bjerë mbi këtë vend, mbi njerëzit dhe kafshët, mbi drurët e fushës dhe mbi frytet e tokës dhe do të djegë pa u shuar”.
所以主耶和华如此说:“看哪,我必将我的怒气和忿怒倾在这地方的人和牲畜身上,并田野的树木和地里的出产上,必如火着起,不能熄灭。”
21 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!
万军之耶和华—以色列的 神如此说:“你们将燔祭加在平安祭上,吃肉吧!
22 Sepse unë nuk u fola etërve tuaj dhe nuk u dhashë atyre asnjë urdhër, kur bëra që të dalin nga vendi i Egjiptit, përsa u përket olokausteve dhe flijimeve;
因为我将你们列祖从埃及地领出来的那日,燔祭平安祭的事我并没有提说,也没有吩咐他们。
23 por këtë urdhër u dhashë: “Dëgjoni zërin tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im; ecni në të gjitha rrugët që ju kam urdhëruar, që të jeni të lumtur”.
我只吩咐他们这一件说:‘你们当听从我的话,我就作你们的 神,你们也作我的子民。你们行我所吩咐的一切道,就可以得福。’
24 Por ata nuk dëgjuan as ma vunë veshin, por ecën sipas këshillave dhe kryeneçësisë së zemrës së tyre të keqe, dhe shkuan prapa dhe jo përpara.
他们却不听从,不侧耳而听,竟随从自己的计谋和顽梗的恶心,向后不向前。
25 Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.
自从你们列祖出埃及地的那日,直到今日,我差遣我的仆人众先知到你们那里去,每日从早起来差遣他们。
26 Por ata nuk më kanë dëgjuar as ma vunë veshin, por e fortësuan zverkun e tyre dhe u sollën më keq se etërit e tyre.
你们却不听从,不侧耳而听,竟硬着颈项行恶,比你们列祖更甚。
27 Prandaj ti do t’u thuash atyre tërë këto gjëra, por ata nuk do të dëgjojnë; do t’i thërrasësh, por nuk do të përgjigjen.
“你要将这一切的话告诉他们,他们却不听从;呼唤他们,他们却不答应。
28 Kështu do t’u thuash atyre: “Ky është kombi që nuk dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë së tij, dhe as pranon korrigjim; e vërteta është zhdukur dhe është eliminuar nga goja e tyre”.
你要对他们说:这就是不听从耶和华—他们 神的话、不受教训的国民;从他们的口中,诚实灭绝了。”
29 Pri flokët dhe hidhi tutje, nise vajtimin mbi lartësitë, sepse Zoti ka hedhur poshtë dhe e ka braktisur brezin e zemërimit të tij.
耶路撒冷啊,要剪发抛弃, 在净光的高处举哀; 因为耶和华丢掉离弃了惹他忿怒的世代。
30 Bijtë e Judës kanë bërë atë që është e keqe për sytë e mi”, thotë Zoti. “Kanë vendosur veprimet e tyre të neveritshme në tempullin ku permendet emri im, për ta ndotur.
耶和华说:“犹大人行我眼中看为恶的事,将可憎之物设立在称为我名下的殿中,污秽这殿。
31 Kanë ndërtuar vende të larta të Tofetit, që është në luginën e birit të Hinomit, për të djegur në zjarr bijtë e tyre dhe bijat e tyre, gjë që nuk e kisha urdhëruar dhe që nuk më kishte shkuar kurrë në mendje.
他们在欣嫩子谷建筑陀斐特的邱坛,好在火中焚烧自己的儿女。这并不是我所吩咐的,也不是我心所起的意。”
32 Prandaj ja, vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat nuk do të quhet më “Tofet” as “Lugina e birit të Hinomit”, por “Lugina e masakrës”, dhe do të varrosen të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë vend gjetiu.
耶和华说:“因此,日子将到,这地方不再称为陀斐特和欣嫩子谷,反倒称为杀戮谷。因为要在陀斐特葬埋尸首,甚至无处可葬;
33 Kufomat e këtij populli do të bëhen kështu ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës, dhe askush nuk do t’i trembë.
并且这百姓的尸首必给空中的飞鸟和地上的野兽作食物,并无人哄赶。
34 Do të bëj që të pushojnë në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jeruzalemit britmat e ngazëllimit dhe britmat e gëzimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, sepse vendi do të bëhet shkretim”.
那时,我必使犹大城邑中和耶路撒冷街上,欢喜和快乐的声音,新郎和新妇的声音,都止息了,因为地必成为荒场。”

< Jeremia 7 >