< Jeremia 51 >

1 Kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të ngre një erë shkatërruese kundër Babilonisë dhe kundër banorëve të Leb Kamait.
上主這樣說:「看,我必要興起毀滅的颶風,襲擊巴比倫和加色丁的居民,
2 Do të dërgoj kundër Babilonisë disa të huaj që do ta kontrollojnë dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse në ditën e fatkeqësisë do të sulen mbi të nga të gjitha anët.
給巴比倫派簸手來簸揚她,掃空她的國土,因為在禍患之日,人必四面向她進攻。」
3 Mos lini që ai, i cili nder harkun ta shtrijë atë apo të ngrihet në parzmoren e tij. Mos kurseni të rinjtë e saj, vendosni shfarosjen e tërë ushtrisë së saj.
弓手不要放下自己的弓箭,戰士不要卸下自己的鎧甲,不要憐恤她的青年,卻要殲滅她所有的部隊,
4 Kështu ata do të bien të vrarë në vendin e Kaldeasve dhe të shpuar nëpër rrugët e Babilonisë.
使他們倒斃在加色丁境內,沿途被人刺殺,
5 Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanë qënë braktisur nga Perëndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithëse vendi i tyre ishte plot me faje kundër të Shenjtit të Izraelit”.
因為他們的國土,充滿了反抗以色列聖者的罪惡;可是以色列和猶大並未成為寡婦,也未喪失自己的天主,萬軍的上主。
6 Ikni nga mesi i Babilonisë dhe të shpëtojë secili jetën e tij, shikoni të mos të shkatërroheni në paudhësinë e saj. Sepse kjo është koha e hakmarrjes së Zotit; ai do të japë shpërblimin e drejtë.
你們逃離巴比倫,各救自己的性命,不要因了她的罪過而自遭喪亡,因為現在是上主復仇的時候,上主要對她報復。
7 Babilonia ishte në duart e Zotit një kupë ari që dehte tërë tokën; kombet kanë pirë nga vera e saj, prandaj kombet kanë rënë në kllapi.
巴比倫在上主手中,曾是個灌醉大地的金爵,萬民飲了她的酒,萬民纔如此狂亂。
8 Papritmas Babilonia ra, u shkatërrua. Vajtoni për të, merrni balsam për dhembjen e saj; ndofta mund të shërohet.
霎時間,巴比倫傾覆瓦解,你們為她舉哀,拿香料來醫治她的創傷,也許她會痊癒。
9 Ne dëshironim ta shëronim Babiloninë, por ajo nuk është shëruar. Braktiseni dhe të shkojmë secili në vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri në qiell dhe ngrihet deri te retë.
我們本願治癒巴比倫,但是她卻不痊癒;我們放下她,各自回歸故鄉,因為她罪惡滔天,直達雲霄。
10 Zoti ka bërë të triumfojë çështja jonë e drejtë. Ejani, të tregojmë në Sion veprën e Zotit, Perëndisë tonë.
上主表彰了我們的正義,來,我們在熙雍稱揚上主我們的天主的偉業。
11 Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymën e mbretërve të Medasve, sepse qëllimi i tij kundër Babilonisë është shkatërrimi i saj, sepse kjo është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit të tij.
磨尖箭矢,裝滿箭囊! 上主已激起瑪待王的銳氣,因為他對巴比倫的計劃,是要將她消滅;是上主報復,為自己的殿宇復仇。
12 Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisë. Përforconi rojet, vendosni shigjetarë, përgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atë që ka thënë kundër banorëve të Babilonisë.
你們向巴比倫城牆樹立旗幟,加緊防衛,派駐防哨,預設埋伏,因為上主怎樣計劃了,就怎樣實踐他對巴比倫居民所下的斷語。
13 O ti që banon pranë ujërave të mëdha, të pasura në thesarë, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve të tua të padrejta.
啊,你住在多水之旁,富有寶藏;現在到了你的結局,到了切斷你尺度的時刻。
14 Zoti i ushtrive i është betuar në veten e tij: “Unë do të të mbush me njerëz si miza që do të ngrenë kundër teje britma lufte”.
萬軍的上主指著自己起誓說:「我必用像蝗蟲那麼多的人群填塞你,對你高唱凱歌。」
15 Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.
上主以自己的能力創造了大地,自己的智慧奠定了寰宇,以自己的才智展布了諸天。
16 Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai bën që të ngjiten avujt nga skajet e tokës, prodhon rrufetë për shiun dhe e nxjerr erën nga depozitat e tij.
他一聲號令使天上的水怒號,使雲彩地極上騰,使雷聲霹靂,造成豪雨,使暴風從他的倉庫出發。
17 Çdo njeri atëherë bëhet budalla, pa njohuri, çdo argjendar ka turp për shëmbëlltyrën e tij të gdhendur, sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është një gënjeshtër, dhe nuk ka frymë jetësore në to.
人都要自覺愚昧無知;每個銀匠必因自己的刻像感到羞慚,因為所鑄的像,只是「虛無」,沒有息;
18 Janë kotësi, vepra mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.
是「虛幻」,是愚弄人的作品;懲罰時期一到,必要盡歸滅亡。
19 Trashëgimia e Jakobit nuk është si ata, sepse ai ka sajuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zoti i ushtrive.
那位作雅各伯產業的,與它們卻完全不同,因為他是萬物的造主,以色列是作他產業的支派;他的名字叫「萬軍的上主」。
20 “Ti je për mua një çekiç, një mjet lufte; me ty do të shtyp kombet, me ty do të shkatërroj mbretëritë;
巴比倫! 你曾是我的鎚子,作戰的武器;我曾用你粉碎萬民,用你毀滅邦國,
21 me ty do të copëtoj kalë dhe kalorës, me ty do të copëtoj qerre dhe karrocier;
用你粉碎戰馬和騎士,用你粉碎戰車和後夫,
22 me ty do të copëtoj burrë dhe grua, me ty do të copëtoj plak dhe fëmijë, me ty do të copëtoj të riun dhe virgjëreshën;
用你粉碎男子和婦女,用你粉碎老翁和幼童,用你粉少男和少女,
23 me ty do të copëtoj bariun dhe kopenë e tij, me ty do të copëtoj katundarin dhe pendën e tij të qeve, me ty do të copëtoj qeveritarët dhe gjykatësit.
用你粉碎牧人和牲畜,用你粉碎農夫和耕牛,用你粉碎州牧和監督。
24 Por unë do t’i shpërblej Babiloninë dhe tërë banorët e Kaldesë për tërë të keqen që i kanë bërë Sionit para syve tuaj”, thotë Zoti.
但是,如今我要在你們眼前,報復巴比倫和所有的加色丁居民,對熙雍作的一切惡事──上主的斷語──
25 “Ja ku jam kundër teje, o mal i shkatërrimit”, thotë Zoti, “ti që shkatërron tërë tokën. Unë do të shtrij dorën time kundër teje, do të të rrokullis poshtë nga shkëmbinjtë dhe do të të bëj një mal të djegur.
好事毀滅的山嶺! 看,我要攻擊你──上主的斷語──是你毀滅了整個大地,我要向你伸出我的手,使你從崖石上滾下,使你成為烈火焚毀的山嶺。
26 Nga ti nuk do të merren më as gurë të qoshes, as gurë themeli, por ti do të bëhesh një shkreti përjetë, thotë Zoti.
人們不再從你那裏鑿取角石或基石,因為你將永遠為荒丘──上主的斷語。
27 Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.
你們在地上樹立旗幟,在萬民間吹起號角,祝聖萬民向她進攻,召集阿辣辣特和明尼及阿市革納次王國向她進攻,派遣一員大將向他進攻;衝鋒的馬隊,好像刺毛直豎的蚱蜢。
28 Përgatitni kundër saj kombet, me mbretëritë e Medisë, me qeveritarët e tij, me të gjithë gjykatësit dhe tërë vendet e zotërimeve të tij.
祝聖萬民:瑪待的君王和他的州牧,他所有的監督以及他整個版圖的民眾,向她進攻。
29 Toka do të dridhet dhe do të mbajë zi, sepse planet e Zotit kundër Babilonisë do të realizohen, për ta katandisur vendin e Babilonisë në një shkreti, pa banorë.
大地戰慄惶悚,因為上主正在進行攻巴比倫的計劃,使巴比倫地成為無人居住的荒野。
30 Trimat e Babilonisë kanë hequr dorë nga lufta; kanë mbetur në fortesat e tyre; forca e tyre është ligështuar, janë bërë si gra. U kanë vënë zjarrin banesave të saj, shulet e portave të tyre janë thyer.
巴比倫的兵士放棄作戰,留在堡壘中,失去了勇氣,有如婦人;她的房屋已為火焚毀,她的門閂已被折斷。
31 Korrieri vrapon përballë korrierit dhe lajmëtari përballë lajmëtarit për t’i njoftuar mbretit të Babilonisë që qyteti i tij është marrë nga çdo anë;
跑差的,傳信的,都相繼跑去通報巴比倫王,京城四周已被佔領,
32 vahet që mund të kalohen më këmbë janë zënë, kënetat janë në flakë dhe luftëtarët janë të tmerruar.
口已被攻陷,要塞已遭火焚;戰士都十分恐惶。
33 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Bija e Babilonisë është si një lëmë në kohën që shkelet; edhe pak dhe do të vijë për të koha e korrjes”.
因為萬軍的上主,以色列的天主這樣說:「巴比倫女郎有如到了該踐踏的禾場;還有片刻就到收割她的時期。
34 “Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, na ka gëlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si një enë bosh; na ka gëlltitur si një dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona të shijshme, na ka përzënë.
巴比倫王拿步高把我吞食毀滅,使我變成了空器皿;他彷復一條龍,併吞了我,以我的美味滿足了自己的肚腹,然後將我驅逐。
35 Dhuna e ushtruar kundër meje dhe mishit tim rëntë mbi Babiloninë”, do të thotë banori i Sionit. “Gjaku im rëntë mbi banorët e Kaldesë”, do të thotë Jeruzalemi.
熙雍的居民說:「要對巴比倫報復我身受的凌辱! 」耶路撒冷說:「要對加色丁居民報復我的血債! 」
36 Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të mbroj çështjen tënde dhe do ta kryej hakmarrjen tënde. Do të bëj që të thahet deti i saj dhe të shterojë burimi i saj.
為此,上主這樣說:「看,我必為你辯護,報復你的冤仇,乾涸她的河川,枯竭她的泉源。
37 Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë.
巴比倫必成為一堆瓦礫,豺狼的巢穴;令人恐怖嘲笑,無人居住。
38 Ata do të vrumbullijnë bashkë si luanë, do të skërmitin dhëmbët si këlyshët e luanit.
巴比倫人像壯獅一樣,一起怒號,像母獅的幼雛一樣,一起咆哮。
39 Kur të kenë vapë, do t’u jap të pijnë, do t’i deh që të kënaqen dhe të flenë një gjumë të përjetshëm, pa u zgjuar më”, thotë Zoti.
在他們激昂時,我必給他們擺設盛宴,使他們酣醉昏迷,長眠不醒──上主的斷語──
40 Unë do t’i bëj të zbresin në kasaphanë si qengja, si desh bashkë me cjeptë.
我必使他們下到屠場,無異羔羊綿羊和山羊。
41 Vallë si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tërë dheut? Vallë si u bë Babilonia një shkreti midis kombeve?
怎麼,沙客竟陷落了,全地的光榮竟遭受了劫掠﹖怎麼,連巴比倫在萬民中也變得如此悽涼﹖
42 Deti ka dalë përmbi Babiloninë; ajo është mbytur nga zhurma e valëve të tij.
海洋衝擊巴比倫,使她全被驚濤怒浪所淹沒;
43 Qytetet e saj janë bërë një mjerim, një tokë e zhuritur, një shkreti, një vend ku nuk banon askush dhe nëpër të cilin nuk kalon asnjë bir njeriu.
她的城市盡化為野,乾旱淒涼之地,再沒有人居住,再沒有過客。
44 Unë do të ndëshkoj Belin në Babiloni dhe do të nxjerr nga goja e tij atë që ka gllabëruar dhe kombet nuk do të bashkohen më me të. Madje edhe muret e Babilonisë do të rrëzohen.
我必懲罰巴比倫的貝耳,由他口裏奪出他所吞滅的,萬民必不再向他湧來,因為巴比倫的城牆已倒塌。
45 Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili të shpëtojë jetën e tij përpara zemërimit të zjarrtë të Zotit.
我的人民! 你們從她那裏出來,各救自己的性命脫免上主忿怒的烈火。
46 Zemra juaj mos u ligështoftë dhe mos u trembni nga lajmet që do të dëgjohen në vend, sepse një vit do të vijë një lajm dhe vitin tjetër një lajm tjetër. Do të ketë dhunë në vend, sundues kundër sunduesit.
你們不要膽怯,不要害怕地方上流傳的謠言;因為今年傳來這謠言,明年又另有謠言;地方上常有暴亂,暴君互相傾軋。
47 Prandaj ja, do të vijnë ditët në të cilat unë do të ndëshkoj figurat e gdhendura të Babilonisë; tërë vendi do të mbulohet me turp dhe tërë të plagosurit për vdekje do të rrëzohen në mes të saj.
看,時日將到,我必懲罰巴比倫的偶像;使她全國飽受恥辱,國內死傷遍地。
48 Atëherë qiejt, toka dhe çdo gjë që është në to do të ngazëllejnë mbi Babiloninë, sepse shkatërruesit do të vijnë kundër saj nga veriu”, thotë Zoti.
上天下地和其中所有的一切,必對巴比倫吶喊歡呼,因為從北方必有破壞者來向她進襲──上主的斷語──
49 Ashtu si Babilonia bëri që të rrëzohen të plagosurit për vdekje të Izraelit, kështu në Babiloni do të rrëzohen të plagosurit për vdekje të të gjithë vendit.
為了以色列被剌殺的人,巴比倫也該傾覆,就如全地被刺殺的人,曾為了巴比倫而倒斃。
50 Ju, që keni shpëtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend që nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t’ju kthehet në zemër.
你們逃脫了刀劍的人! 快走,不要停留;從遠方懷念上主,思戀耶路撒冷。
51 Na vjen turp të dëgjojmë sharjen, turpi ka mbuluar fytyrën tonë, sepse disa të huaj kanë hyrë në shenjtoren e shtëpisë të Zotit.
我們聽到了侮辱,感到恥辱,滿面羞慚,因為外方人闖進了上主殿宇的聖所。
52 “Prandaj ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat unë do të dënoj figurat e tij të gdhendura dhe në tërë vendin e tij do të rënkojnë të plagosurit për vdekje.
為此,看,時日將到──上主斷語──我必懲罰她的偶像,使她國內的人都負傷呻吟;
53 Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë”, thotë Zoti.
即使巴比倫爬上諸天,即使她盤據高處不可侵犯,我仍要派破壞者來自她進襲──上主的斷語。
54 Zhurma e një britme po vjen nga Babilonia, e një shkatërrimi të madh nga vendi i Kaldasve.
聽從巴比倫發出的喧嚷,從加色丁人地發生的絕大破壞!
55 Sepse Zoti po shkatërron Babiloninë dhe bën që të pushojë zhurma e saj e madhe; valët e tyre gumëzhijnë, zhurma e zërit të tyre po ngrihet.
是上主在毀滅巴比倫,消弭其中嘈雜的聲音;敵人洶湧而來,有如汪洋怒濤,揚聲吶喊。
56 Shkatërrimtari në fakt erdhi kundër saj, kundër Babilonisë; trimat e saj janë kapur, harqet e tyre janë copëtuar, sepse Zoti është Perëndia i shpërblimeve; ai do t’i shpërblejë me siguri.
果然,破壞者已來到巴比倫,她的勇士都已被擒,她的弓弩盡被折斷,因為上主是報復的天主,他必嚴厲加以報復。
57 Unë do t’i deh princat e saj, njerëzit e urtë të saj, qeveritarët e saj, nëpunësit e saj, dhe trimat e saj dhe kështu do të bëjnë një gjumë të përjetshëm dhe nuk do të zgjohen më”, thotë Mbreti, emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
我必使她的諸侯和謀士,州牧和監督以及勇士飲醉,長眠不醒──名為萬軍上主君王的斷語。
58 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Muret e gjëra të Babilonisë do të prishen krejtësisht, portat e saj të larta do të digjen me zjarr; kështu popujt do të kenë punuar për asgjë dhe kombet do të jenë munduar vetëm për zjarrin”.
萬軍的上主這樣說:「巴比倫廣闊的城牆要被夷為平地,她高大的城門要被火焚盡:這樣百姓只有白白徒勞,萬民的辛苦,也只有付之一炬。」
59 Urdhri që profeti Jeremia i dha Serajahut, birit të Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi në Babiloni me Sedekian, mbretin e Judës, në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Serajahu ishte shefi i Çambelanëve.
以下是瑪赫色雅的孫子,乃黎雅的兒子色辣雅同猶大王漆德克雅,在他為王第四年,同往巴比倫去時,耶肋米亞先知對他吩咐的話,那時辣雅身為行營總督。
60 Kështu Jeremia shkroi në një libër tërë të këqiat që do të pësonte Babilonia, tërë këto fjalë që janë shkruar kundër Babilonisë.
耶肋米亞在一本書上記錄了要降在巴比倫的一切災禍,所記錄的全是於巴比倫的事。
61 Dhe Jeremia i tha Serajahut: “Kur të arrish në Babiloni, ki kujdes t’i lexosh tërë këto fjalë,
耶肋米亞對色辣雅說:「你一到了巴比倫,就應設法宣讀這一切話,
62 dhe do të thuash: “O Zot, ti ke thënë për këtë vend se do ta shkatërroje, dhe se nuk do të mbetej në të më asnjëri, qoftë njeri apo kafshë, por do të bëhej një shkreti e përjetshme”.
然後說:上主,關於這地你親自說過,要將它消滅,使這地無人居住,成為人和走獸絕跡的荒野。
63 Pastaj, kur të kesh mbaruar së lexuari këtë libër, do të lidhësh mbi të një gur dhe do ta hedhësh në mes të Eufratit,
你朗誦完了這本書以後,在書上繫上一塊石頭,把書拋在幼發拉的河中,
64 dhe do të thuash: “Kështu do të mbytet Babilonia dhe nuk do të ngrihet më nga fatkeqësia që unë do të sjell mbi të; dhe ata do të jenë të rraskapitur””. Deri këtu fjalët e Jeremias.
然後說:巴比倫也要如此沉沒,再也不能由我給她招來的災禍中復興。」耶肋米亞的話至此為止。

< Jeremia 51 >