< Jeremia 48 >

1 Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.
關於摩阿布:萬軍的上主,以色列的天主這樣說:「禍哉,乃波! 因為她遭受了浩劫;克黎雅塔殷蒙受了羞辱,被人攻佔;城堡被人侮辱,飽受驚恐。
2 Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: “Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb”. Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.
摩阿布的誇耀不再存在,在赫市朋就有人對她蓄意謀害:「來,我們將她剷除,使她不再是個民族! 」連你瑪德門,也要遭受蹂躪,在你後面緊隨著刀劍。
3 Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!
由曷洛納因傳來哀號的聲音:蹂躪! 絕大的蹂躪!
4 Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.
摩阿布遭受了蹂躪,哀號之聲直達祚阿爾。
5 Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.
他們哭泣著攀登路希特山坡;在曷洛納因斜坡上,人們可聽到悽慘的悲號:
6 Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!
請你們逃跑,拯救你們的性命! 願你們有如曠野中的楊柳!
7 Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.
正因你信賴你的工作和財富,你也要被佔領;革摩士與自己的司祭和執事,也要一同充軍。
8 Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.
正如上主說了:蹂躪者必踏遍所有的城市,無一可以幸免;山谷必遭破壞,平原必摧殘。
9 I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.
你們給摩阿布立墓碑,因為她已全被消滅,她的城邑全化為無人居住的荒野。──
10 I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!
那怠慢執行上主工作的,是可咒罵的;那制止自己的刀劍見血的,也是可咒罵的。──
11 Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.
摩阿布自少年就享安逸,安息在自己的糟粕上,從沒有由一缸內,也從沒有被擄充軍,為此她的滋味仍然存在,她的香味還未改變。
12 Prandaj ja, do vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do t’i dërgoj disa njerëz që do t’i toçitin enët; do t’i zbrazin enët e tij dhe do t’i thyejnë anforat e tij.
惟其如此,看,時日將到──上主的斷語──我必給她派傾倒的人來將她倒空,倒乾她的酒缸,打碎她的酒瓶;
13 Atëherë Moabit do t’i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.
那時,摩阿布必因革摩士而受辱,就如以色列家因他們信賴的貝特耳而受辱一樣。
14 Si mund të thoni: “Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën”?
你們怎能說:「我們是勇士,善戰的力士﹖」
15 Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë”, thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.
蹂躪摩阿布者上來進攻她的城市,精銳的少年,下去遭受殺戮─名叫「萬軍上主」的君王的斷語──
16 Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.
摩阿布的災難已逼近前來,她的禍患加速進行。
17 Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: “Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?”.
你們四鄰,凡認識她聲名的,都應對她惋惜說:「怎麼,威能的權杖,光榮的柄杖,也被折斷! 」
18 O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.
住在狄朋的女兒! 你該由榮耀中下來,坐在乾地上,因為蹂躪摩阿布者已前來攻擊你,摧毀你的要塞。
19 O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: “Çfarë ka ndodhur?”.
阿洛厄爾的居民! 請你站在路旁觀望,向在逃亡出走的男女探問說:「發生了什麼事﹖」
20 Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!
摩阿布已羞愧無地,因為已經瓦解;你們應悲哭哀號,在阿爾農宣布:「摩阿布遭受了蹂躪! 」
21 Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,
懲罰已來到了平原之地,到了曷隆、雅哈茲和默法阿特;
22 mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,
到了狄朋、乃波和貝特狄貝拉塔因;
23 mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,
到了克黎雅塔殷、貝特加慕耳和貝特默紅;
24 mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.
到了克黎約特、波責辣和摩阿布地遠近的各城市。
25 Briri i Moabit është prerë dhe krahu i tij është copëtuar”, thotë Zoti.
摩阿布的角已被砍下,她的手臂已被折斷──上主斷語。
26 “Deheni, sepse është ngritur kundër Zotit. Moabi do të vërtitet në të vjellat e tij dhe do të bëhet edhe ai objekt talljeje.
請你們灌醉她,因為她自高自大,反抗上主;摩阿布必要在自己的嘔吐中輾轉,連她自己也要成為笑柄。
27 Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?
以色列為你豈不是一個笑柄﹖難道她是被人發現在盜賊之中,為什麼你一提到她,就只有搖頭﹖
28 Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.
摩阿布的居民! 你們該離棄城市,住在巖石間,彷彿在深谷懸崖邊緣結巢鵓鴿。
29 Kemi dëgjuar krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, fodullëkun e tij, kryeneçësinë e tij, arrogancën e tij dhe mendjemadhësinë e zemrës së tij.
我們聽說過摩阿布的驕傲,她的確驕傲無比;我們也聽說過她的強橫、矜誇、自大和心中的傲慢。
30 Unë e njoh tërbimin e tij”, thotë Zoti, “që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.
我知道她狂妄,好事空談,舉動輕率──上主的斷語──
31 Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.
為此,我為摩阿布哀哭,為整個摩阿布悲號,為克爾赫勒斯人嘆息。
32 O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.
息貝瑪葡萄園! 我為雅則爾痛哭,更為你痛哭;你的枝葉曾越過海洋,伸展到雅則爾;現在蹂躪者竟突然來摧殘你夏季的果實和秋季的收穫。
33 Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bëra që të zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh më rrushin me britma gëzimi, britmat e tyre nuk janë më britma gëzimi.
摩阿布的田園已再沒有歡欣喜樂;我已使槽中無酒可榨;榨酒的不再榨酒,再也聽不見歡呼。
34 Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.
赫市朋和厄肋阿肋的哀號遠達雅哈茲,由祚阿爾發出的呼聲,直達曷洛納因和厄革拉舍里史雅,因為尼默凌的水業已枯竭。
35 Unë do të fik në Moab”, thotë Zoti, “atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.
如此,我要給摩阿布滅絕上高丘向神祇獻香的人──上主的斷語──
36 Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.
為此我的心像笛蕭一般為摩阿布鳴咽,我的心像笛簫一般為克爾赫勒斯人鳴咽,因為他們獲得的積蓄,都已喪失。
37 Sepse çdo kokë do të rruhet, çdo mjekër do të pritet, mbi të gjitha duart do të ketë të prera dhe mbi ijët do të jetë thesi.
人人剃光頭髮,人人剪去鬍鬚,手上帶有割傷,腰間繫有苦衣;
38 Mbi të gjitha çatitë e Moabit dhe në sheshet e tij s’ka veçse vajtim, sepse unë e kam bërë copë-copë Moabin, si një enë që nuk ka më vlerë”, thotë Zoti.
摩阿布所有的屋頂和廣場上,處處可聽到哀聲,因為我擊碎了摩阿布,有如擊碎一不中人意的器皿──上主的斷語──
39 “Do të vajtojnë duke thënë: “Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpësisht kurrizin! Si është bërë Moabi tallja dhe frika e atyre që i rinë rrotull””.
摩阿布崩潰得多麼悽慘! 你們真該嚎啕! 她是多麼含羞轉過背來! 摩阿布竟成了她四鄰的笑柄和恐怖。
40 Sepse kështu thotë Zoti: “Ja, ai do të nisë fluturimin si një shqiponjë dhe do t’i hapë krahët e tij në drejtim të Moabit.
因為上主這樣說:「看,敵人好像老鷹飛翔,向摩阿布展開自已的翅膀,
41 Keriothi u pushtua, fortesat janë zënë dhe zemra e trimave të Moabit në atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
攻取了城池,佔領了要塞;在那一日,摩阿布的勇士必心志頹喪有如臨產的婦人。
42 Moabi do të shkatërrohet, nuk do të jetë më popull, sepse është ngritur kundër Zotit.
摩阿布必要消滅,不再成為一個民族,因為她自高自大,反抗上主。
43 Frika, gropa, laku të kërcënojnë, o banor i Moabit” thotë Zoti.
摩阿布的居民! 恐怖、陷阱和羅網齊來襲擊你──上主的斷語──
44 “Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij” thotë Zoti.
逃脫了恐怖的,必落在陷阱裏;爬出了陷阱的,必為羅網纏住;在懲罰她的那年,我要給摩阿布召來這一切──上主的斷語──
45 “Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.
逃命的人,筋疲力盡,站在赫市朋的陰影下;但是從赫市朋發出了火,從息紅宮中冒出了火焰,吞滅了摩阿布的首領,和騷動子民的頭目。
46 Mjerë ti, O Moab! Populli i Kemoshit është i humbur sepse bijtë e tu janë çuar në robëri dhe bijat e tua në mërgim.
禍哉,摩阿布! 革摩士的人民! 你算完了,因為你的兒子已被擄去充軍,你的女兒流為囚徒;
47 Por unë do të kthej Moabin nga robëria gjatë ditëve të fundit, thotë Zoti”. Deri këtu gjykim mbi Moabin.
雖然如此,在末日我仍要轉變摩阿布的命運──上主的斷語。至此是關於摩阿布的判決。

< Jeremia 48 >