< Jeremia 42 >

1 Tërë krerët e forcave, Johanani, bir i Kareahut, Jezaniahu, bir i Hoshajahut, dhe tërë populli, nga më i vogli deri te më i madhi, u afruan
眾部隊首領與卡勒亞的兒子約哈南和瑪阿色雅的兒子阿匝黎雅及,不分大小,
2 dhe i thanë profetit Jeremia: “Oh, arriftë lutja jonë para teje dhe lutju Zotit, Perëndisë tënd, për ne, për tërë këtë mbeturinë (sepse nga shumë që ishim kemi mbetur pak, si po e vë re me sytë e tu),
前來對耶肋米亞先知說:「願你接受我們對你的請求,請你為我們全體遺民,轉求上主你的天主。我們原來人數眾多,如今只剩下你親眼見的這幾個人了。
3 me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të na tregojë udhën nëpër të cilën duhet të ecim dhe atë që duhet të bëjmë”.
惟願上主你的天主指示我們該走的路,和當行的事! 」
4 Profeti Jeremia u tha atyre: “E mora vesh! Ja, do t’i lutem Zotit, Perëndisë tuaj, sipas fjalëve tuaja dhe do t’ju bëj të ditur tërë ato që Zoti do t’ju thotë; nuk do t’ju fsheh asgjë”.
耶肋米亞先知答覆他們說:「我聽見了! 好,我願依照你們的話,祈求上主你們的天主;但凡上主答覆的話,我必全告訴你們,不對你們隱瞞什麼。」
5 Atëherë ata i thanë Jeremias: “Zoti le të jetë dëshmitar i vërtetë dhe besnik kundër nesh, po qe se ne nuk do të veprojmë sipas çdo fjale që Zoti, Perëndia yt, do të dërgojë të na thotë nëpërmjet teje.
他們鑽覆耶肋米亞說:「願上主在我們中間作真實和忠信的見證,如果我們不依照上主你的天主叫你傳給我們的一切話去做。
6 Qoftë përgjigjja e tij e pëlqyer ose e papëlqyer, ne do t’i bindemi zërit të Zotit, Perëndisë tonë, tek i cili po të dërgojmë me qëllim që të na vinë të mira duke iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tonë”.
或好或壞,我們願聽從上主我們天主的話,因為是我們派你去向他祈求;我們聽從了上主我們的天主的話,我們就必順利。」
7 Pas dhjetë ditësh ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Jeremias.
十天以後,上主有話傳給了耶肋米亞,
8 Atëherë ai thirri Johananin, birin e Kareahut, tërë krerët e forcave që ishin bashkë me të dhe tërë popullin, nga më i vogli deri te më i madhi,
他便召集卡勒亞的兒子約哈南和隨從他的眾部隊首領以及全體人民,不分大小,
9 dhe u tha atyre: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, tek i cili më dërguat me qëllim që t’i paraqitja lutjen tuaj:
對他們說:「你們派我去向他面陳你們的請求的上主,以色列的天主這樣說:
10 “Në rast se vazhdoni të rrini në këtë vend, unë do t’ju vendos dhe nuk do t’ju shkatërroj, do t’ju mbjell dhe nuk do t’ju çrrënjos, sepse po pendohem për mjerimin që kam sjellë mbi ju.
如果你們決意住在這地方,我必建立你們,決不加以破壞;我必栽培你們,決不予以拔除,因為我已後悔給你們所降的災禍。
11 Mos kini frikë nga mbreti i Babilonisë, prej të cilit trembeni; mos kini frikë prej tij”, thotë Zoti, “sepse unë jam me ju, për t’ju shpëtuar dhe për t’ju çliruar nga dora e tij.
你們不要害怕你們所害怕的巴比倫王;不要害怕他──上主的斷語──因為有我與你們同在,作你們的救援,從他的手中搶救你們。
12 Unë do të jem i mëshirshëm me ju me qëllim që edhe ai të jetë i mëshirshëm me ju dhe t’ju bëjë të ktheheni në vendin tuaj”.
我必憐恤你們,也叫他憐恤你們,讓你們仍住在你們的國土內。
13 Por në qoftë se, duke mos iu bindur zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, ju thoni: “Nuk duam të qëndrojmë në këtë vend”,
但是,如果你們不聽從上主你們的天主的話,說:我們不願住在這地方;
14 dhe thoni: “Jo, duam të shkojmë në vendin e Egjiptit, ku nuk do të shikojmë luftë as nuk do të dëgjojmë zërin e burisë dhe as nuk do të vuajmë më nga uria për bukë, dhe aty do të banojmë”,
或說:不,我們要去埃及地,在那裏再見不到戰爭,再聽不到號聲,再不缺乏食糧;我們要去住在那裏!
15 e mirë, pra, dëgjoje atëherë fjalën e Zotit, o mbetje e Judës! Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Në rast se me të vërtetë keni vendosur të shkoni në Egjipt dhe shkoni aty për t’u ngulitur,
那麼,猶大的遺民! 請你們聽上主的話。萬軍的上主,以色列的天主這樣說:假使你們決意要往埃及去,在那裏寄居,
16 shpata nga e cila keni frikë do t’ju arrijë aty, në vendin e Egjiptit, dhe uria prej së cilës kishit kaq frikë do t’ju ngjitet në trup atje në Egjipt dhe aty do të vdisni.
你們害怕的刀劍,必在埃及地襲擊你們;你們憂慮的饑荒,必在埃及跟蹤你們,使你們死在那裏。
17 Do të ndodhë, pra, që tërë ata që kanë vendosur të shkojnë në Egjipt për të banuar atje, do të vdesin nga shpata, nga uria apo nga murtaja. Asnjë prej tyre nuk do të mbetet gjallë dhe nuk do t’i shpëtojë kësaj fatkeqësie që unë do të sjell mbi ta”.
凡決意往埃及去,到那裏寄居的人,必要死於刀劍、饑荒和瘟疫,沒有一人能幸免,逃脫我給他們招來的災禍。
18 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ashtu si zemërimi im dhe tërbimi im janë derdhur mbi banorët e Jeruzalemit, kështu tërbimi im do të derdhet mbi ju, kur të hyni në Egjipt, dhe do të bëheni objekt nëme, habije, mallkimi, turpi dhe nuk do ta shihni më këtë vend”.
的確,萬軍的上主,以色列的天主這樣說:正如我對耶路撒冷居民曾發怒洩恨;同樣我要對去埃及的你們洩恨,叫你們遭受憎恨、厭惡、詛咒、侮辱,永不再見此地。」
19 O mbetje e Judës, Zoti ju thotë: “Mos shkoni në Egjipt!”. Dijeni mirë që sot ju kam paralajmëruar në mënyrë solemne.
「猶大的遺民! 這是上主對你們說的話:不要到埃及去。你們該清楚知道:我今天對你們作證,
20 Ju keni përdorur mashtrimin kundër vetes suaj, kur më dërguat tek Zoti, Perëndia juaj, duke thënë: “Lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë ato që ka për të thënë Zoti, Perëndia ynë, na i trego me besnikëri, dhe ne do t’i bëjmë”.
你們實在是自己欺騙自己;原是你們派我去求問上主你天主說:請你為我們轉求上主我們的天主,凡上主我們的天主說的,你要全告訴我們,我們必依照遵行。
21 Unë ua bëra të ditur sot; por ju nuk i bindeni zërit të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe asgjëje nga ato që ka dërguar t’ju thotë nëpërmjet meje.
我今天告訴了你們,你們卻全不聽從上主你們的天主,打發我來告訴你們的話。
22 Por dijeni mirë, pra, që ju do të vdisni nga shpata nga uria dhe nga murtaja në vendin ku dëshironi të shkoni për të banuar”.
現在,你們該知道:在你們要去寄居的地方,你們必死於刀劍、饑荒和瘟疫。」

< Jeremia 42 >