< Jeremia 37 >

1 Mbreti Sedekia, bir i Josias, që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e kishte bërë mbret në vendin e Judës, mbretëroi në vend të Koniahut, birit të Jehojakimit.
約西亞的兒子西底家代替約雅敬的兒子哥尼雅為王,是巴比倫王尼布甲尼撒立在猶大地作王的。
2 Por as ai, as shërbëtorët e tij, as populli i vendit nuk i dëgjuan fjalët që Zoti kishte shqiptuar me anë të profetit Jeremia.
但西底家和他的臣僕,並國中的百姓,都不聽從耶和華藉先知耶利米所說的話。
3 Mbreti Sedekia dërgoi Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Maasejahut, te profeti Jeremia për t’i thënë: “Oh, lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë”.
西底家王打發示利米雅的兒子猶甲和祭司瑪西雅的兒子西番雅去見先知耶利米,說:「求你為我們禱告耶和華-我們的上帝。」
4 Jeremia shkonte e vinte në popull, sepse akoma nuk e kishin shtënë në burg.
那時耶利米在民中出入,因為他們還沒有把他囚在監裏。
5 Ndërkohë ushtria e Faraonit kishte dalë nga Egjipti; sapo Kaldeasit që rrethonin Jeruzalemin e mësuan këtë lajm, u larguan nga Jeruzalemi.
法老的軍隊已經從埃及出來,那圍困耶路撒冷的迦勒底人聽見他們的風聲,就拔營離開耶路撒冷去了。
6 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua profetit Jeremia, duke thënë:
耶和華的話臨到先知耶利米說:
7 “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Do t’i thoni kështu mbretit të Judës që ju ka dërguar për t’u konsultuar me mua: Ja, ushtria e Faraonit, që kishte dalë për t’ju ndihmuar, do të kthehet në vendin e vet, në Egjipt.
「耶和華-以色列的上帝如此說:猶大王打發你們來求問我,你們要如此對他說:『那出來幫助你們法老的軍隊必回埃及本國去。
8 Kaldeasit do të kthehen dhe do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta shtien në dorë dhe do ti vënë flakën”.
迦勒底人必再來攻打這城,並要攻取,用火焚燒。
9 Kështu thotë Zoti: “Mos gënjeni veten duke thënë: “Kaldeasit do të ikin me siguri nga ne”, sepse nuk do të ikin.
耶和華如此說:你們不要自欺說「迦勒底人必定離開我們」,因為他們必不離開。
10 Edhe sikur të arrini ta mundni tërë ushtrinë e Kaldeasve që luftojnë kundër jush dhe të mbeteshin vetëm disa të plagosur, këta do të ngriheshin secili në çadrën e vet dhe do t’i vinin flakën këtij qyteti”.
你們即便殺敗了與你們爭戰的迦勒底全軍,但剩下受傷的人也必各人從帳棚裏起來,用火焚燒這城。』」
11 Ndodhi që, kur ushtria e Kaldeasve u largua nga Jeruzalemi për shkak të ushtrisë së Faraonit,
迦勒底的軍隊因怕法老的軍隊,拔營離開耶路撒冷的時候,
12 Jeremia doli nga Jeruzalemi për të shkuar në vendin e Beniaminit për të marrë pjesën e tij të trashëgimisë në mes të popullit.
耶利米就雜在民中出離耶路撒冷,要往便雅憫地去,在那裏得自己的地業。
13 Por, kur arriti te porta e Beniaminit, ku ishte një kapiten roje që quhej Irijah, biri i Shelemiahut, bir i Hananiahut, ky e arrestoi profetin Jeremia, duke thënë: “Ti je bërë me Kaldeasit”.
他到了便雅憫門那裏,有守門官名叫伊利雅,是哈拿尼亞的孫子、示利米雅的兒子,他就拿住先知耶利米,說:「你是投降迦勒底人哪!」
14 Jeremia u përgjigj “Nuk është e vërtetë, unë nuk po bëhem me Kaldeasit”, por ai nuk ia vuri veshin. Kështu Irijahu e arrestoi Jeremian dhe e çoi te princat.
耶利米說:「你這是謊話,我並不是投降迦勒底人。」伊利雅不聽他的話,就拿住他,解到首領那裏。
15 Princat u zemëruan me Jeremian, e rrahën dhe e futën në burg në shtëpinë e shkruesit Jonathan të cilën e kishin kthyer në burg.
首領惱怒耶利米,就打了他,將他囚在文士約拿單的房屋中,因為他們以這房屋當作監牢。
16 Kur Jeremia hyri në shtëpinë e burgut të nëndheshëm, në qeli, mbeti aty shumë ditë.
耶利米來到獄中,進入牢房,在那裏囚了多日。
17 Pastaj mbreti Sedekia dërgoi ta marrin, e pyeti fshehurazi në shtëpinë e tij dhe i tha: “A ka ndonjë fjalë nga ana e Zotit?”. Jeremia u përgjigj: “Po, ka”. Dhe shtoi: “Ti do të jepesh në dorë të mbretit të Babilonisë”.
西底家王打發人提出他來,在自己的宮內私下問他說:「從耶和華有甚麼話臨到沒有?」耶利米說:「有!」又說:「你必交在巴比倫王手中。」
18 Përveç kësaj Jeremia i tha mbretit Sedekia: “Çfarë faji kam kryer kundër teje, kundër shërbëtorëve të tu ose kundër këtij populli, që më fute në burg?
耶利米又對西底家王說:「我在甚麼事上得罪你,或你的臣僕,或這百姓,你竟將我囚在監裏呢?
19 Ku janë tani profetët tuaj që ju profetizonin duke thënë: “Mbreti i Babilonisë nuk do të vijë kundër jush as kundër këtij vendi”?
對你們預言巴比倫王必不來攻擊你們和這地的先知,現今在哪裏呢?
20 Tani dëgjo, të lutem, o mbret imzot, lutja ime të jetë e pëlqyer para teje dhe mos më kthe në shtëpinë e shkruesit Jonathan, që të mos vdes atje”.
主-我的王啊,求你現在垂聽,准我在你面前的懇求:不要使我回到文士約拿單的房屋中,免得我死在那裏。」
21 Atëherë mbreti Sedekia urdhëroi që Jeremia të ruhej në oborrin e burgut dhe t’i jepej çdo ditë një copë bukë nga rruga e furrtarëve, deri sa të mbarohej gjithë buka e qytetit. Kështu Jeremia mbeti në oborrin e burgut.
於是,西底家王下令,他們就把耶利米交在護衛兵的院中,每天從餅舖街取一個餅給他,直到城中的餅用盡了。這樣,耶利米仍在護衛兵的院中。

< Jeremia 37 >