< Jeremia 33 >

1 Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
米亞還拘禁在監獄的庭的時候,又有上主的話傳給他說:
2 “Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:
那創造形成和奠定大地,且名叫「雅威」的上主這樣說:
3 M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.
你呼喚我,我必答覆你,把偉大和你不認識的奧秘事情告訴你。
4 Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.
上主以色列的天主這樣論及這城為圍攻工事和武力摧毀的房屋和猶大王宮說──
5 Ata do të vijnë të luftojnë kundër Kaldeasve, por vetëm për t’i mbushur me kufoma njerëzish, që unë do të godas në zemërimin tim dhe në tërbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë ligësisë së tyre.
他們前去與加色丁人交戰,只不過是將屍體充塞城市,因為我以盛怒殺戳了他們,因了他們的種種罪惡,我已掩面不顧這城市──
6 Ja, unë do t’i sjell atij mirëqenie dhe shërim; do t’i shëroj dhe do t’u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës.
看,我必使他們的瘡痍收口痊愈,獲得醫治;給他們大開和平和安寧的寶庫;
7 Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t’i vendos përsëri si më parë.
轉變猶大和以色列的命運,使他們復興如初;
8 Do t’i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t’ua fal të gjitha paudhësitë e tyre me të cilat kanë mëkatuar dhe me të cilat kanë ngritur krye kundër meje.
洗除他們得罪我的一切犯罪,赦免他們得罪和違背我的一切過犯。
9 Dhe ky qytet do të ketë për mua një titull gëzimi, lëvdimi dhe lavdie përpara gjithë kombeve të dheut, kur ato të mësojnë gjithë të mirën që unë u bëj atyre; dhe do të kenë frikë e do të dridhen për shkak të gjithë mirësisë dhe të gjithë paqes që unë do t’i sjell atij”.
這城必使在普世萬民間獲得喜慶、讚美和光榮;他們聽到我對這城行的一切善事,必因我賜給這城的種種幸福與和平,起敬起畏。
10 Kështu thotë Zoti: “Në këtë vend për të cilin ju thoni: “Éshtë një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë”, në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma
上主這樣說:「在你們所謂人獸絕跡的荒野地方,在猶大的城市和耶路撒冷,沒有居民和牲畜的荒涼街上,
11 britma gëzimi dhe britma hareje, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: “Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse mirësia e tij zgjat përjetë”, dhe të atyre që sjellin oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit. Sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend dhe do t’i vendos përsëri si më parë”, thotë Zoti.
人還聽到愉快和喜樂的聲音,新郎娘和貪污的聲音;還要聽到上主在上主殿宇奉獻感恩的人說:請你們讚頌萬軍的上主,因為上主是美善的,衪的慈愛永遠常存;因為我要轉變這地的命運,使它復興如初──上主說」。
12 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Në këtë vend që është një shkreti, ku s’ka më njeri a kafshë, dhe në të gjitha qytetet e tij do të këtë akoma banesa të barinjve ku do të pushojnë kopetë e tyre.
萬軍的上主這樣說:「在這人獸絕跡的地方,和其中所有的城市裏,仍要有牧童牧放羊群的牧埸;
13 Në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, në vendin e Benianimit, në rrethinat e Jeruzalemit dhe në qytetet e Judës, dhentë do të kalojnë akoma nga dora e atij që i numëron”, thotë Zoti.
在山地和平原以及南的各城鏔裏,在本雅明地,在耶路撒冷城郊,在猶大的各城市裏,仍要有人點手下經過的羊群──上主說。
14 “Ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.
看,時日將到──上主的斷語──我要實踐我對以色列家和猶大家預許賜福的諾言。
15 Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
在那些日子裏,在那時期內,我必由達味出生一正義的曲芽,在地上執行公道和正義;
16 Ato ditë Juda do të shpëtohet dhe Jeruzalemi do të banojë i sigurt. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: “Zoti, drejtësia jonë””.
在那時日裏,猶大必獲救,耶路撒冷必居享安寧,人用以稱叫她的名字將是「上主是我們的正義」。
17 Në fakt kështu thotë Zoti: “Nuk do t’i mungojë kurrë Davidit dikush që të ulet mbi fronin e shtëpisë së Izraelit,
因為上主這樣說:達味總不斷有人坐在以色列家的寶座上;
18 dhe priftërinjve Levitë nuk do t’u mungojë kurrë para meje dikush që ofron olokauste, që tymos ofertat ushqimore dhe që kryen flijime çdo ditë”.
肋未司祭也總不斷有人站在我面前奉獻全燔祭,焚燒祭品,天天殺牲舉祭」。
19 Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
有上主的話傳給耶肋米亞說:
20 “Kështu thotë Zoti: Në qoftë se ju mund të anuloni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, në mënyrë që mos ketë më ditë a natë në kohën e tyre,
「上主這樣說:假若你能破壞我與白日黑夜訂立 盟約,使白日黑夜不再依循自己的時序,
21 atëherë do të mund të anulohet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, në mënyrë që të mos ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, dhe me priftërinjtë Levitë, priftërinj të mi.
那我與我僕達味的盟約也就可以破壞,使他再沒有兒子繼位為王;我與我的僕役肋未司祭的盟約,也就可以破壞。
22 Ashtu si nuk mund të njehsohet ushtria e qiellit as të matet rëra e detit, ashtu unë do t’i shumoj pasardhësit e Davidit, shërbëtorit tim, dhe Levitët që më shërbejnë”.
我要這樣增添我僕達味的後裔和服事我的肋未人,有如天上數不清的軍旅,海中量不盡的沙粒」。
23 Fjala e Zotit iu drejtua akoma Jeremias, duke thënë:
有的話傳給耶肋米亞說:
24 “Nuk i ke kushtuar kujdes asaj që ka pohuar ky popull, duke thënë: “Dy familjet që Zoti kishte zgjedhur, i ka hedhur poshtë”? Kështu përçmojnë popullin tim, që në sytë e tyre nuk është një komb”.
「難道你沒有注意這人民說些什麼話嗎﹖他們說:上主揀選了兩個家族,如今又把他們拋棄了! 他們竟這樣輕視我的人民,不再把他們看作一個民族。
25 Kështu thotë Zoti: “Në qoftë se unë nuk e kam lidhur besëlidhjen time me ditën dhe me natën dhe nuk kam përcaktuar ligjet e qiellit dhe të tokës,
上主這樣說:假若我沒有與白日黑夜訂立盟約,沒有給上天下地設立軌道,
26 atëherë do të hedh poshtë edhe pasardhësit e Jakobit, dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nuk do të marr më nga pasardhësit e tij drejtuesit e fisit të Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Por unë do të bëj që të kthehen mërgimtarët e tyre dhe do të kem mëshirë për ta”.
我就可以拋棄雅各伯與我僕達味的後裔,不再由他的後裔選拔人,來統治亞巴郎、依撒格和雅各伯的 後裔,因為我必要憐憫他們,轉變他們的命運」。

< Jeremia 33 >