< Jeremia 31 >

1 “Në atë kohë”, thotë Zoti, “unë do të jem Perëndia i të gjitha familjeve të Izraelit, dhe ato do të jenë populli im”.
耶和華說:「那時,我必作以色列各家的上帝;他們必作我的子民。」
2 Kështu thotë Zoti: “Populli që shpëtoi nga shpata ka gjetur hir në shkretëtirë; unë do t’i jap prehje Izraelit”.
耶和華如此說: 脫離刀劍的就是以色列人。 我使他享安息的時候, 他曾在曠野蒙恩。
3 Shumë kohë më parë Zoti m’u shfaq duke thënë: “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.
古時耶和華向以色列顯現,說: 我以永遠的愛愛你, 因此我以慈愛吸引你。
4 Unë do të të rindërtoj dhe ti do të rindërtohesh, o virgjëreshë e Izraelit. Do të zbukurohesh përsëri me dajret e tua dhe do të dalësh në mes të valleve të atyre që bëjnë festë.
以色列的民哪, 我要再建立你,你就被建立; 你必再以擊鼓為美, 與歡樂的人一同跳舞而出;
5 Do të mbjellësh përsëri vreshta mbi malet e Samarias; mbjellësit do të mbjellin dhe do të vjelin frytin e tyre.
又必在撒馬利亞的山上栽種葡萄園, 栽種的人要享用所結的果子。
6 Do të vijë dita kur rojet do të bërtasin në malin Efraim: “Çohuni, të ngjitemi në Sion, tek Zoti, Perëndia ynë””.
日子必到,以法蓮山上守望的人必呼叫說: 起來吧!我們可以上錫安, 到耶和華-我們的上帝那裏去。
7 Sepse kështu thotë Zoti: “Ngrini këngë gëzimi për Jakobin dhe lëshoni britma për të parin e kombeve; shpallni, këndoni lëvdata dhe thoni: O Zot, shpëto popullin tënd, atë që mbeti nga Izraeli.
耶和華如此說: 你們當為雅各歡樂歌唱, 因萬國中為首的歡呼。 當傳揚頌讚說: 耶和華啊, 求你拯救你的百姓以色列所剩下的人。
8 Ja, unë po i kthej nga vendi i veriut dhe po i grumbulloj nga skajet e tokës. Midis tyre është i verbëri dhe çalamani, gruaja me barrë dhe bashkë me të ajo që ka për të pjellë: një turmë e madhe do të kthehet këtu.
我必將他們從北方領來, 從地極招聚; 同着他們來的有瞎子、瘸子、孕婦、產婦; 他們必成為大幫回到這裏來。
9 Do të vinë duke qarë, do t’i çoj duke u lutur. Do t’i bëj të ecin gjatë rrjedhave ujore, nëpër një rrugë të drejtë në të cilën nuk do të pengohen, sepse jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im.
他們要哭泣而來。 我要照他們懇求的引導他們, 使他們在河水旁走正直的路, 在其上不致絆跌; 因為我是以色列的父, 以法蓮是我的長子。
10 O kombe, dëgjoni fjalën e Zotit, shpalleni në ishujt e largët dhe thoni: Ai që e ka shpërndarë Izraelin e mbledh dhe e ruan ashtu si vepron bariu me kopenë e tij.
列國啊,要聽耶和華的話, 傳揚在遠處的海島說: 趕散以色列的必招聚他, 又看守他,好像牧人看守羊群。
11 Sepse Zoti ka shpenguar Jakobin, e ka çliruar nga dora e një njeriu më të fortë se ai.
因耶和華救贖了雅各, 救贖他脫離比他更強之人的手。
12 Ata do të vijnë dhe do të këndojnë me gëzim në lartësitë e Sionit, do të vërshojnë drejt të mirave të Zotit, drejt grurit, verës dhe vajit, dhe drejt atyre që kanë lindur në kope dhe në grigjë; jeta e tyre do të jetë si një kopsht i vaditur dhe nuk do të vuajnë më.
他們要來到錫安的高處歌唱, 又流歸耶和華施恩之地, 就是有五穀、新酒,和油, 並羊羔、牛犢之地。 他們的心必像澆灌的園子; 他們也不再有一點愁煩。
13 Atëherë virgjëresha do të gëzohet në valle dhe të rinjtë bashkë me pleqtë, sepse do ta shndërroj zinë e tyre në gëzim, do t’i ngushëlloj dhe do t’i gëzoj mbas dhembjes së tyre.
那時,處女必歡樂跳舞; 年少的、年老的,也必一同歡樂; 因為我要使他們的悲哀變為歡喜, 並要安慰他們,使他們的愁煩轉為快樂。
14 Do të ngop shpirtin e priftërinjve me të madhe dhe populli im do të mbushet me të mirat e mia”, thotë Zoti.
我必以肥油使祭司的心滿足; 我的百姓也要因我的恩惠知足。 這是耶和華說的。
15 Kështu thotë Zoti: “U dëgjua një zë në Ramah, një vajtim dhe një e qarë e hidhur: Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet për ta, sepse ata nuk janë më”.
耶和華如此說: 在拉瑪聽見號咷痛哭的聲音, 是拉結哭她兒女,不肯受安慰, 因為他們都不在了。
16 Kështu thotë Zoti: “Mbaje zërin tënd nga e qara, sytë e tu nga të derdhurit lot, sepse vepra jote do të shpërblehet”, thotë Zoti; “ata do të kthehen nga vendi i armikut.
耶和華如此說: 你禁止聲音不要哀哭, 禁止眼目不要流淚, 因你所做之工必有賞賜; 他們必從敵國歸回。 這是耶和華說的。
17 Ka shpresa për pasardhësit e tu”, thotë Zoti; “bijtë e tu do të kthehen brenda kufijve të tyre.
耶和華說:你末後必有指望; 你的兒女必回到自己的境界。
18 Kam dëgjuar vazhdimisht Efraimin të ankohet: “Ti më ke dënuar dhe unë jam dënuar si një dem i ri i panënshtruar; më bëj të kthehem dhe unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Perëndia im.
我聽見以法蓮為自己悲歎說: 你責罰我,我便受責罰, 像不慣負軛的牛犢一樣。 求你使我回轉,我便回轉, 因為你是耶和華-我的上帝。
19 Mbasi mora rrugë të keqe, u pendova; mbasi e pranova gjendjen time, kam rrahur ijën time. Më erdhi turp dhe ndjeva hutim, sepse mbaj turpin e rinisë sime”.
我回轉以後就真正懊悔; 受教以後就拍腿歎息; 我因擔當幼年的凌辱就抱愧蒙羞。
20 A është, pra, Efraimi një bir i dashur për mua, një bir i kënaqësive të mia? Në fakt, megjithëse kam folur kundër tij, e kujtoj akoma fort. Prandaj të përbrendshmet e mia mallëngjehen për të dhe me siguri do të kem mëshirë për të”, thotë Zoti.
耶和華說:以法蓮是我的愛子嗎? 是可喜悅的孩子嗎? 我每逢責備他,仍深顧念他; 所以我的心腸戀慕他; 我必要憐憫他。
21 “Ngreh për vete disa trungje, bëj disa shtylla treguese, ki shumë kujdes për rrugën, për udhën që ke ndjekur. Kthehu, o virgjëreshë e Izraelit, kthehu në këto qytete të tua.
以色列民哪, 你當為自己設立指路碑, 豎起引路柱。 你要留心向大路, 就是你所去的原路; 你當回轉,回轉到你這些城邑。
22 Deri kur do të shkosh duke u endur, o bijë rebele? Sepse Zoti krijon një gjë të re mbi tokë: gruan që kërkon ta bëjë për vete burrin”.
背道的民哪, 你反來覆去要到幾時呢? 耶和華在地上造了一件新事, 就是女子護衛男子。
23 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Do të thuhet ende kjo fjalë në vendin e Judës dhe në qytetet e veta, kur t’i kem kthyer ata nga robëria: “Zoti të bekoftë, o seli e drejtësisë, o mal i shenjtërisë!”.
萬軍之耶和華-以色列的上帝如此說:「我使被擄之人歸回的時候,他們在猶大地和其中的城邑必再這樣說: 公義的居所啊, 聖山哪,願耶和華賜福給你。
24 Aty do të banojnë Juda dhe të gjitha qytetet e tij bashkë, bujqit dhe ata që drejtojnë kopetë.
猶大和屬猶大城邑的人,農夫和放羊的人,要一同住在其中。
25 Sepse unë do të ngij shpirtin e lodhur dhe do të plotësoj çdo shpirt që vuan”.
疲乏的人,我使他飽飫;愁煩的人,我使他知足。」
26 Pas kësaj unë u zgjova dhe vështrova, dhe gjumi im qe i ëmbël.
先知說:「我醒了,覺着睡得香甜!」
27 “Ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do të mbjell shtëpinë e Izraelit dhe shtëpinë e Judës me farë njerëzish dhe me farë kafshësh.
耶和華說:「日子將到,我要把人的種和牲畜的種播種在以色列家和猶大家。
28 Dhe do të ndodhë që ashtu si jam kujdesur për ta për të çrrënjosur, për të shembur dhe për të rrëzuar, për të shkatërruar dhe për të bërë të keqen, po ashtu do të kujdesem për ta për të ndërtuar dhe për të mbjellë”, thotë Zoti.
我先前怎樣留意將他們拔出、拆毀、毀壞、傾覆、苦害,也必照樣留意將他們建立、栽植。這是耶和華說的。
29 “Në ato ditë nuk do të thuhet më: “Etërit kanë ngrënë rrush të papjekur dhe dhëmbët e bijve mbetën të mpirë”.
當那些日子,人不再說: 父親吃了酸葡萄, 兒子的牙酸倒了。
30 Por secili do të vdesë për paudhësinë e tij; kushdo që ha rrush të papjekur do t’i mpihen majat e dhëmbëve.
但各人必因自己的罪死亡;凡吃酸葡萄的,自己的牙必酸倒。」
31 Ja do të vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës;
耶和華說:「日子將到,我要與以色列家和猶大家另立新約,
32 jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha Perëndia i tyre”, thotë Zoti.
不像我拉着他們祖宗的手,領他們出埃及地的時候,與他們所立的約。我雖作他們的丈夫,他們卻背了我的約。這是耶和華說的。」
33 “Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve”, thotë Zoti: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im.
耶和華說:「那些日子以後,我與以色列家所立的約乃是這樣:我要將我的律法放在他們裏面,寫在他們心上。我要作他們的上帝,他們要作我的子民。
34 Ata nuk do të mësojnë secili të afërmin e tij dhe secili vëllanë e tij, duke thënë: “Njihni Zotin!”, sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli e deri te më i madhi”, thotë Zoti. “Sepse unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre”.
他們各人不再教導自己的鄰舍和自己的弟兄說:『你該認識耶和華』,因為他們從最小的到至大的都必認識我。我要赦免他們的罪孽,不再記念他們的罪惡。這是耶和華說的。」
35 Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.
那使太陽白日發光, 使星月有定例,黑夜發亮, 又攪動大海,使海中波浪匉訇的, 萬軍之耶和華是他的名。 他如此說:
36 “Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje”, thotë Zoti, “atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë”.
這些定例若能在我面前廢掉, 以色列的後裔也就在我面前斷絕, 永遠不再成國。 這是耶和華說的。
37 Kështu thotë Zoti: “Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t’i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.
耶和華如此說: 若能量度上天, 尋察下地的根基, 我就因以色列後裔一切所行的棄絕他們。 這是耶和華說的。
38 Ja, do të vijnë ditët, thotë Zoti, në të cilat ky qytet do të rindërtohet për Zotin nga kulla e Hananeelit te porta e Qoshes.
耶和華說:「日子將到,這城必為耶和華建造,從哈楠業樓直到角門。
39 Që andej litari për matje do të shtrihet akoma drejt deri te kodra e Garebit, duke u kthyer pastaj drejt Goahut;
準繩要往外量出,直到迦立山,又轉到歌亞。
40 Gjithë lugina e kufomave dhe e hirit dhe të gjitha arat deri te përroi i Kidronit, deri te qoshja e portës së Kuajve në drejtim të lindjes, do t’i shenjtërohen Zotit. Nuk do të shkatërrohet më kurrë dhe as nuk do të shembet përjetë”.
拋屍的全谷和倒灰之處,並一切田地,直到汲淪溪,又直到東方馬門的拐角,都要歸耶和華為聖,不再拔出,不再傾覆,直到永遠。」

< Jeremia 31 >