< Jeremia 30 >

1 Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
여호와께로서 말씀이 예레미야에게 임하여 이르시니라
2 “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.
이스라엘의 하나님 여호와께서 이같이 일러 가라사대 내가 네게 이른 모든 말을 책에 기록하라
3 Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë”.
나 여호와가 말하노라 내가 내 백성 이스라엘과 유다의 포로를 돌이킬 때가 이르리니 내가 그들을 그 열조에게 준 땅으로 돌아 오게 할 것이라 그들이 그것을 차지하리라 여호와의 말이니라
4 Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:
여호와께서 이스라엘과 유다에 대하여 하신 말씀이 이러하니라
5 “Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.
여호와께서 이같이 말씀하시되 우리가 떨리는 소리를 들으니 두려움이요 평안함이 아니로다
6 Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?
너희는 자식을 해산하는 남자가 있는가 물어보라 남자마다 해산하는 여인 같이 손으로 각기 허리를 짚고 그 얼굴 빛이 창백하여 보임은 어찜이뇨
7 Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.
슬프다 그 날이여, 비할데 없이 크니 이는 야곱의 환난의 때가 됨이로다 마는 그가 이에서 구하여 냄을 얻으리로다
8 Atë ditë do të ndodhë”, thotë Zoti i ushtrive, “që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t’i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.
만군의 여호와가 말하노라 그 날에 내가 네 목에서 그 멍에를 꺾어버리며 네 줄을 끊으리니 이방인이 다시는 너를 부리지 못할 것이며
9 Por ata të Izraelit do t’i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.
너희는 너희 하나님 나 여호와를 섬기며 내가 너희를 위하여 일으킬 너희 왕 다윗을 섬기리라
10 Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë”, thotë Zoti; “mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do
그러므로 나 여호와가 말하노라 내 종 야곱아 두려워 말라 이스라엘아 놀라지 말라 내가 너를 원방에서 구원하고 네 자손을 포로된 땅에서 구원하리니 야곱이 돌아와서 태평과 안락을 얻을 것이라 너를 두렵게 할 자가 없으리라
11 Sepse unë jam me ty”, thotë Zoti, “që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar”.
나 여호와가 말하노라 내가 너와 함께 하여 너를 구원할 것이라 내가 너를 흩었던 그 열방은 진멸한다 할지라도 너는 진멸하지 아니하리라 그러나 내가 공도로 너를 징책할 것이요 결코 무죄한자로 여기지 아니하리라
12 Kështu thotë Zoti: “E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.
나 여호와가 말하노라 네 상처는 고칠수 없고 네 창상은 중하도다
13 Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.
네 송사를 변호할 자가 없고 네 상처를 싸맬 약이 없도다
14 Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
너를 사랑하던 자가 다 너를 잊고 찾지 아니하니 이는 네 허물이 크고 네 죄가 수다함을 인하여 내가 대적의 상하게 하는 그것으로 너를 상하게 하며 잔학한 자의 징계하는 그것으로 너를 징계함이어늘
15 Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
어찌하여 네 상처를 인하여 부르짖느뇨 네 고통이 낫지 못하리라 네 죄악의 큼과 죄의 수다함을 인하여 내가 네게 이 일을 행하였느니라
16 Por tërë ata që të gllabërojnë do t’i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t’i lë të grabiten nga të tjerë.
그러나 무릇 너를 먹는 자는 먹히며 무릇 너를 치는 자는 다 포로가 되며 너를 탈취하는 자는 탈취를 당하며 무릇 너를 약탈하는 자는 내가 그로 약탈을 당하게 하리라
17 Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua”, thotë Zoti, “Sepse të quajnë “e dëbuara”, duke thënë: “Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset””.
나 여호와가 말하노라 그들이 쫓겨난 자라 하며 찾는 자가 없는 시온이라 한즉 내가 너를 치료하여 네 상처를 낫게 하리라
18 Kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.
나 여호와가 말하노라 보라 내가 포로된 야곱의 장막들을 돌이키고 그 거하는 곳들을 긍휼히 여길 것이라 그 성읍은 자기 산에 중건 될 것이요 그 궁궐은 본래대로 거하는 곳이 될 것이며
19 Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t’i shumoj dhe jo t’i pakësoj; do t’i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.
감사하는 소리와 즐거워하는 자의 목소리가 그 중에서 나오리라 내가 그들을 번성케 하리니 쇠잔치 아니하겠고 내가 그들을 영화롭게 하리니 비천하지 아니하겠으며
20 Bijtë e tij do të jenë si më parë dhe kuvendi i tij do të bëhet i qëndrueshëm para meje, por do të ndëshkoj gjithë shtypësit e tyre.
그 자손은 여전하겠고 그 회중은 내 앞에 굳게 설 것이며 무릇 그를 압박하는 자는 내가 다 벌하리라
21 Princi i tij do të jetë një prej tyre, dhe sunduesi i tij do të dalë nga mesi i tyre; unë do të bëj që ai të afrohet dhe ai do të vijë afër meje. Kush, pra, do të porosiste zemrën e tij që të më afrohet?”, thotë Zoti.
그 왕은 그 본족에게서 날 것이요 그 통치자는 그들 중에서 나올 것이며 내가 그를 가까이 오게 하므로 그가 내게 접근하리라 그렇지 않고 담대히 내게 접근할 자가 누구뇨 여호와의 말이니라
22 “Ju do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj”.
너희는 내 백성이 되겠고 나는 너희 하나님이 되리라!
23 Ja, po shpërthen stuhia e Zotit, një stuhi e shfrenuar do të bjerë me forcë mbi kokat e të pafeve.
보라, 여호와의 노가 발하여 폭풍과 회리바람처럼 악인의 머리를 칠 것이라
24 Zemërimi i zjarrtë i Zotit nuk do të fashitet, deri sa të mos ketë plotësuar, deri sa të mos ketë realizuar synimet e zemrës së tij. Në ditët e fundit ju do ta kuptoni.
나 여호와의 진노는 내 마음의 뜻한 바를 행하여 이루기까지는 쉬지 아니하나니 너희가 말일에 그것을 깨달으리라

< Jeremia 30 >