< Jeremia 23 >

1 “Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime”, thotë Zoti.
Woe unto the shepherds that destroy and scatter the sheep of my pasture! saith Jehovah.
2 Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullosin popullin tim: “Ju keni shpërndarë delet e mia, i keni përzënë dhe nuk keni pasur kujdes për to; ja, unë do t’ju dënoj për ligësinë e veprimeve tuaja”, thotë Zoti.
Therefore thus saith Jehovah, the God of Israel, against the shepherds that feed my people: Ye have scattered my flock, and driven them away, and have not visited them; behold, I will visit upon you the evil of your doings, saith Jehovah.
3 “Por do të mbledh kusurin e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë dhe do t’i çoj përsëri në kullotat e tyre, ku do të jenë pjellore dhe do të shumohen.
And I will gather the remnant of my flock out of all the countries whither I have driven them, and will bring them again to their folds; and they shall be fruitful and multiply.
4 Do të caktoj mbi to barinj që do t’i kullosin dhe nuk do të kenë më ndrojtje as frikë; nuk do të mungojë asnjë prej tyre”, thotë Zoti.
And I will set up shepherds over them, who shall feed them; and they shall fear no more, nor be dismayed, neither shall any be lacking, saith Jehovah.
5 “Ja, ditët po vijnë”, thotë Zoti, “në të cilat do të shkaktoj që të dalë nga Davidi një filiz i drejtë, që do të mbretërojë si mbret, do të ketë mbarësi dhe do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
Behold, the days come, saith Jehovah, that I will raise unto David a righteous Branch, and he shall reign as king and deal wisely, and shall execute justice and righteousness in the land.
6 Në ditët e tij Juda do të shpëtohet dhe Izraeli do të qëndrojë në siguri. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: “Zoti drejtësia jonë”.
In his days Judah shall be saved, and Israel shall dwell safely; and this is his name whereby he shall be called: Jehovah our righteousness.
7 Pra, ditët po vijnë”, thotë Zoti, “gjatë të cilave nuk do të thuhet më: “Për Zotin e gjallë që i nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit”,
Therefore, behold, the days come, saith Jehovah, that they shall no more say, As Jehovah liveth, who brought up the children of Israel out of the land of Egypt;
8 por: “Për Zotin e gjallë që nxori dhe çoi përsëri pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga vendi i veriut dhe nga të tëra vendet ku i kisha shpërndarë”; dhe ata do të qëndrojnë në vendin e tyre”.
but, As Jehovah liveth, who brought up and who led the seed of the house of Israel out of the north country, and from all the countries whither I had driven them. And they shall dwell in their own land.
9 Zemra ime është thyer brenda meje për shkak të profetëve, tërë kockat e mia dridhen. Jam si një i dehur, si një njeri i mposhtur nga vera, për shkak të Zotit dhe fjalëve të tij të shenjta.
Concerning the prophets. My heart within me is broken, all my bones shake; I am like a drunken man, and like a man whom wine hath overcome, because of Jehovah, and because of his holy words.
10 Sepse vendi është plot me shkelës të kurorës, për shkak të mallkimit vendi është në zi, kullotat e shkretëtirës janë tharë. Vrapi i tyre është i mbrapshtë dhe forca e tyre nuk është e drejtë.
For the land is full of adulterers; for because of swearing the land mourneth; the pastures of the wilderness are dried up. And their course is evil, and their might is not right;
11 “Si prifti ashtu edhe profeti janë prishur; po, e kam gjetur ligësinë e tyre edhe në vetë shtëpinë time”, thotë Zoti.
for both prophet and priest are profane; yea, in my house have I found their wickedness, saith Jehovah.
12 “Prandaj rruga e tyre do të jetë për ta si shtigje ku njeriu shket; do të shtyhen në errësirë dhe do të rrëzohen nëpër to, sepse do të bëj që të bjerë mbi ta një gjëmë, në vitin e dënimit të tyre”, thotë Zoti.
Wherefore their way shall be unto them as slippery places in the darkness: they shall be driven on, and fall therein; for I will bring evil upon them, even the year of their visitation, saith Jehovah.
13 “Kam vërejtur budallallëqe midis profetëve të Samarias: profetizonin në emër të Baalit dhe e çonin në rrugë të keqe popullin tim të Izraelit.
And I have seen folly in the prophets of Samaria; they prophesied by Baal, and caused my people Israel to err.
14 Edhe ndërmjet profetëve të Jeruzalemit kam parë gjëra të ndyra: kryejnë shkelje të kurorës, ecin në mënyrë të rreme, përforcojnë duart e keqbërësve, dhe kështu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe që ka marrë. Për mua janë që të gjithë si Sodoma, dhe banorët e tij si Gomora”.
In the prophets of Jerusalem also I have seen a horrible thing: they commit adultery, and walk in lies; and they strengthen the hands of evil-doers, so that none doth return from his wickedness: they are all of them become unto me as Sodom, and the inhabitants thereof as Gomorrah.
15 Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive për profetët: “Ja, unë do t’i ushqej me pelin dhe do t’i bëj të pinë ujë të helmuar, sepse nga profetët e Jeruzalemit pabesia është përhapur në tërë vendin”.
Therefore thus saith Jehovah of hosts concerning the prophets: Behold, I will feed them with wormwood, and make them drink the water of gall; for from the prophets of Jerusalem is ungodliness gone forth into all the land.
16 Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju bëjnë profeci. Ata ju bëjnë të këqinj; ju parashtrojnë vegimet e zemrave të tyre dhe jo atë që del nga goja e Zotit.
Thus saith Jehovah of hosts, Hearken not unto the words of the prophets that prophesy unto you: they teach you vanity; they speak a vision of their own heart, and not out of the mouth of Jehovah.
17 U flasin vazhdimisht atyre që më përbuzin: “Zoti ka thënë: Do të keni paqe”; dhe gjithë atyre që ecin në kryeneçësinë e zemrës së tyre: “Asnjë e keqe nuk do t’ju vijë”.
They say continually unto them that despise me, Jehovah hath said, Ye shall have peace; and unto every one that walketh in the stubbornness of his own heart they say, No evil shall come upon you.
18 Por kush ka marrë pjesë në këshillën e Zotit? Kush ka parë, kush ka dëgjuar fjalën e tij? Kush i ka kushtuar kujdes fjalës së tij dhe e ka dëgjuar?
For who hath stood in the council of Jehovah, that he should perceive and hear his word? who hath marked my word, and heard it?
19 Ja furtuna e Zotit po shpërthen me tërbim, një furtunë e tmerrshme do të shpërthejë mbi kryet e të pabesëve.
Behold, the tempest of Jehovah, [even his] wrath, is gone forth, yea, a whirling tempest: it shall burst upon the head of the wicked.
20 Zemërimi i Zotit nuk do të qetësohet deri sa të ketë kryer dhe plotësuar synimet e zemrës së tij; ditët e fundit do të kuptoni fare mirë.
The anger of Jehovah shall not return, until he have executed, and till he have performed the intents of his heart: in the latter days ye shall understand it perfectly.
21 Unë nuk i kam dërguar ata profetë; por ata kanë vrapuar; nuk u kam folur atyre, por ata kanë profetizuar.
I sent not these prophets, yet they ran: I spake not unto them, yet they prophesied.
22 Por, sikur të kishin marrë pjesë në këshillën time, atëherë do të bënin që populli im të dëgjonte fjalët e mia, dhe kështu do ta largonin nga rruga e tyre e keqe dhe nga ligësia e veprimeve të tyre.
But if they had stood in my council, then had they caused my people to hear my words, and had turned them from their evil way, and from the evil of their doings.
23 A jam unë vetëm një Perëndi nga afër”, thotë Zoti, “apo dhe një Perëndi nga larg?
Am I a God at hand, saith Jehovah, and not a God afar off?
24 A mundet dikush të fshihet në vende të fshehta në mënyrë që unë të mos e shoh?”, thotë Zoti. “A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?”, thotë Zoti.
Can any hide himself in secret places so that I shall not see him? saith Jehovah. Do not I fill heaven and earth? saith Jehovah.
25 “Kam dëgjuar atë që thonë profetët që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë: “Pashë një ëndërr, pashë një ëndërr!”.
I have heard what the prophets have said, that prophesy lies in my name, saying, I have dreamed, I have dreamed.
26 Deri kur do të vazhdojë kjo në zemrën e këtyre profetëve që profetizojnë gënjeshtra dhe profetizojnë mashtrimin e zemrës së tyre?
How long shall this be in the heart of the prophets that prophesy lies, even the prophets of the deceit of their own heart?
27 Ata mendojnë që populli im do të harrojë emrin tim me ëndrrat e tyre që i tregojnë njëri-tjetrit, ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.
that think to cause my people to forget my name by their dreams which they tell every man to his neighbor, as their fathers forgat my name for Baal.
28 Profeti që pa një ëndërr le ta tregojë ëndrrën, por ai që ka fjalën time le ta kallëzojë atë me besnikëri. Ç’punë ka kashta me grurin?”, thotë Zoti.
The prophet that hath a dream, let him tell a dream; and he that hath my word, let him speak my word faithfully. What is the straw to the wheat? saith Jehovah.
29 “A nuk është fjala ime si zjarri?”, thotë Zoti, “dhe si një çekiç që thyen gurin?
Is not my word like fire? saith Jehovah; and like a hammer that breaketh the rock in pieces?
30 Prandaj ja”, thotë Zoti, “unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
Therefore, behold, I am against the prophets, saith Jehovah, that steal my words every one from his neighbor.
31 Ja”, thotë Zoti, “unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: “Ai thotë”.
Behold, I am against the prophets, saith Jehovah, that use their tongues, and say, He saith.
32 Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme”, thotë Zoti, “dhe ia tregojnë popullit tim dhe e prishin atë me gënjeshtrat dhe me mburrësitë e tyre, megjithëse unë nuk i kam dërguar dhe as nuk u kam dhënë ndonjë urdhër; prandaj nuk do të jenë aspak të vlefshëm për këtë popull”, thotë Zoti.
Behold, I am against them that prophesy lying dreams, saith Jehovah, and do tell them, and cause my people to err by their lies, and by their vain boasting: yet I sent them not, nor commanded them; neither do they profit this people at all, saith Jehovah.
33 Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: “Cili është orakulli i Zotit?”, ti do t’u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t’ju hedh poshtë”, thotë Zoti.
And when this people, or the prophet, or a priest, shall ask thee, saying, What is the burden of Jehovah? then shalt thou say unto them, What burden! I will cast you off, saith Jehovah.
34 “Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: “Orakulli i Zotit”, unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.
And as for the prophet, and the priest, and the people, that shall say, The burden of Jehovah, I will even punish that man and his house.
35 Kështu do t’i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: “Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?” dhe “Çfarë ka thënë Zoti?”.
Thus shall ye say every one to his neighbor, and every one to his brother, What hath Jehovah answered? and, What hath Jehovah spoken?
36 Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.
And the burden of Jehovah shall ye mention no more: for every man’s own word shall be his burden; for ye have perverted the words of the living God, of Jehovah of hosts our God.
37 Kështu do t’i thuash profetit: “Çfarë përgjigje të dha Zoti?” dhe “Çfarë ka thënë Zoti?”.
Thus shalt thou say to the prophet, What hath Jehovah answered thee? and, What hath Jehovah spoken?
38 Por në rast se thoni akoma: “Orakulli i Zotit”, atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: “Orakulli i Zotit”, megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më “Orakulli i Zotit”,
But if ye say, The burden of Jehovah; therefore thus saith Jehovah: Because ye say this word, The burden of Jehovah, and I have sent unto you, saying, Ye shall not say, The burden of Jehovah;
39 ja, unë do t’ju harroj plotësisht dhe do t’ju hedh larg fytyrës sime, ju dhe qytetin që ju kisha dhënë juve dhe etërve tuaj,
therefore, behold, I will utterly forget you, and I will cast you off, and the city that I gave unto you and to your fathers, away from my presence:
40 dhe do t’ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë”.
and I will bring an everlasting reproach upon you, and a perpetual shame, which shall not be forgotten.

< Jeremia 23 >