< Jeremia 22 >

1 Kështu thotë Zoti: “Zbrit në shtëpinë e mbretit të Judës dhe aty shqipto këto fjalë,
Thus saith Jehovah: Go down to the house of the king of Judah, and speak there this word,
2 duke thënë: Dëgjo fjalën e Zotit, o mbret i Judës, që rri ulur mbi fronin e Davidit, ti, shërbëtorët e tu dhe populli yt, që hyni nëpër këto porta.
and say, Hear the word of Jehovah, O king of Judah, that sittest upon the throne of David, thou, and thy servants, and thy people who enter in through these gates.
3 Kështu thotë Zoti: Veproni me ndershmëri dhe drejtësi, çlirojeni atë që e kanë vjedhur nga dora e shtypësit, mos i bini më qafë dhe mos ushtroni dhunë kundër të huajit, jetimit dhe gruas së ve dhe mos derdhni gjak të pafajmë në këtë vend.
Thus saith Jehovah: Execute judgment and righteousness, and deliver the spoiled out of the hand of the oppressor; and do no wrong, do no violence to the stranger, the fatherless, or the widow, and shed not innocent blood in this place.
4 Sepse, po t’u përmbahemi tërësisht këtyre fjalëve, atëherë mbretërit e ulur mbi fronin e Davidit do të hyjnë nëpër portat e kësaj shtëpie, të hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetë, shërbëtorët e tyre dhe populli i tyre.
For if ye do this thing indeed, then shall there enter in through the gates of this house kings sitting in the place of David upon his throne, riding in chariots and on horses, — he, and his servants, and his people.
5 Por në rast se nuk do të dëgjoni këto fjalë, unë betohem për veten time”, thotë Zoti, “që kjo shtëpi do të shkretohet”.
But if ye will not hear these words, I have sworn by myself, saith Jehovah, that this house shall become a waste.
6 Sepse kështu thotë Zoti për shtëpinë e mbretit të Judës: “Ti ishe për mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unë do të të katandis me siguri në një vend të shkretë, në një qytet pa banorë.
For thus saith Jehovah concerning the house of the king of Judah: Thou art a Gilead unto me, the summit of Lebanon: verily I will make thee a wilderness, cities not inhabited.
7 Po përgatis kundër teje shkatërrues, secili me armët e tij; ata do të rrëzojnë kedrat e tu më të mirë dhe do t’i hedhin në zjarr.
And I will prepare destroyers against thee, every one with his weapons; and they shall cut down the choice of thy cedars, and cast [them] into the fire.
8 Shumë kombe do të kalojnë pranë këtij qyteti dhe do t’i thonë njëri tjetrit: “Pse Zoti e ka trajtuar kështu këtë qytet të madh?”.
And many nations shall pass by this city, and they shall say every man to his neighbour, Wherefore hath Jehovah done thus unto this great city?
9 Dhe do të përgjigjen: “Sepse e kanë braktisur besëlidhjen me Zotin, Perëndinë e tyre, dhe kanë rënë përmbys para perëndive të tjera dhe u kanë shërbyer”.
And they shall say, Because they have forsaken the covenant of Jehovah their God, and worshipped other gods, and served them.
10 Mos qani për të vdekurin, mos mbani zi për të, por qani me hidhërim të madh për atë që niset, sepse nuk do të kthehet më dhe nuk e ka për të parë më vendin ku ka lindur.
Weep not for the dead, neither bemoan him; [but] weep sore for him that goeth away, for he shall return no more, nor see his native country.
11 Sepse kështu thotë Zoti për Shalumin, birin e Josias, mbret i Judës, që mbretëron në vend të Josias atit të tij dhe që ka dalë nga ky vend: “Ai nuk do të kthehet më,
For thus saith Jehovah concerning Shallum the son of Josiah, the king of Judah, who reigned instead of Josiah his father, who went forth out of this place: He shall not return thither any more;
12 por do të vdesë në vendin ku e kanë çuar në robëri dhe nuk ka për ta parë më këtë vend”.
for he shall die in the place whither they have led him captive, and shall see this land no more.
13 Mjerë ai që e ndërton shtëpinë e tij pa drejtësi dhe dhomat e saj të sipërme me paanësi, që e vë tjetrin të punojë për asgjë dhe nuk ia shpërblen punën e tij,
Woe unto him that buildeth his house by unrighteousness, and his upper chambers by injustice; that taketh his neighbour's service without wages, and giveth him not his earning;
14 dhe thotë: “Do të ndërtoj një shtëpi të madhe me dhoma të sipërme të gjëra”, dhe hap në të dritare, e vesh me dru kedri dhe e lyen me të kuq.
that saith, I will build me a wide house, and spacious upper chambers; and he cutteth out for himself windows; and it is wainscoted with cedar, and painted with vermilion.
15 “Mendon vallë se je mbret, sepse je i rrethuar nga kedra? Ati yt nuk hante dhe pinte? Por vepronte me ndershmëri e drejtësi dhe gjithshka i shkonte mbarë.
Shalt thou reign, because thou viest with the cedar? Did not thy father eat and drink, and do judgment and justice? Then it was well with him.
16 Ai mbronte çështjen e të varfrit dhe të nevojtarit dhe gjithshka i shkonte mbarë. A nuk do të thotë kjo të më njohësh mua?”, thotë Zoti.
He judged the cause of the poor and needy; then it was well. Was not this to know me? saith Jehovah.
17 “Por sytë e tu dhe zemra jote nuk shikojnë veçse fitimin tënd të padrejtë, të derdhin gjak të pafajmë dhe të kryejnë shtypje dhe dhunë”.
But thine eyes and thy heart are only on thine extortion, and on the blood of the innocent, to shed it, and on oppression and on violence, to do it.
18 Prandaj kështu thotë Zoti për Jehojakimin, birin e Josias, mbreti i Judës: “Nuk do të mbajnë zi për të, duke thënë: “Vaj medet, vëllai im! Vaj medet, motër!”. Nuk do të mbajnë zi për të duke thënë: “Vaj medet, zot! Vaj medet, madhëri e tij!”.
Therefore thus saith Jehovah concerning Jehoiakim the son of Josiah, the king of Judah: They shall not lament for him, Ah, my brother! or, Ah, sister! They shall not lament for him, Ah, lord! or Ah, his glory!
19 Do të varroset ashtu si varroset një gomar, që e heqin dhe e hedhin larg portave të Jeruzalemit.
He shall be buried with the burial of an ass, dragged along and cast forth beyond the gates of Jerusalem.
20 Ngjitu në Liban dhe bërtit, ngrije zërin në Bashan dhe bërtit nga Abarimi, sepse të gjithë dashnorët e tu janë shkatërruar.
Go up to Lebanon, and cry; and give forth thy voice in Bashan, and cry from [the heights of] Abarim: for all thy lovers are destroyed.
21 Të fola në kohën e begatisë sate, por ti më the: “Nuk do të dëgjoj”. Kjo ka qenë sjellja jote qysh në rininë tënde: nuk e dëgjove kurrë zërin tim.
I spoke unto thee in thy prosperity; [but] thou saidst, I will not hear. This hath been thy way from thy youth, that thou hearkenedst not unto my voice.
22 Tërë barinjtë e tu do të gllabërohen nga era dhe dashnorët e tu do të shkojnë në robëri; atëherë do të jesh e turpëruar dhe e shushatur për gjithë ligësinë tënde.
The wind shall feed on all thy shepherds, and thy lovers shall go into captivity; surely, then shalt thou be ashamed and confounded for all thy wickedness.
23 Ti që banon në Liban, që ke ngritur folenë në mes kedrave, sa do të rënkosh kur do të të zënë dhembjet, dhembjet si ato të gruas që është gati të pjellë!
Thou inhabitress of Lebanon, that makest thy nest in the cedars, how pitiful shalt thou be when pangs come upon thee, pain as of a woman in travail!
24 Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, “edhe sikur Konjahu, biri i Jehojakimit, mbret i Judës, të ishte një unazë vulosjeje në dorën time të djathtë, unë do të të shkulja që andej.
[As] I live, saith Jehovah, though Coniah the son of Jehoiakim, the king of Judah, were a signet upon my right hand, yet will I pluck thee thence;
25 Unë do të të jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën tënde, në dorë të atyre prej të cilëve ke frikë, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të Kaldeasve.
and I will give thee into the hand of them that seek thy life, and into the hand of them before whom thou art afraid, even into the hand of Nebuchadrezzar king of Babylon, and into the hand of the Chaldeans.
26 Do të të hedh ty dhe nënën tënde që të ka lindur në një vend të huaj, ku nuk keni lindur dhe aty do të vdisni.
And I will cast thee out, and thy mother that bare thee, into another country, where ye were not born; and there shall ye die.
27 Por në vendin ku dëshirojnë fort të kthehen, nuk do të kthehen.
And into the land whereunto they lift up their souls to return, thither shall they not return.
28 A është vallë ky njeri, Konjahu, një poç pa vlerë, i thyer, ose një send që nuk prodhon asnjë kënaqësi? Pse, pra, janë përzënë ai dhe pasardhësit e tij dhe janë hedhur në një vend që ata nuk e njohin?
Is this man Coniah a despised broken vase? a vessel wherein is no delight? Wherefore are they thrown out, he and his seed, and are cast into a land which they know not?
29 O vend, o vend, o vend, dëgjo fjalën e Zotit!
O earth, earth, earth, hear the word of Jehovah!
30 Kështu thotë Zoti: “Regjistrojeni këtë njeri si pa fëmijë, një njeri që nuk do të begatohet në ditët e tij, sepse asnjë nga pasardhësit e tij nuk do të ketë mbarësi, duke arritur të ulet mbi fronin e Davidit dhe të mbretërojë akoma në Judë””.
Thus saith Jehovah: Write this man childless, a man that shall not prosper in his days; for no man of his seed shall prosper, sitting upon the throne of David, and ruling any more in Judah.

< Jeremia 22 >