< Jeremia 13 >

1 Kështu më ka thënë Zoti: “Shko të më blesh një brez prej liri dhe vëre mbi ijët e tua, por mos e zhyt në ujë”.
上主對我這樣說:「你去買條麻帶,束在腰間,但是不要浸在水裏。」
2 Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.
我就照上主的話去買了根麻帶, 。
3 Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua për herë të dytë, duke thënë:
上主的話第二次傳給我說:
4 “Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi”.
「拿你買來束在腰間的帶子,起身往幼發拉的去,藏在那裏的嚴石縫裏」。
5 Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.
我照上主吩咐我的去了;將帶子藏在幼發拉的近旁。
6 Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: “Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje”.
過了多日,上主對我說:「你起身往幼發拉的去,拿回我吩咐你藏在那裏的帶子」。
7 Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.
我便往幼發拉的去了,我由藏下的地方挖出那帶子;看,已經腐爛,毫無用處了。
8 Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:
於是有上主的話傳給我說:
9 “Kështu thotë Zoti: “Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.
「上主這樣說:我也要這樣毀滅猶大的驕傲,和耶路撒冷極度的高傲。
10 Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.
這個拒絕我的話,而隨從自己固執的心行事,追隨事奉,朝拜其他神祗的邪惡人民,必要如這毫無用處的帶子木樣。
11 sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës”, thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën, lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën të më dëgjojnë””.
因為正如帶子緊貼在人的腰間,同樣我也錔使以色列全 家和猶大全家緊緊依附我──上主的斷語──成為我的人民,我的名譽,我的讚美和我的光榮;但是他們卻沒有聽從。
12 “Prandaj ti do t’u thuash atyre këtë fjalë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë”. Në rast se më vonë do të të thonë: “A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?”,
你應向他們宣佈這話:上主以色列的天主這樣說:每個壺應盛滿酒。如果他們對你說:難道我們不知道,每個壺都應盛滿酒嗎﹖
13 ti do t’u përgjigjesh atyre: “Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t’i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.
你就答覆他們說:上主這樣說:看,我要使這地上的一切居民,坐在達味寶座上的君王,以及司祭和先知並耶路撒冷的一切居民,都酩酊大醉,
14 Do t’i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku””, thotë Zoti. “Nuk do të kem mëshirë, nuk do t’i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t’i shkatërroj”.
使他們彼此衝突,連父子也彼此衝突──上主的斷語──我毫不憐憫、不慈悲、不留情地將他們消滅」。
15 Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t’ju rritet mendja, sepse Zoti foli.
你們側耳傾聽,不要傲慢,因為是上主在說話。
16 I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.
黑暗來臨以前,在你的腳還沒有在黑暗中撞在石上以前,應將光榮歸於上主的天主;不然,你們期待光明,衪反發放死影,使它變得漆黑。
17 Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.
假使你們還不聽從這警告,對你的驕傲,我只有暗自痛哭,眼淚直流,因為上主的羊群已被擄去。
18 Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: “Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë”.
你應對君王和太后說:「你們應坐低位,因為你們華麗的王冠已由你們頭上落下」。
19 Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t’i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.
南部的城邑已被封鎖,沒有人去打開,全猶大已被擄去。
20 Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?
請你舉目觀望那來自北方的人;昔日委託給你的羊群,那壯麗的羊群,如今在那裏﹖
21 Çfarë do të thuash kur të të ndëshkojë? Por ti vetë u ke mësuar atyre të jenë të parët dhe sunduesit e tu. A nuk do të të zënë dhembjet si një grua që është duke lindur?
衪懲罰你,你還有什麼話說﹖是你教導了昔日的盟友來統治你,豈能不使你痛苦得像個臨產的婦女﹖
22 Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: “Përse më ndodhin këto gjëra?”. Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.
假使你心裏說:為什麼我遭遇了此事──是因你罪大惡極,你的衣邊才被掀起,你的腳才受到污辱。
23 A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?
雇士人豈能改變牠的斑點﹖那你們這些習於作惡的人,豈能行善﹖
24 “Prandaj do t’i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.
為此,我必使他們四散,像被曠野裏的風捲去的草芥。
25 Ky është fati yt, pjesa që mata për ty”, thotë Zoti, “sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.
這是你的命運,是我量給你的分子──上主的斷語──因為你忘記了我,信賴了「虛無」;
26 Prandaj do të ngre edhe unë cepat e rrobës sime mbi fytyrë, në mënyrë që të duket turpi yt.
故此我也要將你的衣邊掀到你面上,使人見到你的羞恥。
27 Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?”.
你的姦淫,你春情的嘶鳴,你猥褻的淫亂,你在高丘上和田野間可恥的行為,我都看見了。禍哉,耶路撒冷! 你不肯自潔,要到何時﹖

< Jeremia 13 >