< Jakobit 4 >

1 Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju? A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?
No kurienes kari un kaušanās jūsu starpā? Vai ne no turienes, no jūsu kārībām, kas karo jūsu locekļos?
2 Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni.
Jūs iekārojiet, un jums nav nenieka; jūs ienīstiet un skaužat un nevarat iedabūt; jūs kaujat un karojat, tomēr jums nav nenieka, tādēļ ka jūs nelūdziet,
3 Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.
Jūs lūdziet un nedabūjiet, tāpēc ka nepareizi lūdziet, lai to savās kārībās varētu aprīt.
4 O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.
Jūs laulības pārkāpēji un laulības pārkāpējas, vai jūs nezināt, ka šīs pasaules draudzība ir Dieva nīšana? Kas tad grib būt pasaules draugs, tas paliek Dievam par ienaidnieku.
5 Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: “Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë”?
Jeb vai jums šķiet, ka tas Raksts velti saka: Tam Garam, kas iekš mums mājo, gribās(ilgojās) pret To (ar) skaudību?
6 Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: “Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve”.
Bet Viņš dod lielāku žēlastību; tādēļ (tas raksts) saka: Dievs lepniem turas pretī, bet pazemīgiem Viņš dod žēlastību.
7 Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!
Tad nu padodaties Dievam, stāviet velnam pretī, tad viņš bēgs no jums.
8 Afrohuni te Perëndia dhe ai do t’ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!
Nāciet tuvu pie Dieva, tad Viņš nāks tuvu pie jums. Šķīstiet rokas, jūs grēcinieki, un dariet sirdis šķīstas, jūs divprātīgie!
9 Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim.
Esiet bēdīgi un noskumuši un raudāt; jūsu smiekli lai pārvēršas par vaidiem, un jūsu līksmība par skumību.
10 Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t’ju lartësojë!
Pazemojaties Tā Kunga priekšā, tad Viņš jūs paaugstinās.
11 Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
Neaprunājiet cits citu, brāļi; kas brāli aprunā un savu brāli tiesā, tas aprunā bauslību un tiesā bauslību; bet ja tu bauslību tiesā, tad tu neesi bauslības darītājs, bet tiesātājs.
12 Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?
Viens vienīgs ir Tas bauslības devējs un tiesātājs; Tas var pestīt un nomaitāt. Kas tu tāds esi, ka tu citu tiesā?
13 Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë”,
Nu tad jūs, kas sakāt: šodien vai rītu mēs iesim uz šo vai to pilsētu un tur padzīvosim vienu gadu un pirksim un pārdosim un pelnīsimies;
14 ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.
Un nezināt, kas rītu notiks, - jo kāda ir jūsu dzīvība? Tā ir tvaiks, kas mazu brīdi rādās un pēc iznīkst.
15 Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë”.
Tai vietā jums būtu jāsaka: Ja Tas Kungs gribēs un mēs dzīvosim, tad mēs šo vai to darīsim.
16 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
Bet nu jūs lielāties savā lepnībā; visa tāda lielīšanās ir ļauna.
17 Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.
Tad nu, kas zina labu darīt un nedara, tam tas ir par grēku.

< Jakobit 4 >