< Osea 9 >

1 Mos u gëzo, o Izrael, për të ngazëlluar si popujt e tjerë, sepse je kurvëruar duke u larguar nga Perëndia yt; ke dashur pagesën e prostitutës në të gjithë lëmenjtë e grurit.
以色列啊,不要像外邦人歡喜快樂; 因為你行邪淫離棄你的上帝, 在各穀場上如妓女喜愛賞賜。
2 Lëmi dhe trokulli nuk do t’i ushqejnë dhe mushti do t’i lërë të zhgënjyer.
穀場和酒醡都不夠以色列人使用; 新酒也必缺乏。
3 Ata nuk do të banojnë në vendin e Zotit, por Efraimi do të kthehet në Egjipt dhe në Asiri do të hanë ushqime të papastra.
他們必不得住耶和華的地; 以法蓮卻要歸回埃及, 必在亞述吃不潔淨的食物。
4 Nuk do t’i bëjnë më libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do të pëlqehen prej tij. Do të jenë për ta si një ushqim zie; kushdo që do ta hajë do të ndotet, sepse buka e tyre do të vlejë për t’i mbajtur në jetë, nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
他們必不得向耶和華奠酒, 即便奠酒也不蒙悅納。 他們的祭物必如居喪者的食物, 凡吃的必被玷污; 因他們的食物只為自己的口腹, 必不奉入耶和華的殿。
5 Çfarë do të bëni në ditët solemne dhe në ditët e kremtimit të Zotit?
在大會的日子, 到耶和華的節期,你們怎樣行呢?
6 Sepse ja, ndonëse i kanë shpëtuar shkatërrimit, Egjipti do t’i mbledhë bashkë, Mofi do t’i varrosë; gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do t’i pushtojnë hithrat, dhe në çadrat e tyre do të rriten ferrat.
看哪,他們逃避災難; 埃及人必收殮他們的屍首, 摩弗人必葬埋他們的骸骨。 他們用銀子做的美物上必長蒺藜; 他們的帳棚中必生荊棘。
7 Kanë ardhur ditët e ndëshkimit, kanë ardhur ditët e shpagimit; Izraeli do ta mësojë. Profeti është një i pamend, njeriu i frymës flet përçart, për shkak të madhësisë së paudhësisë sate dhe të madhësisë së armiqësisë sate.
以色列人必知道降罰的日子臨近, 報應的時候來到。 民說:作先知的是愚昧; 受靈感的是狂妄, 皆因他們多多作孽,大懷怨恨。
8 Roja e Efraimit është me Perëndinë tim, por profeti yt është një lak i gjuetarit të zogjve në të gjitha rrugët e tij; ka armiqësi në shtëpinë e Perëndisë së tij.
以法蓮曾作我上帝守望的; 至於先知,在他一切的道上作為捕鳥人的網羅, 在他上帝的家中懷怨恨。
9 Ata u korruptuan thellë si në ditët e Gibeahut; por ai do ta mbajë mend paudhësinë e tyre, do të ndëshkojë mëkatet e tyre.
以法蓮深深地敗壞, 如在基比亞的日子一樣。 耶和華必記念他們的罪孽, 追討他們的罪惡。
10 “Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri. Por, mbasi arritën në Baal-peor, u dhanë pas poshtërsisë dhe u bënë të neveritshëm si ajo që ata donin.
主說:我遇見以色列如葡萄在曠野; 我看見你們的列祖如無花果樹上春季初熟的果子。 他們卻來到巴力‧毗珥專拜那可羞恥的, 就成為可憎惡的, 與他們所愛的一樣。
11 Lavdia e Efraimit do të fluturojë si zog; nuk do të ketë më lindje, as barrë, as mbarsje.
至於以法蓮人,他們的榮耀必如鳥飛去, 必不生產,不懷胎,不成孕。
12 Edhe sikur të rritin bijtë e tyre, unë do t’i lë pa ata, deri sa të mos mbetet më asnjë njeri; po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!
縱然養大兒女, 我卻必使他們喪子,甚至不留一個。 我離棄他們,他們就有禍了。
13 Efraimi, duke shikuar nga Tiro, është vendosur në një vend të këndshëm; por Efraimi duhet t’ia çojë bijtë e tij atij që do t’i vrasë”.
我看以法蓮如泰爾栽於美地。 以法蓮卻要將自己的兒女帶出來, 交與行殺戮的人。
14 Jepu atyre, o Zot... Çfarë do t’u japësh atyre? Jepu atyre një bark që dështon dhe gji të shterura.
耶和華啊,求你加給他們- 加甚麼呢? 要使他們胎墜乳乾。
15 Gjithë ligësia e tyre është në Gilgal; atje fillova t’i urrej. Për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre do t’i dëboj nga shtëpia ime, nuk do t’i dua më; tërë krerët e tyre janë rebelë.
耶和華說:他們一切的惡事都在吉甲; 我在那裏憎惡他們。 因他們所行的惡, 我必從我地上趕出他們去, 不再憐愛他們; 他們的首領都是悖逆的。
16 Efraimi është goditur, rrënja e tij është tharë; ata nuk do të japin më fryt. Po, edhe sikur të kenë fëmijë, unë do të bëj që frytet e dashur të vdesin që në bark.
以法蓮受責罰, 根本枯乾,必不能結果, 即或生產, 我必殺他們所生的愛子。
17 Perëndia im do t’i hedhë poshtë, sepse nuk e kanë dëgjuar. Dhe ata do të shkojnë duke u endur midis kombeve.
我的上帝必棄絕他們, 因為他們不聽從他; 他們也必飄流在列國中。

< Osea 9 >