< Osea 8 >

1 “Bjeri borisë! Armiku do të vërsulet mbi shtëpinë e Zotit si një shqiponjë, sepse kanë shkelur besëlidhjen time dhe kanë marrë nëpër këmbë ligjin tim.
你用口吹角吧! 敌人如鹰来攻打耶和华的家; 因为这民违背我的约, 干犯我的律法。
2 Izraeli do të më bërtasë: “O Perëndia im, ne të njohim!”.
他们必呼叫我说: 我的 神啊,我们以色列认识你了。
3 Izraeli ka hedhur poshtë të mirën, armiku do ta ndjekë.
以色列丢弃良善; 仇敌必追逼他。
4 Kanë bërë mbretër disa, por jo sipas dëshirës sime; kanë caktuar krerë, por pa dijeninë time; me argjendin e tyre dhe me arin e tyre kanë bërë idhuj, me qëllim që të shkatërrohen.
他们立君王,却不由我; 他们立首领,我却不认。 他们用金银为自己制造偶像, 以致被剪除。
5 Ai ka hedhur poshtë viçin tënd, o Samari. Zemërimi im u ndez kundër tyre. Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti?
撒马利亚啊,耶和华已经丢弃你的牛犊; 我的怒气向拜牛犊的人发作。 他们到几时方能无罪呢?
6 Edhe ky viç vjen nga Izraeli; e ka bërë një artizan dhe nuk është një perëndi; prandaj viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
这牛犊出于以色列, 是匠人所造的,并不是神。 撒马利亚的牛犊必被打碎。
7 Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë. Kërcelli i grurit nuk do të bëjë kalli dhe nuk do të prodhojë grurë; edhe në se do të prodhojë, do ta hanë të huajt.
他们所种的是风,所收的是暴风; 所种的不成禾稼,就是发苗也不结实; 即便结实,外邦人必吞吃。
8 Izraelin po e gllabërojnë; ata janë bërë midis kombeve si një vazo e përçmuar.
以色列被吞吃; 现今在列国中,好像人不喜悦的器皿。
9 Sepse janë ngjitur në Asiri, si një gomar i egër që jeton i vetmuar. Efraimi gjeti dashnorë me anë dhuratash.
他们投奔亚述,如同独行的野驴; 以法莲贿买朋党。
10 Megjithëse ka gjetur dashnorë midis kombeve, tani unë do t’i mbledh dhe do të fillojnë të pakësohen nën barrën e mbretit të princave.
他们虽在列邦中贿买人, 现在我却要聚集惩罚他们; 他们因君王和首领所加的重担日渐衰微。
11 Sepse Efraimi ka shumuar altarët për të mëkatuar, ata janë bërë për të altare mëkati.
以法莲增添祭坛取罪; 因此,祭坛使他犯罪。
12 Kam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çudishme.
我为他写了律法万条, 他却以为与他毫无关涉。
13 Sa për flijimet që më ofrojnë, ata bëjnë fli mish dhe e hanë; por Zoti nuk i pëlqen. Tani ai do të kujtojë paudhësinë e tyre dhe do të ndëshkojë mëkatet e tyre: ata do të kthehen në Egjipt.
至于献给我的祭物, 他们自食其肉, 耶和华却不悦纳他们。 现在必记念他们的罪孽, 追讨他们的罪恶; 他们必归回埃及。
14 Izraeli ka harruar atë që e ka bërë dhe ka ndërtuar pallate; Juda ka shumuar qytetet e fortifikuara; por unë do të dërgoj zjarrin mbi qytetet e tij, i cili do t’i gllabërojë kështjellat e tij”.
以色列忘记造他的主,建造宫殿; 犹大多造坚固城, 我却要降火焚烧他的城邑, 烧灭其中的宫殿。

< Osea 8 >