< Osea 4 >

1 Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: “Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.
[後編:以色列的罪惡和懲罰]四:以色列子民,請聽上主的話! 因為上主譴責此地的居民:因為此地沒有誠實,沒有仁愛,沒有人認識天主;
2 Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.
只有詛咒、謊言、殺戳、偷竊、姦淫、強暴和纍纍的血案。
3 Për këtë shkak vendi do të jetë në zi dhe tërë banorët e tij do të vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do të eliminohen.
因此,此地必要荒廢;凡住在這地上的,甚至田間的野獸和天空的飛鳥都要絕跡,連海中的魚類也要消滅。
4 Megjithatë askush të mos kundërshtojë, askush të mos qortojë tjetrin, sepse populli yt është si ai që grindet me priftin.
但是沒有人爭辯,也沒有人譴責! 司祭啊,我要與你爭辯!
5 Prandaj ti do të pengohesh ditën dhe profeti gjithashtu do të pengohet natën bashkë me ty; dhe unë do të shkatërroj nënën tënde.
你白天黑夜跌倒,先知也同你一齊跌倒,你竟然使你的人民喪亡。
6 Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj si prifti im; duke qenë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu.
我的百姓因缺乏知識而滅亡;因為你拋棄了知識,我也要拋棄你,不讓你充當我的司祭;你既然忘卻了你的天主的法律,我也要忘記你的子孫。
7 Sa më tepër janë shumuar, aq më tepër kanë mëkatuar kundër meje; do ta kthej lavdinë e tyre në turp.
司祭越增多,也越得罪我,竟以羞辱作為他們的光榮。
8 Ata ushqehen me mëkatin e popullit tim dhe e lidhin zemrën e tyre me paudhësinë e tij.
他們賴我百姓的罪惡自肥,一心渴望他們的過犯。
9 Si për popullin ashtu do të jetë edhe për priftin: unë do t’i dënoj ata për sjelljen e tyre dhe do t’i shpërblej për veprat e tyre.
由此百姓和司祭,一律看待:我將按他的行徑懲治他,對他的行為予以報復,
10 Do të hanë, por nuk do të ngopen; do të kurvërohen, por nuk do të shtohen; sepse kanë hequr dorë nga dëgjimi i Zotit.
好使他們吃,卻吃不飽,行淫而不能繁殖;因為他們捨棄了上主,縱慾,
11 Prostitucioni, vera dhe mushti të lënë pa mend.
行淫:老酒新酒叫人失去良知。
12 Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
我的人民求教於木偶,讓木杖啟示他;因為淫心迷往了他們,使他們行淫,遠開了他們的天主。
13 Ata bëjnë flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndër kodra, nën lisin, plepin dhe bafrën, sepse hija e tyre është e këndshme. Prandaj bijat tuaja kurvërohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorën.
在山頂上獻祭,在丘陵上、在橡樹、楊樹和篤耨香下焚香,在濃蔭下多麼愉快;因此你們的女兒行淫,你的兒媳犯姦。
14 Nuk do t’i dënoj bijat tuaja në se kurvërohen, as nuset e bijve tuaj në se shkelin kurorën, sepse ata vetë veçohen me prostitutat dhe ofrojnë flijime bashkë me prostitutat e tempujve; prandaj njerëzia që nuk ka mend do të vdesë.
但我卻不因你們的女兒行了淫,而懲罰她們,也不因你們的兒息媳犯了姦,而處罰她們;因為她們同蕩婦走往偏僻之處,又同廟妓一同獻祭:但無知的百姓卻因此而墮落!
15 Në qoftë se ti, Izrael, kurvërohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni në Gilgal, mos u ngjitni në Beth-aven dhe mos u betoni duke thënë: “Ashtu si Zoti rron”.
以色列,如果你行了淫,但願猶大不要陷於罪惡! 你們不要到基耳加耳去,不要上貝特阿文,也不要起誓願 2上主永在! 」
16 Sepse Izraeli është kokëfortë si një mëshqerrë kryeneçe, tani Zoti do ta kullotë si një qengj në një vend të hapur.
的確,以色列倔強,有如一頭倔強的母牛,那麼上主那能牧放他們,有如在廣闊的草場牧放羔羊﹖
17 Efraimi u bashkua me idhujt, lëre të veprojë.
厄弗辣因與偶像結了不解之緣:任憑他們吧!
18 Edhe kur qejfet e tyre kanë mbaruar, kryejnë vazhdimisht kurvërime; krerët e tyre e duan shumë turpin.
他們與醉客為伍,任意荒淫,喜愛羞恥勝於上主的光榮。
19 Era i ka lidhur në krahët e vet dhe atyre do t’u vijë turp për flijimet e tyre”.
暴風要伸展羽翼將他們捲去,他們必因自己的祭壇蒙受恥辱。

< Osea 4 >