< Osea 14 >

1 O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.
以色列啊,你要归向耶和华—你的 神; 你是因自己的罪孽跌倒了。
2 Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: “Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona.
当归向耶和华, 用言语祷告他说: 求你除净罪孽,悦纳善行; 这样,我们就把嘴唇的祭代替牛犊献上。
3 Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t’i themi më veprës së duarve tona: “Ti je perëndia ynë”, sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri”.
我们不向亚述求救, 不骑埃及的马, 也不再对我们手所造的说: 你是我们的 神。 因为孤儿在你—耶和华那里得蒙怜悯。
4 “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.
我必医治他们背道的病, 甘心爱他们; 因为我的怒气向他们转消。
5 Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t’i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.
我必向以色列如甘露; 他必如百合花开放, 如黎巴嫩的树木扎根。
6 Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.
他的枝条必延长; 他的荣华如橄榄树; 他的香气如黎巴嫩的香柏树。
7 Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.
曾住在他荫下的必归回, 发旺如五谷,开花如葡萄树。 他的香气如黎巴嫩的酒。
8 Efraimi do të thotë: “Çfarë më lidh më me idhujt?”. Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë”.
以法莲必说: 我与偶像还有什么关涉呢? 我—耶和华回答他,也必顾念他。 我如青翠的松树; 你的果子从我而得。
9 Kush është i urtë, t’u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t’i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.
谁是智慧人?可以明白这些事; 谁是通达人?可以知道这一切。 因为,耶和华的道是正直的; 义人必在其中行走, 罪人却在其上跌倒。

< Osea 14 >