< Osea 11 >

1 “Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim.
以色列年幼的时候,我爱他, 就从埃及召出我的儿子来。
2 Sa më shumë i thërrisnin profetët, aq më tepër janë larguar prej tyre, u kanë bërë flijime Baalëve dhe u kanë djegur temjan figurave të gdhendura.
先知越发招呼他们, 他们越发走开, 向诸巴力献祭, 给雕刻的偶像烧香。
3 Unë vetë i mësova Efraimit të ecë, duke e mbajtur nga krahët; por ata nuk e kuptuan që unë po i shëroja.
我原教导以法莲行走, 用膀臂抱着他们, 他们却不知道是我医治他们。
4 Unë i tërhiqja me litarë të dashamirësisë njerëzore, me lidhje dashurie; isha për ta si ai që e ngre zgjedhën nga qafa e tyre, dhe përulesha për t’u dhënë të hanë.
我用慈绳爱索牵引他们; 我待他们如人放松牛的两腮夹板, 把粮食放在他们面前。
5 Izraeli nuk do të kthehet në vendin e Egjipti; por Asiri do të jetë mbreti i tij, sepse nuk kanë pranuar të konvertohen.
他们必不归回埃及地, 亚述人却要作他们的王, 因他们不肯归向我。
6 Shpata do të bjerë mbi qytetet e tij, do të shkatërrojë shufrat e tyre dhe do t’i hajë për shkak të planeve të tyre të këqija.
刀剑必临到他们的城邑, 毁坏门闩,把人吞灭, 都因他们随从自己的计谋。
7 Populli im synon të largohet nga unë; megjithatë e thërresin Shumë të Lartin, asnjë prej tyre nuk e përlëvdon.
我的民偏要背道离开我; 众先知虽然招呼他们归向至上的主, 却无人尊崇主。
8 Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? Si mund të të bëj si Admahu, ose të të katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashërohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tëra.
以法莲哪,我怎能舍弃你? 以色列啊,我怎能弃绝你? 我怎能使你如押玛? 怎能使你如洗扁? 我回心转意, 我的怜爱大大发动。
9 Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri, i Shenjti midis teje dhe nuk do të vij me zemërim.
我必不发猛烈的怒气, 也不再毁灭以法莲。 因我是 神,并非世人, 是你们中间的圣者; 我必不在怒中临到你们。
10 Ata do të ndjekin Zotin, që do të vrumbullojë si një luan; kur do të vrumbullojë, bijtë e tij do të rendin drejt tij nga perëndimi duke u dridhur.
耶和华必如狮子吼叫, 子民必跟随他。 他一吼叫, 他们就从西方急速而来。
11 Do të rendin duke u dridhur si zogjtë nga Egjipti dhe si pëllumbesha nga vendi i Asirisë; unë do t’i bëj të banojnë në shtëpitë e tyre”, thotë Zoti.
他们必如雀鸟从埃及急速而来, 又如鸽子从亚述地来到。 我必使他们住自己的房屋。 这是耶和华说的。
12 Efraimi më qarkon me gënjeshtra dhe shtëpia e Izraelit me mashtrin. Edhe Juda është akoma i pabindur ndaj Perëndisë dhe të Shenjtit që është besnik.
以法莲用谎话, 以色列家用诡计围绕我; 犹大却靠 神掌权, 向圣者有忠心。

< Osea 11 >