< Osea 10 >

1 Izraeli ishte një vresht i harlisur, që jepte fryt për veten e tij; sa më tepër rritej fryti i tij, aq më tepër i shumonte altarët e tij; sa më i pasur ishte vendi i tij, aq më të bukura i bënte shtyllat e tij të shenjta.
以色列是茂盛的葡萄樹,結果繁多。 果子越多,就越增添祭壇; 地土越肥美,就越造美麗的柱像。
2 Zemra e tyre është gënjeshtare; tani do të marrin ndëshkimin për të. Ai do të rrëzojë altarët e tyre, do të shkatërrojë shtyllat e tyre të shenjta.
他們心懷二意, 現今要定為有罪。 耶和華必拆毀他們的祭壇, 毀壞他們的柱像。
3 Po, tani do të thonë: “Nuk kemi më mbret, sepse nuk kemi pasur frikë nga Zoti; por edhe mbreti çfarë do të mund të bënte për ne?”.
他們必說:我們沒有王, 因為我們不敬畏耶和華。 王能為我們做甚麼呢?
4 Thonë fjalë, betohen me të rreme kur lidhin besëlidhjen; prandaj ndëshkimi lulëzon si kukuta në brazdat e arave.
他們為立約說謊言,起假誓; 因此,災罰如苦菜滋生在田間的誆溝中。
5 Banorët e Samarisë do të drithërohen për viçin e Beth-avenit, sepse populli i tij do të mbajë zi për të dhe priftërinjtë e tij që gëzoheshin me të do të dridhen, mbasi lavdia u largua prej tij.
撒馬利亞的居民必因伯‧亞文的牛犢驚恐; 崇拜牛犢的民和喜愛牛犢的祭司 都必因榮耀離開它,為它悲哀。
6 Vetë idhullin do ta çojnë në Asiri si një dhuratë për mbretin mbrojtës. Efraimi do të turpërohet dhe Izraeli do të koritet për planet e tij.
人必將牛犢帶到亞述當作禮物, 獻給耶雷布王。 以法蓮必蒙羞; 以色列必因自己的計謀慚愧。
7 Sa për Samarinë, mbreti i saj do të zhduket si shkuma mbi ujë.
至於撒馬利亞,她的王必滅沒, 如水面的沫子一樣。
8 Edhe vendet e larta të Avenit, mëkati i Izraelit, do të asgjësohen; ferra dhe gjemba do të rriten mbi altarët e tyre. Atëherë do t’u thonë maleve: “Na mbuloni!”, dhe kodrave: “Na bini përsipër!”.
伯‧亞文的邱壇- 就是以色列取罪的地方必被毀滅; 荊棘和蒺藜必長在他們的祭壇上。 他們必對大山說:遮蓋我們! 對小山說:倒在我們身上!
9 “Që nga ditët e Gibeahut ti ke mëkatuar, o Izrael. Atje u ndalën; në Gibeah beteja kundër të bijve të paudhësisë nuk i arriti.
以色列啊, 你從基比亞的日子以來時常犯罪。 你們的先人曾站在那裏, 現今住基比亞的人 以為攻擊罪孽之輩的戰事臨不到自己。
10 Kur të më pëlqejë, do t’i ndëshkoj; popujt do të mblidhen kundër tyre, kur t’i lidh për të dy paudhësitë e tyre.
我必隨意懲罰他們。 他們為兩樣的罪所纏; 列邦的民必聚集攻擊他們。
11 Efraimi është si një mëshqerrë e stërvitur mirë, së cilës i pëlqen të shijë grurin, por unë do të vë zgjedhën mbi qafën e saj të bukur; do ta lidh Efraimin me parmendën, Juda do të lërojë, Jakobi do të thërmojë plisat”.
以法蓮是馴良的母牛犢,喜愛踹穀, 我卻將軛加在牠肥美的頸項上, 我要使以法蓮拉套。 猶大必耕田; 雅各必耙地。
12 Mbillni për vete sipas drejtësisë, korrni sipas dhemshurisë, lëroni arën tuaj të lënë djerrë, sepse është koha për të kërkuar Zotin, derisa ai të vijë dhe përhapë mbi ju drejtësinë.
你們要為自己栽種公義, 就能收割慈愛。 現今正是尋求耶和華的時候; 你們要開墾荒地,等他臨到, 使公義如雨降在你們身上。
13 Ju keni lëruar ligësinë, keni korrur paudhësinë, keni ngrënë frytin e gënjeshtrës. Duke qenë se ti u ke besuar rrugëve të tua, në turmën e trimave të tu,
你們耕種的是奸惡, 收割的是罪孽, 吃的是謊話的果子。 因你倚靠自己的行為, 仰賴勇士眾多,
14 një trazirë do të lindë në mes të popullit tënd dhe të gjitha fortesat e tua do të shkatërrohen ashtu si Shalmani shkatërroi Beth-arbelin, ditën e betejës, kur nëna u bë copë-copë mbi bijtë.
所以在這民中必有鬨嚷之聲, 你一切的保障必被拆毀, 就如沙勒幔在爭戰的日子拆毀伯‧亞比勒, 將其中的母子一同摔死。
15 Kështu do të ndodhë me ty, o Bethel, për shkak të ligësisë suaj të pamasë. Në mëngjes mbreti i Izraelit do të shkatërrohet krejt.
因他們的大惡, 伯特利必使你們遭遇如此。 到了黎明,以色列的王必全然滅絕。

< Osea 10 >