< Hebrenjve 7 >
1 Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi;
這麥基洗德就是撒冷王,又是至高上帝的祭司,本是長遠為祭司的。他當亞伯拉罕殺敗諸王回來的時候,就迎接他,給他祝福。
2 dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë më së pari “mbreti i drejtësisë”, dhe pastaj edhe “mbreti i Salemit”, domethënë “mbreti i paqes”.
亞伯拉罕也將自己所得來的,取十分之一給他。他頭一個名翻出來就是仁義王,他又名撒冷王,就是平安王的意思。
3 Pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim.
他無父,無母,無族譜,無生之始,無命之終,乃是與上帝的兒子相似。
4 Merrni me mend, pra, sa i madh ishte ky, të cilit Abrahami i dha të dhjetën e plaçkës.
你們想一想,先祖亞伯拉罕將自己所擄來上等之物取十分之一給他,這人是何等尊貴呢!
5 Edhe ata nga bijtë e Levit që marrin priftërinë kanë porosi sipas ligjit të marrin të dhjetën nga populli, pra, nga vëllezërit e tyre, megjithse edhe ata kanë dalë nga mesi i Abrahamit;
那得祭司職任的利未子孫,領命照例向百姓取十分之一,這百姓是自己的弟兄,雖是從亞伯拉罕身中生的,還是照例取十分之一。
6 ndërsa ky, Melkisedeku, ndonëse nuk e kishte gjenealogjinë prej atyre, mori të dhjetën nga Abrahami dhe bekoi atë që kishte premtimet.
獨有麥基洗德,不與他們同譜,倒收納亞伯拉罕的十分之一,為那蒙應許的亞伯拉罕祝福。
7 Dhe s’ka kundërshtim se më i vogli bekohet nga më i madhi.
從來位分大的給位分小的祝福,這是駁不倒的理。
8 Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron.
在這裏收十分之一的都是必死的人;但在那裏收十分之一的,有為他作見證的說,他是活的;
9 Dhe, që të them kështu, vetë Levi, që merr të dhjetat, dha të dhjeta te Abrahami,
並且可說那受十分之一的利未,也是藉着亞伯拉罕納了十分之一。
10 sepse ishte ende në mesin e t’et, kur Melkisedeku i doli përpara.
因為麥基洗德迎接亞伯拉罕的時候,利未已經在他先祖的身中。
11 Sepse, po të ishte përkryerja me anë të priftërisë levitike (sepse populli e mori ligji nën atë), ç’nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit?
從前百姓在利未人祭司職任以下受律法,倘若藉這職任能得完全,又何用另外興起一位祭司,照麥基洗德的等次,不照亞倫的等次呢?
12 Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.
祭司的職任既已更改,律法也必須更改。
13 Sepse ai për të cilin bëhet fjalë i përket një fisi tjetër, prej të cilit askush nuk i ka shërbyer ndonjëherë altarit;
因為這話所指的人本屬別的支派,那支派裏從來沒有一人伺候祭壇。
14 sepse dihet se Perëndia ynë lindi nga fisi i Judës, për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinë.
我們的主分明是從猶大出來的;但這支派,摩西並沒有提到祭司。
15 Dhe kjo bëhet edhe më e qartë, në qoftë se del një prift tjetër pas shëmbëllimit të Melkisedekut,
倘若照麥基洗德的樣式,另外興起一位祭司來,我的話更是顯而易見的了。
16 që nuk u bë i tillë në bazë të ligjit të porosisë së mishit, po në bazë të fuqisë të jetës së pashkatërrueshme.
他成為祭司,並不是照屬肉體的條例,乃是照無窮之生命的大能。
17 Sepse Shkrimi dëshmon: “Ti je prift për jetë të jetës, sipas rendit të Melkisedekut”. (aiōn )
因為有給他作見證的說:「你是照着麥基洗德的等次永遠為祭司。」 (aiōn )
18 Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,
先前的條例,因軟弱無益,所以廢掉了,
19 sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë.
(律法原來一無所成)就引進了更美的指望;靠這指望,我們便可以進到上帝面前。
20 Dhe kjo nuk u bë pa betim. Sepse ata bëheshin priftërinj pa bërë betim,
再者,耶穌為祭司,並不是不起誓立的。
21 (ndërsa ky në bazë të betimit nga ana e atij që i tha: “Perëndia u betua dhe nuk do të pendohet: Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut”). (aiōn )
至於那些祭司,原不是起誓立的,只有耶穌是起誓立的;因為那立他的對他說:「主起了誓,決不後悔,你是永遠為祭司。」 (aiōn )
22 Kështu Jezusi u bë garant i një besëlidhjeje shumë më të mirë.
既是起誓立的,耶穌就作了更美之約的中保。
23 Për më tepër ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin për gjithnjë,
那些成為祭司的,數目本來多,是因為有死阻隔,不能長久。
24 kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme, (aiōn )
這位既是永遠常存的,他祭司的職任就長久不更換。 (aiōn )
25 prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.
凡靠着他進到上帝面前的人,他都能拯救到底;因為他是長遠活着,替他們祈求。
26 Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej,
像這樣聖潔、無邪惡、無玷污、遠離罪人、高過諸天的大祭司,原是與我們合宜的。
27 i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten.
他不像那些大祭司,每日必須先為自己的罪,後為百姓的罪獻祭;因為他只一次將自己獻上,就把這事成全了。
28 Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, që vjen pas ligjit, vë Birin që është i përkryer në jetë të jetës. (aiōn )
律法本是立軟弱的人為大祭司;但在律法以後起誓的話,是立兒子為大祭司,乃是成全到永遠的。 (aiōn )