< Hebrenjve 2 >

1 Prandaj ne duhet t’u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.
δια τουτο δει περισσοτερωσ ημασ προσεχειν τοισ ακουσθεισιν μηποτε παραρρυωμεν
2 Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,
ει γαρ ο δι αγγελων λαληθεισ λογοσ εγενετο βεβαιοσ και πασα παραβασισ και παρακοη ελαβεν ενδικον μισθαποδοσιαν
3 si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,
πωσ ημεισ εκφευξομεθα τηλικαυτησ αμελησαντεσ σωτηριασ ητισ αρχην λαβουσα λαλεισθαι δια του κυριου υπο των ακουσαντων εισ ημασ εβεβαιωθη
4 ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.
συνεπιμαρτυρουντοσ του θεου σημειοισ τε και τερασιν και ποικιλαισ δυναμεσιν και πνευματοσ αγιου μερισμοισ κατα την αυτου θελησιν
5 Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
ου γαρ αγγελοισ υπεταξεν την οικουμενην την μελλουσαν περι ησ λαλουμεν
6 por dikush dëshmoi diku duke thënë: “Ç’është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
διεμαρτυρατο δε που τισ λεγων τι εστιν ανθρωποσ οτι μιμνησκη αυτου η υιοσ ανθρωπου οτι επισκεπτη αυτον
7 Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
ηλαττωσασ αυτον βραχυ τι παρ αγγελουσ δοξη και τιμη εστεφανωσασ αυτον
8 Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij”. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,
παντα υπεταξασ υποκατω των ποδων αυτου εν γαρ τω υποταξαι αυτω τα παντα ουδεν αφηκεν αυτω ανυποτακτον νυν δε ουπω ορωμεν αυτω τα παντα υποτεταγμενα
9 por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
τον δε βραχυ τι παρ αγγελουσ ηλαττωμενον βλεπομεν ιησουν δια το παθημα του θανατου δοξη και τιμη εστεφανωμενον οπωσ χαριτι θεου υπερ παντοσ γευσηται θανατου
10 Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
επρεπεν γαρ αυτω δι ον τα παντα και δι ου τα παντα πολλουσ υιουσ εισ δοξαν αγαγοντα τον αρχηγον τησ σωτηριασ αυτων δια παθηματων τελειωσαι
11 Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër,
ο τε γαρ αγιαζων και οι αγιαζομενοι εξ ενοσ παντεσ δι ην αιτιαν ουκ επαισχυνεται αδελφουσ αυτουσ καλειν
12 duke thënë: “Vëllezërve të mi do t’ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës”.
λεγων απαγγελω το ονομα σου τοισ αδελφοισ μου εν μεσω εκκλησιασ υμνησω σε
13 Edhe më: “Do të shpresoj në të”. Dhe përsëri: “Ja unë, dhe fëmijët që m’i dha Perëndia”.
και παλιν εγω εσομαι πεποιθωσ επ αυτω και παλιν ιδου εγω και τα παιδια α μοι εδωκεν ο θεοσ
14 Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
επει ουν τα παιδια κεκοινωνηκεν σαρκοσ και αιματοσ και αυτοσ παραπλησιωσ μετεσχεν των αυτων ινα δια του θανατου καταργηση τον το κρατοσ εχοντα του θανατου τουτ εστιν τον διαβολον
15 edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
και απαλλαξη τουτουσ οσοι φοβω θανατου δια παντοσ του ζην ενοχοι ησαν δουλειασ
16 Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
ου γαρ δηπου αγγελων επιλαμβανεται αλλα σπερματοσ αβρααμ επιλαμβανεται
17 Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
οθεν ωφειλεν κατα παντα τοισ αδελφοισ ομοιωθηναι ινα ελεημων γενηται και πιστοσ αρχιερευσ τα προσ τον θεον εισ το ιλασκεσθαι τασ αμαρτιασ του λαου
18 sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen.
εν ω γαρ πεπονθεν αυτοσ πειρασθεισ δυναται τοισ πειραζομενοισ βοηθησαι

< Hebrenjve 2 >