< Hebrenjve 10 >

1 Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t’i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.
ܢܡܘܤܐ ܓܝܪ ܛܠܢܝܬܐ ܐܝܬ ܗܘܐ ܒܗ ܕܛܒܬܐ ܕܥܬܝܕܢ ܠܐ ܗܘܐ ܩܢܘܡܐ ܕܝܠܗܝܢ ܕܨܒܘܬܐ ܡܛܠ ܗܢܐ ܟܕ ܒܟܠ ܫܢܐ ܗܢܘܢ ܟܕ ܗܢܘܢ ܕܒܚܐ ܡܬܩܪܒܝܢ ܗܘܘ ܠܐ ܡܡܬܘ ܐܫܟܚܘ ܕܢܓܡܪܘܢ ܠܐܝܠܝܢ ܕܡܩܪܒܝܢ ܠܗܘܢ
2 Sepse përndryshe do të kishin pushuar t’i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?
ܐܠܘ ܓܝܪ ܓܡܪܝܢ ܗܘܘ ܟܒܪ ܕܝܢ ܐܬܬܢܝܚܘ ܡܢ ܩܘܪܒܢܝܗܘܢ ܡܛܠ ܕܠܐ ܡܟܝܠ ܛܪܝܐ ܗܘܬ ܠܗܘܢ ܬܐܪܬܗܘܢ ܒܚܛܗܐ ܠܐܝܠܝܢ ܕܚܕܐ ܙܒܢ ܐܬܕܟܝܘ ܠܗܘܢ
3 Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
ܐܠܐ ܒܗܘܢ ܒܕܒܚܐ ܡܕܟܪܝܢ ܚܛܗܝܗܘܢ ܒܟܠ ܫܢܐ
4 sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
ܠܐ ܓܝܪ ܡܫܟܚ ܕܡܐ ܕܬܘܪܐ ܘܕܨܦܪܝܐ ܠܡܕܟܝܘ ܚܛܗܐ
5 Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
ܡܛܠ ܗܢܐ ܟܕ ܥܐܠ ܠܥܠܡܐ ܐܡܪ ܒܕܒܚܐ ܘܩܘܪܒܢܐ ܠܐ ܨܒܝܬ ܦܓܪܐ ܕܝܢ ܐܠܒܫܬܢܝ
6 ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
ܘܝܩܕܐ ܫܠܡܐ ܕܚܠܦ ܚܛܗܐ ܠܐ ܫܐܠܬ
7 Atëherë unë thashë: “Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd””.
ܗܝܕܝܢ ܐܡܪܬ ܕܗܐ ܐܢܐ ܐܬܐ ܐܢܐ ܕܒܪܝܫ ܟܬܒܐ ܟܬܝܒ ܥܠܝ ܕܐܥܒܕ ܨܒܝܢܟ ܐܠܗܐ
8 Mbasi tha: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit”,
ܡܢ ܠܥܠ ܐܡܪ ܕܕܒܚܐ ܘܩܘܪܒܢܐ ܘܝܩܕܐ ܫܠܡܐ ܕܚܠܦ ܚܛܗܐ ܠܐ ܨܒܝܬ ܗܢܘܢ ܕܡܬܩܪܒܝܢ ܗܘܘ ܒܢܡܘܤܐ
9 ai shtoi: “Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd”. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
ܘܒܬܪܗ ܐܡܪ ܕܗܐ ܐܬܐ ܐܢܐ ܕܐܥܒܕ ܨܒܝܢܟ ܐܠܗܐ ܒܗܕܐ ܒܛܠ ܠܩܕܡܝܬܐ ܕܢܩܝܡ ܠܕܬܪܬܝܢ
10 Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.
ܒܗܢܐ ܓܝܪ ܨܒܝܢܗ ܐܬܩܕܫܢ ܒܩܘܪܒܢܐ ܕܦܓܪܗ ܕܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܕܚܕܐ ܙܒܢ
11 Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,
ܟܠ ܪܒ ܟܘܡܪܐ ܓܝܪ ܕܩܐܡ ܗܘܐ ܘܡܫܡܫ ܟܠܝܘܡ ܗܢܘܢ ܒܗܢܘܢ ܕܒܚܐ ܡܩܪܒ ܗܘܐ ܐܝܠܝܢ ܕܡܢ ܡܬܘܡ ܠܐ ܡܫܟܚܝܢ ܗܘܘ ܠܡܕܟܝܘ ܚܛܗܐ
12 ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,
ܗܢܐ ܕܝܢ ܚܕ ܕܒܚܐ ܩܪܒ ܚܠܦ ܚܛܗܐ ܘܝܬܒ ܥܠ ܝܡܝܢܐ ܕܐܠܗܐ ܠܥܠܡ
13 duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t’i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.
ܘܡܩܘܐ ܡܟܝܠ ܥܕܡܐ ܕܢܬܬܤܝܡܘܢ ܒܥܠܕܒܒܘܗܝ ܟܘܒܫܐ ܬܚܝܬ ܪܓܠܘܗܝ
14 Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.
ܒܚܕ ܓܝܪ ܩܘܪܒܢܐ ܓܡܪ ܠܐܝܠܝܢ ܕܡܬܩܕܫܝܢ ܒܗ ܠܥܠܡ
15 Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:
ܤܗܕܐ ܠܢ ܕܝܢ ܐܦ ܪܘܚܐ ܕܩܘܕܫܐ ܕܐܡܪܬ
16 “Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t’i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj në mendjet e tyre”,
ܗܕܐ ܗܝ ܕܝܬܩܐ ܕܐܬܠ ܠܗܘܢ ܡܢ ܒܬܪ ܝܘܡܬܐ ܗܢܘܢ ܐܡܪ ܡܪܝܐ ܐܬܠܝܘܗܝ ܠܢܡܘܤܝ ܒܡܕܥܝܗܘܢ ܘܥܠ ܠܒܘܬܗܘܢ ܐܟܬܒܝܘܗܝ
17 shton: “Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre”.
ܘܥܘܠܗܘܢ ܘܚܛܗܝܗܘܢ ܠܐ ܐܬܕܟܪ ܠܗܘܢ
18 Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.
ܐܝܟܐ ܕܝܢ ܕܐܝܬ ܫܘܒܩܢܐ ܕܚܛܗܐ ܠܐ ܡܬܒܥܐ ܩܘܪܒܢܐ ܕܚܠܦ ܚܛܗܐ
19 Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,
ܐܝܬ ܠܢ ܗܟܝܠ ܐܚܝ ܓܠܝܘܬ ܐܦܐ ܒܡܥܠܢܐ ܕܒܝܬ ܩܘܕܫܐ ܒܕܡܗ ܕܝܫܘܥ
20 me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,
ܘܐܘܪܚܐ ܕܚܝܐ ܕܚܕܬ ܠܢ ܗܫܐ ܒܐܦܝ ܬܪܥܐ ܕܐܝܬܘܗܝ ܒܤܪܗ
21 edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,
ܘܐܝܬ ܠܢ ܟܘܡܪܐ ܪܒܐ ܥܠ ܒܝܬܗ ܕܐܠܗܐ
22 le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.
ܢܩܪܘܒ ܗܟܝܠ ܒܠܒܐ ܫܪܝܪܐ ܘܒܬܘܟܠܢܐ ܕܗܝܡܢܘܬܐ ܟܕ ܪܤܝܤܝܢ ܠܒܘܬܢ ܘܕܟܝܢ ܡܢ ܬܐܪܬܐ ܒܝܫܬܐ ܘܡܤܚܝ ܦܓܪܢ ܒܡܝܐ ܕܟܝܐ
23 Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.
ܘܢܚܡܤܢ ܒܬܘܕܝܬܐ ܕܤܒܪܢ ܘܠܐ ܢܨܛܠܐ ܡܗܝܡܢ ܗܘ ܓܝܪ ܡܢ ܕܡܠܟ ܠܢ
24 Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,
ܘܢܚܘܪ ܚܕ ܒܚܕ ܒܓܘܪܓܐ ܕܚܘܒܐ ܘܕܥܒܕܐ ܛܒܐ
25 pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
ܘܠܐ ܢܗܘܐ ܫܒܩܝܢ ܟܢܘܫܝܢ ܐܝܟ ܕܐܝܬ ܥܝܕܐ ܠܐܢܫ ܐܢܫ ܐܠܐ ܒܥܘ ܚܕ ܡܢ ܚܕ ܝܬܝܪܐܝܬ ܟܡܐ ܕܚܙܝܬܘܢ ܕܩܪܒ ܝܘܡܐ ܗܘ
26 Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,
ܐܢ ܓܝܪ ܒܨܒܝܢܗ ܢܚܛܐ ܐܢܫ ܡܢ ܒܬܪ ܕܩܒܠ ܝܕܥܬܐ ܕܫܪܪܐ ܠܝܬ ܡܟܝܠ ܕܒܚܬܐ ܕܬܬܩܪܒ ܚܠܦ ܚܛܗܐ
27 por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.
ܐܠܐ ܥܬܝܕ ܗܘ ܕܝܢܐ ܕܚܝܠܐ ܘܛܢܢܐ ܕܢܘܪܐ ܕܐܟܠ ܠܒܥܠܕܒܒܐ
28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.
ܐܢ ܓܝܪ ܐܝܢܐ ܕܥܒܪ ܥܠ ܢܡܘܤܐ ܕܡܘܫܐ ܥܠ ܦܘܡ ܬܪܝܢ ܘܬܠܬܐ ܤܗܕܝܢ ܕܠܐ ܪܚܡܝܢ ܡܐܬ
29 Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?
ܟܡܐ ܤܒܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܝܬܝܪܐܝܬ ܡܤܡ ܒܪܫܐ ܢܩܒܠ ܐܝܢܐ ܕܕܫܗ ܠܒܪܗ ܕܐܠܗܐ ܘܚܫܒ ܕܡܐ ܕܕܝܬܩܐ ܕܝܠܗ ܐܝܟ ܕܟܠܢܫ ܕܒܗ ܐܬܩܕܫ ܘܨܥܪ ܠܪܘܚܐ ܕܛܝܒܘܬܐ
30 Sepse ne e dimë atë që ka thënë: “Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin”, thotë Perëndia. Dhe përsëri: “Perëndia do të gjykojë popullin e vet”.
ܝܕܥܝܢܢ ܠܗܘ ܕܐܡܪ ܕܕܝܠܝ ܗܝ ܬܒܥܬܐ ܘܐܢܐ ܐܦܪܘܥ ܘܬܘܒ ܕܢܕܘܢ ܡܪܝܐ ܠܥܡܗ
31 Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.
ܕܚܠܬܐ ܗܝ ܪܒܬܐ ܠܡܦܠ ܒܐܝܕܘܗܝ ܕܐܠܗܐ ܚܝܐ
32 Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,
ܐܬܕܟܪܘ ܗܟܝܠ ܠܝܘܡܬܐ ܩܕܡܝܐ ܗܢܘܢ ܕܒܗܘܢ ܩܒܠܬܘܢ ܡܥܡܘܕܝܬܐ ܘܐܓܘܢܐ ܪܒܐ ܤܝܒܪܬܘܢ ܕܚܫܐ ܒܚܤܕܐ ܘܒܐܘܠܨܢܐ
33 herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.
ܘܕܗܘܝܬܘܢ ܚܙܘܢܐ ܘܐܦ ܐܫܬܘܬܦܬܘܢ ܠܐܢܫܐ ܕܗܠܝܢ ܤܝܒܪܘ
34 Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t’ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
ܘܟܐܒ ܠܟܘܢ ܥܠ ܐܝܠܝܢ ܕܐܤܝܪܝܢ ܘܚܛܘܦܝܐ ܕܢܟܤܝܟܘܢ ܒܚܕܘܬܐ ܤܝܒܪܬܘܢ ܡܛܠ ܕܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܐܝܬ ܠܟܘܢ ܩܢܝܢܐ ܒܫܡܝܐ ܕܡܝܬܪ ܗܘ ܘܠܐ ܥܒܪ
35 Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
ܠܐ ܗܟܝܠ ܬܘܒܕܘܢ ܓܠܝܘܬ ܐܦܐ ܕܐܝܬ ܠܟܘܢ ܕܥܬܝܕ ܠܗ ܐܓܪܐ ܤܓܝܐܐ
36 Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
ܡܤܝܒܪܢܘܬܐ ܗܘ ܓܝܪ ܡܬܒܥܝܐ ܠܟܘܢ ܕܬܥܒܕܘܢ ܨܒܝܢܐ ܕܐܠܗܐ ܘܬܤܒܘܢ ܡܘܠܟܢܐ
37 “Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
ܡܛܠ ܕܩܠܝܠ ܗܘ ܙܒܢܐ ܘܛܒ ܙܥܘܪ ܕܢܐܬܐ ܗܘ ܕܐܬܐ ܘܠܐ ܢܘܚܪ
38 Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të”.
ܟܐܢܐ ܕܝܢ ܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܕܝܠܝ ܢܚܐ ܘܐܢ ܡܬܩܛܥܐ ܠܗ ܠܐ ܨܒܝܐ ܒܗ ܢܦܫܝ
39 Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
ܚܢܢ ܕܝܢ ܠܐ ܗܘܝܢ ܕܩܘܛܥܐ ܕܡܘܒܠܐ ܠܐܒܕܢܐ ܐܠܐ ܕܗܝܡܢܘܬܐ ܕܡܩܢܝܐ ܠܢ ܢܦܫܢ

< Hebrenjve 10 >