< Hagai 2 >

1 Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
七月二十一日,耶和华的话临到先知哈该说:
2 “Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:
“你要晓谕犹大省长撒拉铁的儿子所罗巴伯和约撒答的儿子大祭司约书亚,并剩下的百姓,说:
3 “Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?
你们中间存留的,有谁见过这殿从前的荣耀呢?现在你们看着如何?岂不在眼中看如无有吗?”
4 Dhe tani ji i fortë, Zorobabel”, thotë Zoti, “ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit”, thotë Zoti, “dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju”, thotë Zoti i ushtrive,
耶和华说:“所罗巴伯啊,虽然如此,你当刚强!约撒答的儿子大祭司约书亚啊,你也当刚强!这地的百姓,你们都当刚强做工,因为我与你们同在。这是万军之耶和华说的。
5 “sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë”.
这是照着你们出埃及我与你们立约的话。那时,我的灵住在你们中间,你们不要惧怕。”
6 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: “Edhe një herë, pas pak, unë do t’i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;
万军之耶和华如此说:“过不多时,我必再一次震动天地、沧海,与旱地。
7 do t’i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi”, thotë Zoti i ushtrive.
我必震动万国;万国的珍宝必都运来,我就使这殿满了荣耀。这是万军之耶和华说的。”
8 “Argjendi është imi, ari është imi”, thotë Zoti i ushtrive.
万军之耶和华说:“银子是我的,金子也是我的。
9 “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit”, thotë Zoti i ushtrive; “dhe në këtë vend unë do të sjell paqen””, thotë Zoti i ushtrive.
这殿后来的荣耀必大过先前的荣耀;在这地方我必赐平安。这是万军之耶和华说的。”
10 Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:
大流士王第二年九月二十四日,耶和华的话临到先知哈该说:
11 “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:
万军之耶和华如此说:“你要向祭司问律法,
12 “Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?””. Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: “Jo!”.
说:若有人用衣襟兜圣肉,这衣襟挨着饼,或汤,或酒,或油,或别的食物,便算为圣吗?”祭司说:“不算为圣。”
13 Atëherë Hagai u tha atyre: “Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?”. Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: “Po, ajo do të bëhet e papastër”.
哈该又说:“若有人因摸死尸染了污秽,然后挨着这些物的哪一样,这物算污秽吗?”祭司说:“必算污秽。”
14 Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: “Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje”, thotë Zoti, “dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.
于是哈该说:“耶和华说:这民这国,在我面前也是如此;他们手下的各样工作都是如此;他们在坛上所献的也是如此。”
15 Tani mendohuni mirë që sot e tutje, para se të vendoset guri mbi gur në tempullin e Zotit.
现在你们要追想,此日以前,耶和华的殿没有一块石头垒在石头上的光景。
16 Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.
在那一切日子,有人来到谷堆,想得二十斗,只得了十斗。有人来到酒池,想得五十桶,只得了二十桶。
17 Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë”, thotë Zoti.
在你们手下的各样工作上,我以旱风、霉烂、冰雹攻击你们,你们仍不归向我。这是耶和华说的。
18 “Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:
你们要追想此日以前,就是从这九月二十四日起,追想到立耶和华殿根基的日子。
19 a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t’ju bekoj”.
仓里有谷种吗?葡萄树、无花果树、石榴树、橄榄树都没有结果子。从今日起,我必赐福与你们。
20 Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:
这月二十四日,耶和华的话二次临到哈该说:
21 “Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: “Unë do t’i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,
“你要告诉犹大省长所罗巴伯说:我必震动天地。
22 do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.
我必倾覆列国的宝座,除灭列邦的势力,并倾覆战车和坐在其上的。马必跌倒,骑马的败落,各人被弟兄的刀所杀。
23 Atë ditë”, thotë Zoti i ushtrive, “unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im”, thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur””, thotë Zoti i ushtrive.
万军之耶和华说:我仆人撒拉铁的儿子所罗巴伯啊,到那日,我必以你为印,因我拣选了你。这是万军之耶和华说的。”

< Hagai 2 >