< Zanafilla 50 >

1 Atëherë Jozefi u hodh mbi fytyrën e të atit, qau mbi të dhe e puthi.
约瑟伏在他父亲的面上哀哭,与他亲嘴。
2 Pastaj Jozefi urdhëroi mjekët që ishin në shërbim të tij të balsamosnin të atin; dhe mjekët e balsamosën Izraelin.
约瑟吩咐伺候他的医生用香料薰他父亲,医生就用香料薰了以色列。
3 U deshën dyzet ditë, sepse e tillë ishte koha e nevojshme për balsamimin; dhe Egjiptasit e qanë shtatëdhjetë ditë.
薰尸的常例是四十天;那四十天满了,埃及人为他哀哭了七十天。
4 Kur kaluan ditët e zisë të mbajtura për të, Jozefi foli në shtëpinë e Faraonit duke thënë: “Në qoftë se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit këto fjalë:
为他哀哭的日子过了,约瑟对法老家中的人说:“我若在你们眼前蒙恩,请你们报告法老说:
5 Ati im më ka vënë të betohem dhe më ka thënë: “Ja, unë jam duke vdekur; më varros në varrin që kam gërmuar në vendin e Kanaanit”. Tani, pra, më lejo të ngjitem për të varrosur atin tim, pastaj do të kthehem”.
‘我父亲要死的时候叫我起誓说:你要将我葬在迦南地,在我为自己所掘的坟墓里。’现在求你让我上去葬我父亲,以后我必回来。”
6 Faraoni u përgjegj: “Ngjitu dhe varrose atin tënd ashtu si të ka vënë të betohesh”.
法老说:“你可以上去,照着你父亲叫你起的誓,将他葬埋。”
7 Atëherë Jozefi u ngjit për të varrosur të atin; dhe me të u ngjitën tërë shërbëtorët e Faraonit, të moshuarit e shtëpisë së tij dhe tërë të moshuarit e vendit të Egjiptit,
于是约瑟上去葬他父亲。与他一同上去的,有法老的臣仆和法老家中的长老,并埃及国的长老,
8 dhe tërë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Në vendin e Goshenit lanë vetëm fëmijët e tyre të vegjël, kopetë me bagëtinë e imët dhe me bagëtinë e trashë.
还有约瑟的全家和他的弟兄们,并他父亲的眷属;只有他们的妇人孩子,和羊群牛群,都留在歌珊地。
9 Me të u ngjitën lart gjithashtu qerre dhe kalorës, aq sa u formua një vargan i madh njerëzish.
又有车辆马兵,和他一同上去;那一帮人甚多。
10 Me të arritur në lëmin e Atadit, që është përtej Jordanit, u dëgjuan vajtime të mëdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin.
他们到了约旦河外、亚达的禾场,就在那里大大地号咷痛哭。约瑟为他父亲哀哭了七天。
11 Kur banorët e vendit, Kananejtë, panë zinë në lëmin e Atadit, thanë: “Kjo është një zi e madhe për Egjiptasit!”. Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet përtej Jordanit.
迦南的居民见亚达禾场上的哀哭,就说:“这是埃及人一场极大的哀哭。”因此那地方名叫亚伯·麦西,是在约旦河东。
12 Bijtë e tij bënë për të atë që ai i kishte urdhëruar.
雅各的儿子们就遵着他父亲所吩咐的办了,
13 Bijtë e tij e bartën në vendin e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e fushës së Malkpelahut, përballë Mamres, që Abrahami e kishte blerë bashkë me arën nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.
把他搬到迦南地,葬在幔利前、麦比拉田间的洞里;那洞和田是亚伯拉罕向赫人以弗 买来为业,作坟地的。
14 Mbasi varrosi të atin, Jozefi u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit e tij dhe me të gjithë ata që ishin ngjitur deri atje për të varrosur atin e tij.
约瑟葬了他父亲以后,就和众弟兄,并一切同他上去葬他父亲的人,都回埃及去了。
15 Vëllezërit e Jozefit kur panë se ati i tyre vdiq, thanë: “Mos vallë Jozefi na mban inat dhe merr hak për tërë të keqen që i kemi bërë?”.
约瑟的哥哥们见父亲死了,就说:“或者约瑟怀恨我们,照着我们从前待他一切的恶足足地报复我们。”
16 Atëherë i çuan fjalë Jozefit: “Ati yt para se të vdiste dha këtë porosi duke thënë:
他们就打发人去见约瑟,说:“你父亲未死以先吩咐说:
17 “Kështu do t’i thoni Jozefit: “Falu vëllezërve të tu të keqen që të kanë bërë, mëkatin e tyre, sepse të kanë bërë keq”. Falu, pra, tani krimin shërbëtorëve të Perëndisë të atit tënd”. Jozefi qau kur i folën kështu.
‘你们要对约瑟这样说:从前你哥哥们恶待你,求你饶恕他们的过犯和罪恶。’如今求你饶恕你父亲 神之仆人的过犯。”他们对约瑟说这话,约瑟就哭了。
18 Pastaj erdhën edhe vëllezërit e tij dhe u shtrinë para tij, dhe i thanë: “Ja, ne jemi shërbëtorët e tu”.
他的哥哥们又来俯伏在他面前,说:“我们是你的仆人。”
19 Jozefi u tha atyre: “Mos u trembni, se mos jam unë në vend të Perëndisë?
约瑟对他们说:“不要害怕,我岂能代替 神呢?
20 Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.
从前你们的意思是要害我,但 神的意思原是好的,要保全许多人的性命,成就今日的光景。
21 Tani, pra, mos kini frikë; unë do të siguroj ushqimin për ju dhe për bijtë tuaj”. Kështu u dha zemër dhe i foli zemrës së tyre me ëmbëlsi.
现在你们不要害怕,我必养活你们和你们的妇人孩子。”于是约瑟用亲爱的话安慰他们。
22 Kështu Jozefi banoi në Egjipt, ai dhe shtëpia e të atit, dhe jetoi njëqind e dhjetë vjet.
约瑟和他父亲的眷属都住在埃及。约瑟活了一百一十岁。
23 Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë; edhe bijtë e Makirit, bir i Manasit, lindën mbi gjunjët e tij.
约瑟得见以法莲第三代的子孙。玛拿西的孙子、玛吉的儿子也养在约瑟的膝上。
24 Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: “Unë po vdes; por Perëndia do t’ju vizitojë me siguri dhe do t’ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit”.
约瑟对他弟兄们说:“我要死了,但 神必定看顾你们,领你们从这地上去,到他起誓所应许给亚伯拉罕、以撒、雅各之地。”
25 Pastaj Jozefi i vuri të betohen bijtë e Izraelit, duke thënë: “Perëndia me siguri do t’ju vizitojë; atëherë ju do t’i hiqni kockat e mia që këtej”.
约瑟叫以色列的子孙起誓说:“神必定看顾你们;你们要把我的骸骨从这里搬上去。”
26 Pastaj Jozefi vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç; e balsamosën dhe e futën në një arkivol në Egjipt.
约瑟死了,正一百一十岁。人用香料将他薰了,把他收殓在棺材里,停在埃及。

< Zanafilla 50 >