< Zanafilla 44 >

1 Jozefi i dha këtë urdhër kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: “Mbushi trastat e këtyre njerëzve me aq ushqime sa mund të mbajnë dhe vëri paratë e secilit në grykën e çdo traste.
然後若瑟吩咐自己的管家說:「將糧食裝滿這些人的布袋,他們能帶多少,就裝多少;將每人的銀錢仍放在他的布袋口處,
2 Përveç kësaj vëre kupën time, kupën prej argjëndi, në grykën e trastës të më të riut, bashkë me paratë e grurit të tij”. Dhe ai bëri ashtu siç i tha Jozefi.
再將我的銀杯和內最年幼購糧的銀錢,一併放在他的布袋口處。」管家就照若瑟吩咐的話做了。
3 Në mëngjes, sa u bë ditë, i nisën ata njerëz me gomarët e tyre.
清早天一發亮,就遣送這些人帶著他們的驢走了。
4 Sapo kishin dalë nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: “Çohu, ndiqi ata njerëz dhe kur t’i kesh arritur, thuaju atyre: “Pse e shpërblyet të mirën me të keqe?
他們出了城,還不很遠,若瑟就對他的管家說:「你起身去追趕那些人,追上他們,就對他們說:你們為什麼以惡報善﹖
5 A nuk është ajo kupa me të cilën pi zotëria im dhe që e përdor për të parathënë të ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellë kështu””.
為什麼偷去我的銀杯﹖這杯是我主人為飲酒占卜用的啊! 你們作的實在不對! 」
6 Ai i arriti ata dhe u tha këto fjalë.
管家追上他們,就對他們說了這些話。
7 Atëherë ata iu përgjegjën: “Pse zotëria im na drejton fjalë si këto? Shërbyesit e tu duhet t’i shmangen një qëndrimi të tillë!
他們回答說:「我主怎麼說些這樣的話﹖你的僕人們決不敢做這樣的事!
8 Ja, pra, ne të kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit paratë që kishim gjetur në grykën e trastave tona; si mund të vidhnim argjend ose flori nga shtëpia e zotërisë tënd?
你看! 我們在布袋口所發現的銀錢,還從客納罕地帶回來給了你,我們怎能偷你主人家的金銀呢﹖
9 Ai prej shërbëtorëve të tu të cilit do t’i gjendet kupa, të dënohet me vdekje; edhe gjithashtu ne do të bëhemi skllevër të zotërisë tënd”.
在你僕人中,不論在誰那裏搜出來,誰就該死,並且我們都該作我主的奴隸。」
10 Ai tha: “Mirë, pra, le të bëhet si thoni ju: ai të cilit do t’i gjendet kupa do të bëhet skllavi im dhe ju do të jeni të pafaj”.
管家答說:「也好,就照你們的話做;只是在誰那裏搜出來,誰該作我的奴隸;你們其餘的人可自由離去。」
11 Kështu secili prej tyre nxitoi të ulë për tokë trastën e vet dhe e hapi.
於是他們各人急忙將自己的布袋卸下,放在地上,各人打開自己的布袋。
12 Dhe kryeshërbëtori i kontrolloi, duke filluar nga më i moshuari dhe duke mbaruar me më të riun; dhe kupa u gjet në thesin e Beniaminit.
管家便一一搜查,從年長的開始,到年幼的為止;結果那杯在本雅明的布袋裏搜了出來。
13 Atëherë ata i shqyen rrobat e tyre, ringarkuan secili gomarin e vet dhe u kthyen në qytet.
他們遂撕裂了自己的衣服,各人又使驢馱上重載,回城裏去了。
14 Juda dhe vëllezërit e tij arritën në shtëpinë e Jozefit, që gjendej akoma aty, dhe u shtrinë për tokë para tij.
猶大和他的兄弟們進了若瑟的家,若瑟還在那裏,他們就在他面前俯伏在地。
15 Dhe Jozefi u tha atyre: “Çfarë veprimi është ky që keni bërë? Nuk e dini që një njeri si unë është në gjëndje të parathotë të ardhmen?”.
若瑟對他們說:「你們作的是什麼事﹖難道你們不知道像我這樣的人會占卜嗎﹖」
16 Juda u përgjegj: “Ç’do t’i themi zotërisë tim? Çfarë fjalë do të përdorim ose si do të mund të justifikohemi? Perëndia ka rigjetur paudhësinë e shërbëtorëve të tu. Ja, jemi skllevër të zotërisë tim, si ne ashtu edhe ai në dorën e të cilit u gjet kupa”.
猶大答說:「我們對我主還能說什麼﹖還有什麼話可說﹖我們如何能表白自己﹖天主已查出了你僕人們的罪惡。我們和在他手裏搜出杯來的,都應作我主的奴隸。」
17 Por Jozefi tha: “Larg meje një veprim i tillë! Njeriu, në dorën e të cilit u gjet kupa, do të jetë skllavi im; sa për ju, kthehuni në paqe tek ati juaj”.
若瑟答說:「我決不這樣做;在誰手裏搜出杯來,誰就該作我的奴隸;至於你們,都可平安上去,回到你們父親那裏。」
18 Atëherë Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: “Të lutem, zotëria im, lejoje shërbëtorin tënd që t’i thotë një fjalë zotërisë tim, dhe mos u zemëro me shërbëtorin tënd, sepse ti je si Faraoni.
猶大近前對若瑟說:「我主,請原諒,容你僕人向我主進一言,請不要對你僕人動怒,因為你原與法郎無異。
19 Zotëria im i pyeti shërbëtorët e tij duke thënë: “A keni ju baba apo vëlla?”.
我主以前曾問僕人們說:你們還有父親或兄弟嗎﹖
20 Dhe ne iu përgjegjëm zotërisë tim: “Kemi një baba që është plak me një bir të ri, që i ka lindur në pleqëri; i vëllai ka vdekur, kështu ai ka mbetur i vetmi bir i nënës së tij dhe i ati e do”.
我們曾回答我主說:還有老父和他老年生的幼兒;他的哥哥死了,他母親只剩下了他一個;為此父親非常疼愛他。
21 Atëherë ti u the shërbëtorëve të tu: “Sillmani këtu që të mund ta shoh me sytë e mi”.
你就對你僕人們說:將他帶到我這裏來,我要親眼看看他。
22 Dhe ne i thamë zotërisë tim: “Fëmija nuk mund ta lërë atin e tij, sepse po të duhej ta linte, i ati do të vdiste”.
我們即對我主說:孩子是不能離開他父親的;如果離開了,他父親必會死去。
23 Por ti u the shërbëtorëve të tu: “Në rast se vëllai juaj më i ri nuk zbret bashkë me ju, ju nuk do ta shihni më fytyrën time”.
你對你僕人們說:如果你們的小弟弟不同你們一起下來,你們休想再見我的面。
24 Kështu që kur u ngjitëm përsëri te shërbëtori yt, ati im, i treguam fjalët e zotërisë tim.
我們一上到你僕人,我父親那裏,就將我主的話告訴了他。
25 Atëherë ati ynë tha: “Kthehuni të na blini pak ushqime”.
後來我們的父親說:你們再去給我們買點糧食來。
26 Ne u përgjegjëm: “Nuk mund të zbresim atje poshtë; do të zbresim vetëm në rast se vjen me ne vëllai ynë më i vogël; sepse nuk mund ta shohim fytyrën e atij njeriu po të jetë se vëllai ynë më i vogël nuk është me ne”.
我們答說:我們不能下去;除非我們的小弟弟同我們一起,我們才下去;因為我們的小弟弟不同我們在一起,我們不能見那人的面。
27 Dhe shërbëtori yt, ati ynë, na u përgjegj: “Ju e dini që gruaja ime më lindi dy bij;
你的僕人,我的父親就對我們說:你們知道,我的妻子給我只生了兩個兒子:
28 njëri prej tyre më la dhe unë i thashë: Me siguri ai është bërë copë e çikë dhe nuk e kam parë më qysh atëherë;
其中一個離開我出去,我猜想,他是被猛獸撕裂了,到現在,再沒有見到他。
29 dhe po të ma hiqni edhe këtë dhe i ndodh ndonjë fatkeqësi, ju do të kallni në varr pleqërinë time të dhembshme”. (Sheol h7585)
如今你們連這一個也要由我面前帶走;倘若他遇到什麼不幸,你們就要使我這白髮老人在悲痛中下到陰府了! (Sheol h7585)
30 Kështu, pra, kur të arrij te shërbëtori yt, ati im, në qoftë se fëmija nuk është me ne, sepse jeta e tij është e lidhur me atë të fëmijës,
現在,如我回到你僕人,我父親那裏,孩童沒有與我們在一起,--他原與這孩童相依為命,--
31 do të ndodhë që, sa të shohë që fëmija nuk është me ne, ai ka për të vdekur; dhe shërbëtorët e tu do ta kenë kallur në varr pleqërinë e shërbëtorit tënd, të atit tonë. (Sheol h7585)
他一見孩童沒有與我們在一起,就必死無疑;那你的僕人們就要使你的僕人,我們的父親帶著白髮在憂苦中下入陰府了。 (Sheol h7585)
32 Tani, me qenë se shërbëtori yt është bërë dorëzanë për fëmijën pranë atit tim dhe i ka thënë: “Në rast se nuk do ta rikthej do të jem për gjithnjë fajtor ndaj atit tim”,
況且你的僕人曾在我父面前為孩童擔保說:如果我不將他帶回來交給你,我終生在我父前負罪。
33 lejo, pra, tani që shërbëtori yt të mbetet skllav i zotërisë tim në vend të fëmijës, dhe që fëmija të kthehet me vëllezërit e tij.
現在請讓你的僕人留下,代替孩童給我主為奴,讓孩童跟他哥哥們回去。
34 Sepse si mund të rikthehem tek ati im në qoftë se fëmija nuk është me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen që do të pushtonte atin tim!”.
如果孩童不與我在一起,我怎能上去見我父親﹖我怕看見我父親遭到不幸! 」

< Zanafilla 44 >