< Zanafilla 43 >

1 Por zija ishte e madhe në vend;
那地的饑荒甚大。
2 dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: “Kthehuni për të na blerë pak ushqime”.
他們從埃及帶來的糧食吃盡了,他們的父親就對他們說:「你們再去給我糴些糧來。」
3 Por Juda iu përgjegj duke thënë: “Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: “Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju”.
猶大對他說:「那人諄諄地告誡我們說:『你們的兄弟若不與你們同來,你們就不得見我的面。』
4 Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;
你若打發我們的兄弟與我們同去,我們就下去給你糴糧;
5 por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: “Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju””.
你若不打發他去,我們就不下去,因為那人對我們說:『你們的兄弟若不與你們同來,你們就不得見我的面。』」
6 Atëherë Izraeli tha: “Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?”.
以色列說:「你們為甚麼這樣害我,告訴那人你們還有兄弟呢?」
7 Ata iu përgjigjën: “Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: “Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?”. Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: “Silleni këtu vëllanë tuaj”?”.
他們回答說:「那人詳細問到我們和我們的親屬,說:『你們的父親還在嗎?你們還有兄弟嗎?』我們就按着他所問的告訴他,焉能知道他要說『必須把你們的兄弟帶下來』呢?」
8 Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: “Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.
猶大又對他父親以色列說:「你打發童子與我同去,我們就起身下去,好叫我們和你,並我們的婦人孩子,都得存活,不至於死。
9 Unë bëhem garant për të; do t’i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.
我為他作保;你可以從我手中追討,我若不帶他回來交在你面前,我情願永遠擔罪。
10 Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë”.
我們若沒有耽擱,如今第二次都回來了。」
11 Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: “Po të jetë ashtu, veproni në këtë mënyrë: merrni në trastat tuaja disa nga prodhimet më të mira të vendit dhe i çoni atij njeriu një dhuratë: pak balsam,
他們的父親以色列說:「若必須如此,你們就當這樣行:可以將這地土產中最好的乳香、蜂蜜、香料、沒藥、榧子、杏仁都取一點,收在器具裏,帶下去送給那人作禮物,
12 Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani paratë që ju vunë në grykën e trastave tuaja, ndofta ka qenë një gabim.
又要手裏加倍地帶銀子,並將歸還在你們口袋內的銀子仍帶在手裏;那或者是錯了。
13 Merrni edhe vëllanë tuaj, dhe çohuni dhe kthehuni tek ai njeri;
也帶着你們的兄弟,起身去見那人。
14 dhe Perëndia i plotfuqishëm t’ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!”.
但願全能的上帝使你們在那人面前蒙憐憫,釋放你們的那弟兄和便雅憫回來。我若喪了兒子,就喪了吧!」
15 Ata, pra, morën me vete dhuratën si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngritën dhe zbritën në Egjipt dhe u paraqitën para Jozefit.
於是,他們拿着那禮物,又手裏加倍地帶銀子,並且帶着便雅憫,起身下到埃及,站在約瑟面前。
16 Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: “Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua”.
約瑟見便雅憫和他們同來,就對家宰說:「將這些人領到屋裏。要宰殺牲畜,預備筵席,因為晌午這些人同我吃飯。」
17 Dhe ai bëri ashtu siç e urdhëroi Jozefi dhe i çoi në shtëpinë e Jozefit.
家宰就遵着約瑟的命去行,領他們進約瑟的屋裏。
18 Por ata u trembën, për shkak se i kishin çuar në shtëpi të Jozefit dhe thanë: “Na sollën këtu për shkak të atyre parave që na u vunë në trastat të parën herë, për të gjetur një shkas kundër nesh, për t’u sulur mbi ne dhe për të na zënë skllevër bashkë me gomarët tonë”.
他們因為被領到約瑟的屋裏,就害怕,說:「領我們到這裏來,必是因為頭次歸還在我們口袋裏的銀子,找我們的錯縫,下手害我們,強取我們為奴僕,搶奪我們的驢。」
19 Pasi iu afruan kryeshërbëtorit të shtëpisë së Jozefit, folën me të te dera e shtëpisë dhe thanë:
他們就挨近約瑟的家宰,在屋門口和他說話,
20 “Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;
說:「我主啊,我們頭次下來實在是要糴糧。
21 dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.
後來到了住宿的地方,我們打開口袋,不料,各人的銀子,分量足數,仍在各人的口袋內,現在我們手裏又帶回來了。
22 Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t’i ketë vënë paratë tona në trastat tona”.
另外又帶下銀子來糴糧。不知道先前誰把銀子放在我們的口袋裏。」
23 Por ai tha: “Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja”. Pastaj u solli Simeonin.
家宰說:「你們可以放心,不要害怕,是你們的上帝和你們父親的上帝賜給你們財寶在你們的口袋裏;你們的銀子,我早已收了。」他就把西緬帶出來,交給他們。
24 Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.
家宰就領他們進約瑟的屋裏,給他們水洗腳,又給他們草料餵驢。
25 Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.
他們就預備那禮物,等候約瑟晌午來,因為他們聽見要在那裏吃飯。
26 Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.
約瑟來到家裏,他們就把手中的禮物拿進屋去給他,又俯伏在地,向他下拜。
27 Ai i pyeti si ishin dhe tha: “Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?”.
約瑟問他們好,又問:「你們的父親-就是你們所說的那老人家平安嗎?他還在嗎?」
28 Ata u përgjegjën: “Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende”. Dhe e nderuan duke u përkulur.
他們回答說:「你僕人-我們的父親平安;他還在。」於是他們低頭下拜。
29 Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: “Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?”. Dhe shtoi: “Perëndia të ndihmoftë, biri im!”.
約瑟舉目看見他同母的兄弟便雅憫,就說:「你們向我所說那頂小的兄弟就是這位嗎?」又說:「小兒啊,願上帝賜恩給你!」
30 Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.
約瑟愛弟之情發動,就急忙尋找可哭之地,進入自己的屋裏,哭了一場。
31 Pastaj lau fytyrën dhe doli; dhe duke i dhënë zemër vetes, tha: “Shtrojeni drekën”.
他洗了臉出來,勉強隱忍,吩咐人擺飯。
32 Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për Egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me Hebrejtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për Egjiptasit.
他們就為約瑟單擺了一席,為那些人又擺了一席,也為和約瑟同吃飯的埃及人另擺了一席,因為埃及人不可和希伯來人一同吃飯;那原是埃及人所厭惡的。
33 Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.
約瑟使眾弟兄在他面前排列坐席,都按着長幼的次序,眾弟兄就彼此詫異。
34 Dhe Jozefi urdhëroi që t’u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.
約瑟把他面前的食物分出來,送給他們;但便雅憫所得的比別人多五倍。他們就飲酒,和約瑟一同宴樂。

< Zanafilla 43 >