< Zanafilla 42 >

1 Por Jakobi, pasi mësoi se në Egjipt kishte grurë, u tha bijve të tij: “Pse shikoni njëri-tjetrin?”.
雅各伯見埃及有糧食出售,便對自己的兒子們說:「你們為什麼彼此觀望﹖」
2 Pastaj tha: “Ja, dëgjova se në Egjipt ka grurë; shkoni atje poshtë për të blerë grurë për ne, që të mundim të jetojmë dhe të mos vdesim”.
繼而說:「我聽說在埃及有糧食出售,你們下到那裏,給我們購買些糧食,叫我們好活下去,不致餓死。」
3 Kështu dhjetë vëllezërit e Jozefit zbritën në Egjipt për të blerë grurë.
於是若瑟的十個哥哥下到埃及買糧食去了。
4 Por Jakobi nuk e dërgoi Beniaminin, vëllanë e Jozefit, me vëllezërit e tij, sepse thoshte: “Të mos i ngjasë ndonjë fatkeqësi”.
至於若瑟的弟弟本雅明,雅各伯沒有叫他與哥哥們同去,因為他想:怕他遇害。
5 Bijtë e Izraelit arritën aty, pra, për të blerë grurë, në mes të të ardhurve të tjerë, sepse në vendin e Kanaanëve mbretëronte zija.
這樣以色列的兒子們也夾在前來購糧的人中,前來購糧,因為客納罕地也發生了飢荒。
6 Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grurë tërë njerëzve të vendit; dhe vëllezërit e Jozefit erdhën dhe u përulën para tij me fytyrën për tokë.
當時在地方上執政的人是若瑟,給地方上所有人民配售糧食的也是他。若瑟的哥哥們來了,就俯首至地,向他下拜。
7 Jozefi pa vëllezërit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si një i huaj dhe përdori fjalë të ashpra me ta, duke u thënë: “Nga vini?”. Ata u përgjigjën: “Nga vendi i Kanaanit për të blerë ushqime”.
若瑟一見他的哥哥們,就認出他們來,卻裝做生人,向他們說了一切嚴厲的話,問他們說:「你們是從那裏來的﹖」他們答說:「我們是從客納罕地來購買糧食的。」
8 Kështu Jozefi njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë.
若瑟認出哥哥們來,他們卻沒有認出他來。
9 Atëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë rreth tyre dhe tha: “Ju jeni spiunë! Keni ardhur këtu për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
於是若瑟想起了他昔日關於他們所作的夢,便對他們說:「你們是探子,前來刺探本地的虛實。」
10 Ata iu përgjegjën: “Jo, zotëria im; shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime.
他們回答說:「我主! 絕對不是:你的僕人們是來購買糧食的。
11 Jemi të gjithë bijtë e të njejtit njeri, jemi njerëz të ndershëm; shërbëtorët e tu nuk janë spiunë”.
我們全是一個人的兒子,我們是誠實人;你的僕人們從未做過探子。」
12 Por ai u tha atyre: “Jo, ju keni ardhur për të parë pikat e pambrojtura të vendit!”.
若瑟對他們說:「不,你們前來必是為刺探此地的虛實。」
13 Atëherë ata thanë: “Ne, shërbëtorët e tu, jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të të njëjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, më i riu është sot me atin tonë, dhe njeri prej tyre nuk është më”.
他們答說:「你的僕人們原是兄弟十二人,同是客納罕地一個人的兒子;最小的現今在父親那裏,另一個已不在了。」
14 Por Jozefi u tha atyre: “Çështja qëndron ashtu siç ju thashë: ju jeni spiunë!
若瑟對他們說:「我才說你們是探子;這話實在不錯。
15 Ja si do të viheni në provë: ashtu siç është e vërteta që Faraoni jeton, nuk do të dilni këtej para se vëllai juaj më i vogël të vijë këtu.
為此我要考驗你們:我指著法郎的生命起誓:如果你們最小的弟弟不到這裏來,你們莫想離開此地。
16 Dërgoni njerin prej jush të marrë vëllanë tuaj; dhe ju do të qëndroni këtu në burg, që fjalët tuaja të provohen dhe të shihet nëse thoni të vërtetën; për ndryshe, ashtu siç është e vërtetë që Faraoni jeton, ju jeni spiunë!”.
你們可由你們中派一個人回去,帶你們的弟弟來,其他的人暫且拘留,以待證明你們的話是否誠實;如果不是真的,我只著法郎的生命起誓:你們必是探子。」
17 Kështu i futi bashkë në burg për tri ditë.
於是在拘留所內拘禁了他們三天。
18 Ditën e tretë, Jozefi u tha atyre: “Bëni këtë dhe do të jetoni; unë kam frikë nga Perëndia!
第三天,若瑟對他們說:「我原是個敬畏天主的人,你們願意保全性命,應這樣做:
19 Në rast se jeni njerëz të ndershëm, njeri nga ju vëllezërit të rrijë i lidhur me zinxhir në burgun tonë, dhe ju shkoni t’u çoni grurë familjeve tuaja që vdesin urie;
如果你們是誠實人,叫你們兄弟中一個人留在拘留所內,其餘的人可帶糧食回去,解救家中的飢荒。
20 pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël; kështu do të vërtetohen fjalët tuaja dhe ju nuk keni për të vdekur”. Dhe ata vepruan kështu.
然後給我帶你們的小弟弟來,好證實你們的話,你們也不致於死。」他們就這樣作了。
21 Atëherë i thonin njëri-tjetrit: “Ne jemi me të vërtetë fajtorë ndaj vëllait tonë, sepse e pamë ankthin e shpirtit të tij kur ai na lutej, por nuk ia vumë veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqësi”.
他們彼此說:「我們實在該賠補加害我們兄弟的罪,因為他向我們哀求時,我們見了他心靈痛苦,竟不肯聽;為此這場苦難才落到我們身上! 」
22 Rubeni iu përgjegj atyre duke thënë: “A nuk ju thoja unë: “Mos kryeni këtë mëkat kundër fëmijës!”? Por ju nuk më dëgjuat. Prandaj tani na kërkohet llogari për gjakun e tij”.
勒烏本就對他們說:「我豈不是對你們說過:不要傷害那孩子嗎﹖你們卻不肯聽;看,現在要追討他的血了。」
23 Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.
他們原不知道若瑟都聽得懂,因為在他們中有一翻譯員。
24 Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.
若瑟就由他們前退出去哭了。然後又回來與他們交談,由他們中提出西默盎在他們眼前將他捆綁起來。
25 Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t’u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.
若瑟遂吩咐人將他們的布袋裝滿了糧食,將各人的銀錢仍放在各人的布袋內,並且還給了他們途中所需要的食物;人就對他們這樣做了。
26 Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.
他們將購得的糧食馱在驢上,就從那裏起身走了。
27 Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t’i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;
到了客棧,他們中一人打開了布袋拿料餵驢,看見自己的銀錢仍在布袋口,
28 kështu iu drejtua vëllezërve të tij: “Paratë e mia m’u rikthyen; ja ku janë në trastën time”. Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: “Ç’është vallë kjo që na bëri Perëndia?”.
遂對兄弟們說:「我的銀錢退回來了;看,仍在我的袋裏。」他們心驚起來,彼此戰慄地說:「天主對我們所作的,是怎麼一回事。」
29 Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:
他們回到客納罕地,他們的父親雅各伯那裏,將所遇見的事全告訴他說:「
30 “Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.
那地方的主人對我們說了一些嚴厲的話,將我們視作刺探那地方的人。
31 Dhe ne i thamë: “Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;
我們對他說:「我們是誠實人,決不是探子;
32 jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit”.
我們原是兄弟十二人,同一父親的兒子,一個已不在了,最小的現在同我們的父親在客納罕地。
33 Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: “Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;
那地方的主人對我們說:為叫我知道你們是誠實人,你們兄弟中一人留在我這裏,其餘的人帶糧食回去解救家中的飢荒;
34 pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t’ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu””.
然後將你們的弟弟給我帶來,那時我才能知道你們不是探子,確是誠實人,我將你們的兄弟還給你們,你們可在這地方自由行動。」
35 Ndërsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja që pakot e parave të secilit ishin në trastën e secilit; kështu ata dhe ati i tyre i panë pakot e parave të tyre dhe i zuri frika.
當他們倒自己的糧袋時,不料各人的錢囊仍在各人的袋內。他們和他們的父親,一見錢囊,都害怕起來。
36 Atëherë Jakobi, ati i tyre, tha: “Ju më keni lënë pa bijtë e mi! Jozefi nuk është më, Simeoni nuk është më, dhe doni të më hiqni edhe Beniaminin! E tërë kjo rëndon mbi mua!”.
他們的父親雅各伯對他們說:「你們總是使我喪失兒子:若瑟不在了,西默盎不在了,你們還要帶走本雅明! 這一切都落在我身上! 」
37 Rubeni i tha të atit: “Po nuk ta ktheva, urdhëro të vriten dy bijtë e mi. Besoma mua, unë do të ta kthej”.
勒烏本對他父親說:「如果我不將他給你帶回來,你可殺死我的兩個兒子;只管將他交在我手裏,我必再還給你。」
38 Por Jakobi u përgjigj: “Biri im nuk ka për të zbritur me ju, sepse vëllai i tij vdiq dhe mbeti vetëm ky: po t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi gjatë udhëtimit, do të kallnit në varr pleqërinë time të dhembshme”. (Sheol h7585)
雅各伯答說:「我兒子不能和你們一同下去,因為他哥哥死了,只剩下了他獨自一個;如果他在你們行的路上遇到什麼不幸,那你們就要使我這白髮老人在憂苦中降入陰府了。」 (Sheol h7585)

< Zanafilla 42 >