< Zanafilla 40 >

1 Mbas këtyre gjërave, ndodhi që kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit fyen zotërinë e tyre, mbretin e Egjiptit.
これらの事の後エジプト王の酒人と膳夫その主エジプト王に罪ををかす
2 Dhe Faraoni u zemërua me të dy oficerët e tij, kryekupëmbajtësin dhe kryebukëpjekësin,
パロその二人の臣すなはち酒人の長と膳夫の長を怒りて
3 dhe i futi në burg, në shtëpinë e kreut të rojeve, në po atë burg ku ishte mbyllur Jozefi.
之を侍衞の長の家の中なる獄に幽囚ふヨセフが繋れをる所なり
4 Dhe kapiteni i rojeve i la nën mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kështu ata qëndruan në burg për një farë kohe.
侍衞の長ヨセフをして彼等の側に侍しめたればヨセフ之につかふ彼等幽囚れて日を經たり
5 Po atë natë, kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të mbyllur në burg, panë që të dy një ëndërr, secili ëndrrën e tij, me një kuptim të veçantë.
茲に獄に繋れたるエジプト王の酒人と膳夫の二人ともに一夜の中に各夢を見たりその夢はおのおんおのその解明にかなふ
6 Dhe të nesërmen në mëngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin të shqetësuar.
ヨセフ朝に及びて彼等の所に入て視るに彼等物憂に見ゆ
7 Atëherë ai pyeti oficerët e Faraonit, që ishin me të në burg, në shtëpinë e zotërisë së tij dhe u tha: “Pse keni sot një fytyrë kaq të trishtuar?”.
是に於てヨセフその主人の家に己とともに幽囚をるパロの臣に問て汝等なにゆゑに今日は顏色あやしきやといふに
8 Ata iu përgjegjën: “Kemi parë një ëndërr dhe askush nuk është në gjëndje ta interpretojë”. Atëherë Jozefi u tha atyre: “Interpretimet nuk i përkasin vallë Perëndisë? Më tregoni ëndrrat, ju lutem”.
彼等これにいふ我等夢を見たれど之を解く者なしとヨセフ彼等にいひけるは解く事は神によるにあらずや請ふ我に述よ
9 Kështu kryekupëmbajtësi i tregoi Jozefit ëndrrën e tij dhe i tha: “Në ëndrrën time kisha përpara një hardhi;
酒人の長その夢をヨセフに述て之にいふ我夢の中に見しにわが前に一の葡萄樹あり
10 dhe në atë hardhi kishte tri degë, të cilat sa vunë lastarë, lulëzuan dhe dhanë vile rrushi të pjekur.
その樹に三の枝あり芽いで花ひらきて葡萄なり球をなして熟たるがごとくなりき
11 Tani unë kisha në dorë kupën e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha në kupën e Faraonit dhe e vura kupën në dorë të Faraonit”.
時にパロの爵わが手にあり我葡萄を摘てこれをパロの爵に搾りその爵をパロの手に奉たり
12 Jozefi i tha: “Ky është interpretimi i ëndrrës: tri degët janë tri ditë;
ヨセフ彼にいひけるはその解明は是のごとし三の枝は三日なり
13 në krye të tri ditëve Faraoni do të të bëjë të ngresh përsëri kokën lart, do të të rivendosë në detyrën tënde dhe ti do t’i japësh në dorë kupën Faraonit, siç bëje më parë, kur ishe kupëmbajtësi i tij.
今より三日の中にパロなんぢの首を擧げ汝を故の所にかへさん汝は曩に酒人たりし時になせし如くパロの爵をその手に奉ぐるにいたらん
14 Por më kujto mua kur të jesh i lumtur; të lutem, trego dashamirësi ndaj meje, duke i folur për mua Faraonit, dhe më nxirr nga kjo shtëpi;
然ば請ふ汝善ならん時に我をおもひて我に恩惠をほどこし吾事をパロにのべてこの家よりわれを出せ
15 sepse mua më sollën fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe këtu s’kam bërë gjë për t’u futur në këtë burg të nëndheshëm”.
我はまことにヘブル人の地より掠れ來しものなればなりまた此にても我は牢にいれらるるがごとき事はなさざりしなり
16 kryebukëpjekësi, duke parë se interpretimi ishte i favorshëm, i tha Jozefit: “Edhe unë në ëndrrën time kisha tri shporta me bukë të bardhë mbi krye;
茲に膳夫の長その解明の善りしを見てヨセフにいふ我も夢を得て見たるに白きパン三筐わが首にありて
17 dhe në shportën më të lartë kishte çdo lloj gjellësh të pjekura në furrë për Faraonin; dhe zogjtë i hanin nga shporta që kisha mbi krye”.
その上の筐には膳夫がパロのために作りたる各種の饌ありしが鳥わが首の筐の中より之をくらへり
18 Atëherë Jozefi u përgjegj dhe tha: “Ky është interpretimi i ëndrrës: tri shportat janë tri ditë;
ヨセフこたへていひけるはその解明はかくのごとし三の筐は三日なり
19 në krye të tri ditëve Faraoni do të të heqë kokën nga shpatullat, do të varë në një pemë, dhe zogjtë do të hanë mishrat e trupit tënd”.
今より三日の中にパロ汝の首を擧はなして汝を木に懸んしかして鳥汝の肉をくらひとるべしと
20 Tani ditën e tretë, ditën e përvjetorit të Faraonit, ndodhi që ai shtroi një banket për të gjithë shërbëtorët e tij; dhe bëri që të ngrinin kokën lartë si kryekupëmbajtësi dhe kryebukëpjekësi, në mes të shërbëtorëve të tij.
第三日はパロの誕辰なればパロその諸の臣僕に筵席をなし酒人の長と膳夫の長をして首をその臣僕の中に擧しむ
21 Kështu e rivendosi kryekupëmbajtësin në detyrën e tij si kupëmbajtës që t’i jepte kupën në dorë Faraonit,
即ちパロ酒人の長をその職にかへしければ彼爵をパロの手に奉たり
22 por bëri që ta varnin kryebukëpjekësin simbas interpretimit që Jozefi u kishte dhënë.
されど膳夫の長は木に懸らるヨセフの彼等に解明せるがごとし
23 Por kryekupëmbajtësi nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.
然るに酒人の長ヨセフをおぼえずして之を忘れたり

< Zanafilla 40 >