< Zanafilla 31 >

1 Por Jakobi dëgjoi fjalët e bijve të Labanos që thoshin: “Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë; dhe me atë që i përkiste atit tonë, ai krijoi gjithë këtë pasuri”.
雅各聽見拉班的兒子們有話說:「雅各把我們父親所有的都奪了去,並藉着我們父親的,得了這一切的榮耀。」
2 Jakobi vuri re edhe fytyrën e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si më parë.
雅各見拉班的氣色向他不如從前了。
3 Pastaj Zoti i tha Jakobit: “Kthehu në vendin e etërve të tu dhe te fisi yt, dhe unë do të jem me ty”.
耶和華對雅各說:「你要回你祖、你父之地,到你親族那裏去,我必與你同在。」
4 Atëherë Jakobi dërgoi e thirri Rakelën dhe Lean, që të vinin në fushat pranë kopesë së tij,
雅各就打發人,叫拉結和利亞到田野羊群那裏來,
5 dhe u tha atyre: “Unë e shoh që fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk është si më parë; por Perëndia i atit tim ka qenë me mua.
對她們說:「我看你們父親的氣色向我不如從前了;但我父親的上帝向來與我同在。
6 Dhe ju e dini se unë i kam shërbyer atit tuaj me tërë forcën time,
你們也知道,我盡了我的力量服事你們的父親。
7 ndërsa ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë të keq.
你們的父親欺哄我,十次改了我的工價;然而上帝不容他害我。
8 Në qoftë se ai thoshte: “Krerët laramane do të jenë pagesa jote”, e tërë kopeja pillte qengja laramane; dhe po të thoshte: “Krerët vija-vija do të jenë pagesa jote”, tërë kopeja pillte qengja vija-vija.
他若說:『有點的歸你作工價』,羊群所生的都有點;他若說:『有紋的歸你作工價』,羊群所生的都有紋。
9 Kështu Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.
這樣,上帝把你們父親的牲畜奪來賜給我了。
10 Një herë, në kohën kur kopetë hynin në afsh, unë ngrita sytë dhe pashë në ëndërr që cjeptë që ndërzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.
羊配合的時候,我夢中舉目一看,見跳母羊的公羊都是有紋的、有點的、有花斑的。
11 Dhe engjëlli i Perëndisë më tha në ëndërr: “Jakob!”. Unë iu përgjigja: “Ja ku jam!”.
上帝的使者在那夢中呼叫我說:『雅各。』我說:『我在這裏。』
12 Atëherë ai tha: “Ço tani sytë dhe shiko: tërë deshtë që ndërzejnë femrat janë vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pashë të gjitha ato që të punon Labano.
他說:『你舉目觀看,跳母羊的公羊都是有紋的、有點的、有花斑的;凡拉班向你所做的,我都看見了。
13 Unë jam Perëndia i Bethelit, ku ti ke vajosur një përmendore dhe më lidhe një kusht. Tani çohu, lëre këtë vend dhe kthehu në vendlindjen tënde””.
我是伯特利的上帝;你在那裏用油澆過柱子,向我許過願。現今你起來,離開這地,回你本地去吧!』」
14 Rakela dhe Lea iu përgjigjën dhe i thanë: “Mos kemi ndoshta ne akoma pjesë dhe trashëgimi në shtëpinë e atit tonë?
拉結和利亞回答雅各說:「在我們父親的家裏還有我們可得的分嗎?還有我們的產業嗎?
15 A nuk na ke trajtuar si të huaja për arësye se na ka shitur dhe veç kësaj ka ngrënë edhe paratë tona?
我們不是被他當作外人嗎?因為他賣了我們,吞了我們的價值。
16 Të gjitha pasuritë që Perëndia i hoqi atit tonë janë tonat dhe të bijve tanë; prandaj bëj të gjitha ato që Perëndia të ka thënë”.
上帝從我們父親所奪出來的一切財物,那就是我們和我們孩子們的。現今凡上帝所吩咐你的,你只管去行吧!」
17 Atëherë Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtë e tij dhe gratë e tij mbi devetë,
雅各起來,使他的兒子和妻子都騎上駱駝,
18 dhe mori me vete tërë bagëtinë e tij duke marrë me vete gjithë pasurinë që kishte vënë, bagëtinë që i përkiste dhe atë që e kishte blerë në Padam-Aram, për të vajtur tek Isaku, në vendin e Kanaanëve.
又帶着他在巴旦‧亞蘭所得的一切牲畜和財物,往迦南地、他父親以撒那裏去了。
19 Ndërsa Labano kishte vajtur të qethte dhentë e tij, Rakela vodhi idhujt e të atit.
當時拉班剪羊毛去了,拉結偷了他父親家中的神像。
20 Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i thënë se kishte ndërmend të ikte.
雅各背着亞蘭人拉班偷走了,並不告訴他,
21 Kështu ai iku me gjithçka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua për në malin e Galaadit.
就帶着所有的逃跑。他起身過大河,面向基列山行去。
22 Ditën e tretë i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.
到第三日,有人告訴拉班,雅各逃跑了。
23 Atëherë ai mori me vete vëllezërit e tij, e ndoqi shtatë ditë rrugë dhe e arriti në malin e Galaadit.
拉班帶領他的眾弟兄去追趕,追了七日,在基列山就追上了。
24 Por Perëndia iu shfaq në ëndërr natën Labanos, Arameut, dhe i tha: “Ruhu e mos i fol Jakobit, as për të mirë e as për të keq”.
夜間,上帝到亞蘭人拉班那裏,在夢中對他說:「你要小心,不可與雅各說好說歹。」
25 Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur çadrën e tij në mal; dhe gjithashtu Labano dhe vëllezërit e tij kishin ngritur çadrat e tyre mbi malin e Galaadit.
拉班追上雅各。雅各在山上支搭帳棚;拉班和他的眾弟兄也在基列山上支搭帳棚。
26 Atëherë Labano i tha Jakobit: “Ç’bëre duke më mashtruar në këtë mënyrë dhe duke i marrë bijat e mia si robëresha lufte?
拉班對雅各說:「你做的是甚麼事呢?你背着我偷走了,又把我的女兒們帶了去,如同用刀劍擄去的一般。
27 Pse ike dhe u largove nga unë fshehurazi, pa më lajmëruar aspak? Unë do të kisha përcjellë me gëzim dhe me këngë, me lodërz dhe qeste.
你為甚麼暗暗地逃跑,偷着走,並不告訴我,叫我可以歡樂、唱歌、擊鼓、彈琴地送你回去?
28 Dhe nuk më lejove të puth bijtë dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mënd.
又不容我與外孫和女兒親嘴?你所行的真是愚昧!
29 Tani unë kam në dorë t’ju bëj keq, por Perëndia i atit tënd më foli natën e kaluar, duke thënë: “Ruhu, mos t’i flasësh Jakobit as për mirë apo për keq”.
我手中原有能力害你,只是你父親的上帝昨夜對我說:『你要小心,不可與雅各說好說歹。』
30 Sigurisht ike, sepse kishe një dëshirë të madhe të ktheheshe përsëri në shtëpinë e atit tënd; po pse vodhe perënditë e mia?”.
現在你雖然想你父家,不得不去,為甚麼又偷了我的神像呢?」
31 Atëherë Jakobi iu përgjegj Labanos: “Unë kisha frikë, sepse mendoja që ti mund të më merrje me forcë bijat e tua.
雅各回答拉班說:「恐怕你把你的女兒從我奪去,所以我逃跑。
32 Por kushdo qoftë ai të cilit do t’i gjesh perënditë e tu, ai duhet të vdesë në prani të vëllezërve tanë; kërko ti vetë atë që të përket tek unë dhe merre!”. Jakobi nuk e dinte që ato i kishte vjedhur Rakela.
至於你的神像,你在誰那裏搜出來,就不容誰存活。當着我們的眾弟兄,你認一認,在我這裏有甚麼東西是你的,就拿去。」原來雅各不知道拉結偷了那些神像。
33 Kështu Labano hyri në çadrën e Jakobit, në çadrën e Leas dhe në çadrën e dy shërbyeseve, por nuk gjeti asgjë. Doli pastaj nga çadra e Leas dhe hyri në çadrën e Rakelës.
拉班進了雅各、利亞,並兩個使女的帳棚,都沒有搜出來,就從利亞的帳棚出來,進了拉結的帳棚。
34 Por Rakela kishte marrë idhujt dhe i kishte vënë në samarin e devesë, pastaj qe ulur mbi to. Labano kërkoi në tërë çadrën, por nuk gjeti asgjë.
拉結已經把神像藏在駱駝的馱簍裏,便坐在上頭。拉班摸遍了那帳棚,並沒有摸着。
35 Dhe ajo i tha të atit: “Mos u zemëro, zotëria im, në rast se unë nuk mund të çohem përpara teje, sepse jam me të përmuajshmet e grave”. Kështu ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
拉結對她父親說:「現在我身上不便,不能在你面前起來,求我主不要生氣。」這樣,拉班搜尋神像,竟沒有搜出來。
36 Atëherë Jakobi u zemërua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu përgjegj dhe i tha Labanos: “Cili është faji im, cili është mëkati im, që ti të më ndjekësh me aq tërbim?
雅各就發怒斥責拉班說:「我有甚麼過犯,有甚麼罪惡,你竟這樣火速地追我?
37 Ti rrëmove në tërë gjërat e mia. Çfarë gjete nga të gjitha ato që i përkasin shtëpisë sate? Vëri këtu para vëllezërve të mi dhe vëllezërve të tu dhe le të vendosin ata midis nesh të dy!
你摸遍了我一切的家具,你搜出甚麼來呢?可以放在你我弟兄面前,叫他們在你我中間辨別辨別。
38 Kam qenë njëzet vjet me ty; delet dhe dhitë e tua nuk kanë dështuar dhe unë nuk kam ngrënë deshtë e kopesë sate.
我在你家這二十年,你的母綿羊、母山羊沒有掉過胎。你群中的公羊,我沒有吃過;
39 Unë nuk t’i kam sjellë kurrë kafshët të shqyera nga bishat; dëmin e kam pësuar vetë; ti kërkoje me ngulm nga unë atë që ishte vjedhur ditën apo natën.
被野獸撕裂的,我沒有帶來給你,是我自己賠上。無論是白日,是黑夜,被偷去的,你都向我索要。
40 Ky ishte fati im; ditën më ligte vapa dhe natën të ftohtit e madh, dhe gjumi më ikte nga sytë.
我白日受盡乾熱,黑夜受盡寒霜,不得合眼睡着,我常是這樣。
41 Kam qënë njëzet vjet në shtëpinë tënde; të kam shërbyer katërmbëdhjetë vjet për dy bijat e tua dhe gjashtë vjet për kopenë tënde. Ti e ke ndryshuar dhjetë herë pagesën time.
我這二十年在你家裏,為你的兩個女兒服事你十四年,為你的羊群服事你六年,你又十次改了我的工價。
42 Në qoftë se Perëndia i atit tim, Perëndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do të kishte qënë në favorin tim, ti me siguri do të më kishe kthyer duar bosh. Perëndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve të mia, dhe mbrëmë dha vendimin e tij”.
若不是我父親以撒所敬畏的上帝,就是亞伯拉罕的上帝與我同在,你如今必定打發我空手而去。上帝看見我的苦情和我的勞碌,就在昨夜責備你。」
43 Atëherë Labano u përgjegj dhe tha: “Këto bija janë bijat e mia, këta bij janë bijtë e mi, këto kope janë kopetë e mia, dhe gjithçka të zë syri është imja. Por çfarë mund t’u bëj sot këtyre bijave të mia apo bijve që ato kanë lindur?
拉班回答雅各說:「這女兒是我的女兒,這些孩子是我的孩子,這些羊群也是我的羊群;凡在你眼前的都是我的。我的女兒並她們所生的孩子,我今日能向他們做甚麼呢?
44 Prandaj eja të bëjmë një besëlidhie midis teje dhe meje, dhe që ajo shërbeftë si dëshmi midis teje dhe meje”.
來吧!你我二人可以立約,作你我中間的證據。」
45 Atëherë Jakobi mori një gur dhe e ngriti si një përmendore.
雅各就拿一塊石頭立作柱子,
46 Pastaj Jakobi u tha vëllezërve të tij: “Mblidhni gurë”. Dhe ata morën gurë dhe bënë një tog me ta, dhe hëngrën bukë pranë këtij togu.
又對眾弟兄說:「你們堆聚石頭。」他們就拿石頭來堆成一堆,大家便在旁邊吃喝。
47 Labano e quajti atë tog Jegar-Sahadutha, ndërsa Jakobi e quajti Galed.
拉班稱那石堆為伊迦爾‧撒哈杜他,雅各卻稱那石堆為迦累得。
48 Dhe Labano tha: “Sot ky tog është një dëshmi midis teje dhe meje”. Prandaj u quajt Galed,
拉班說:「今日這石堆作你我中間的證據。」因此這地方名叫迦累得,
49 edhe Mitspah, sepse Labano tha: “Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur do të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin.
又叫米斯巴,意思說:「我們彼此離別以後,願耶和華在你我中間鑒察。
50 Në rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra të tjera veç bijave të mia, edhe sikur të mos ketë asnjeri me ne, kujtohu që Perëndia është dëshmitar midis meje dhe teje”.
你若苦待我的女兒,又在我的女兒以外另娶妻,雖沒有人知道,卻有上帝在你我中間作見證。」
51 Labano i tha gjithashtu Jakobit: “Ja ky tog gurësh, dhe ja përmendorja që kam ngritur midis teje dhe meje.
拉班又說:「你看我在你我中間所立的這石堆和柱子。
52 Le të jetë ky tog një dëshmi dhe le të jetë kjo përmendore një dëshmi që unë nuk do ta kapërcej këtë tog për të të bërë keq ty, dhe që ti nuk do ta kapërcesh këtë tog dhe këtë përmendore për të më bërë keq mua.
這石堆作證據,這柱子也作證據。我必不過這石堆去害你;你也不可過這石堆和柱子來害我。
53 Perëndia i Abrahamit dhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit të tyre, u bëftë gjykatës midis nesh!”. Dhe Jakobi u betua për Tmerrin e Isakut, atit të tij.
但願亞伯拉罕的上帝和拿鶴的上帝,就是他們父親的上帝,在你我中間判斷。」雅各就指着他父親以撒所敬畏的上帝起誓,
54 Pastaj Jakobi bëri një fli në mal dhe i ftoi vëllezërit e tij të hanin bukë. Dhe ata hëngrën bukë dhe e kaluan natën në mal.
又在山上獻祭,請眾弟兄來吃飯。他們吃了飯,便在山上住宿。
55 Labano u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij.
拉班清早起來,與他外孫和女兒親嘴,給他們祝福,回往自己的地方去了。

< Zanafilla 31 >