< Zanafilla 30 >

1 Kur Rakela pa që nuk po i bënte fëmijë Jakobit, u bë ziliqare e motrës së saj dhe i tha Jakobit: “Më bëj me fëmijë përndryshe unë po vdes”.
라헬이 자기가 야곱에게 아들을 낳지 못함을 보고 그 형을 투기하여 야곱에게 이르되 `나로 자식을 낳게 하라 그렇지 아니하면 내가 죽겠노라'
2 Jakobi u mbush tërë inat kundër Rakelës dhe i tha: “Se mos jam unë në vend të Perëndisë që nuk të lejon të kesh fëmijë?”.
야곱이 라헬에게 노를 발하여 가로되 `그대로 성태치 못하게 하시는 이는 하나님이시니 내가 하나님을 대신하겠느냐?'
3 Ajo u përgjegj: “Ja shërbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, që ajo të lindë mbi gjunjët e mi; kështu nëpërmjet saj do të mund të bëhem me fëmijë”.
라헬이 가로되 `나의 여종 빌하에게로 들어가라 그가 아들을 낳아 내 무릎에 두리니 그러면 나도 그를 인하여 자식을 얻겠노라' 하고
4 Kështu ajo i dha për grua shërbyesen e vetë Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.
그 시녀 빌하를 남편에게 첩으로 주매 야곱이 그에게로 들어갔더니
5 Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha një bir Jakobit.
빌하가 잉태하여 야곱에게 아들을 낳은지라
6 Atëherë Rakela tha: “Perëndia më dha të drejtë; ai dëgjoi gjithashtu zërin tim dhe më dha një bir”. Prandaj i vuri emrin Dan.
라헬이 가로되 `하나님이 내 억울함을 푸시려고 내 소리를 들으사 내게 아들을 주셨다' 하고 이로 인하여 그 이름을 단이라 하였으며
7 Pastaj Bilhah, shërbyesja e Rakelës, u ngjiz përsëri dhe i lindi një bir të dytë Jakobit.
라헬의 시녀 빌하가 다시 잉태하여 둘째 아들을 야곱에게 낳으매
8 Atëherë Rakela tha: “Kam luftuar shumë me motrën time dhe kam dalë fitimtare”. Prandaj e quajti djalin Neftali.
라헬이 가로되 `내가 형과 크게 경쟁하여 이기었다' 하고 그 이름을 납달리라 하였더라
9 Por Lea, duke parë që nuk po bënte më fëmijë, mori shërbyesen e saj Zilpah dhe ia dha për grua Jakobit
레아가 자기의 생산이 멈춤을 보고 그 시녀 실바를 취하여 야곱에게 주어 첩을 삼게 하였더니
10 Kështu Zilpah, shërbyesja e Leas, i lindi një bir Jakobit.
레아의 시녀 실바가 야곱에게 아들을 낳으매
11 dhe Lea tha: “Ç’fat!”. Dhe i vuri emrin Gad.
레아가 가로되 `복되도다' 하고 그 이름을 갓이라 하였으며
12 Pastaj Zilpah, shërbëtore e Leas, i lindi Jakobit një bir të dytë.
레아의 시녀 실바가 둘째 아들을 야곱에게 낳으매
13 Dhe Lea tha: “Sa e lumtur jam! Sepse gratë do të më quajnë të lumtur”. Prandaj i vuri emrin Asher.
레아가 가로되 `기쁘도다 모든 딸들이 나를 기쁜 자라 하리로다' 하고 그 이름을 아셀이라 하였더라
14 Në kohën e korrjes së grurit, Rubeni doli dhe gjeti në fushat mandragora dhe ia çoi nënës së tij, Leas. Atëherë Rakela i tha Leas: “Më jep edhe mua ca mandragora të birit tënd!”.
맥추 때에 르우벤이 나가서 들에서 합환채를 얻어 어미 레아에게 드렸더니 라헬이 레아에게 이르되 `형의 아들의 합환채를 청구하노라'
15 Ajo iu përgjegj: “Të duket gjë e vogël që më more burrin, dhe tani kërkon të marrësh edhe mandragorat e djalit tim?”. Rakela tha: “Mirë, pra, si shpërblim për mandragorat e birit tënd, sonte ai do të bjerë në shtrat me ty”.
레아가 그에게 이르되 `네가 내 남편을 빼앗은 것이 작은 일이냐? 네가 내 아들의 합환채도 빼앗고자 하느냐?' 라헬이 가로되 `그러면 형의 아들의 합환채 대신에 오늘밤에 내 남편이 형과 동침하리라' 하리라
16 Kur në mbrëmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takojë dhe i tha: “Duhet të hysh tek unë, se të kam shtënë në dorë me mandragorat e birit tim”. Kështu, atë natë, ai ra në shtrat me të.
저물 때에 야곱이 들에서 돌아오매 레아가 나와서 그를 영접하며 이르되 `내게로 들어오라 내가 내 아들의 합환채로 당신을 샀노라' 그 밤에 야곱이 그와 동침하였더라
17 Kështu Perëndia ia plotësoi dëshirën Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pestë.
하나님이 레아를 들으셨으므로 그가 잉태하여 다섯째 아들을 야곱에게 낳은지라
18 Dhe ajo tha: “Perëndia më dha shpërblimin që më takonte, sepse i dhashë shërbyesen time burrit tim”. Dhe e quajti Isakar.
레아가 가로되 `내가 내 시녀를 남편에게 주었으므로 하나님이 내게 그 값을 주셨다' 하고 그 이름을 잇사갈이라 하였으며
19 Pastaj Lea u ngjiz përsëri dhe i dha Jakobit një bir të gjashtë.
레아가 다시 잉태하여 여섯째 아들을 야곱에게 낳은지라
20 Atëherë Lea tha: “Perëndia më ka dhënë një dhunti të mirë; këtë radhë burri im do të banojë me mua, sepse i kam lindur gjashtë bij”. Dhe i vuri emrin Zabulon.
레아가 가로되 `하나님이 네게 후한 선물을 주시도다 내가 남편에게 여섯 아들을 낳았으니 이제는 그가 나와 함께 거하리라' 하고 그 이름을 스불론이라 하였으며
21 Pastaj lindi një bijë dhe e quajti Dina.
그 후에 그가 딸을 낳고 그 이름을 디나라 하였더라
22 Perëndia u kujtua edhe për Rakelën; dhe Perëndia ia plotësoi dëshirën dhe e bëri të frytshme;
하나님이 라헬을 생각하신지라 하나님이 그를 들으시고 그 태를 여신고로
23 kështu ajo u ngjiz dhe lindi një djalë, dhe tha: “Perëndia e hoqi turpin tim”.
그가 잉태하여 아들을 낳고 가로되 `하나님이 나의 부끄러움을 씻으셨다' 하고
24 Dhe e quajti Jozef, duke thënë: “Zoti më shtoftë një bir tjetër”.
그 이름을 요셉이라 하니 여호와는 다시 다른 아들을 내게 더하시기를 원하노라 함이었더라
25 Mbas lindjes së Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: “Më lejo të iki, që të shkoj në shtëpinë time, në vendin tim.
라헬이 요셉을 낳은 때에 야곱이 라반에게 이르되 `나를 보내어 내 고향 내 본토로 가게 하시되
26 Më jep gratë e mia dhe bijtë e mi, për të cilët të kam shërbyer dhe lermë të iki, mbasi ti e njeh mirë shërbimin që të kam bërë”.
내가 외삼촌에게서 일하고 얻은 처자를 내게 주어 나로 가게 하소서 내가 외삼촌께 한 일은 외삼촌이 아시나이다'
27 Por Labano i tha: “Në rast se kam gjetur hir në sytë e tu, qëndro, sepse kam prekur me dorë që Zoti më ka bekuar për shkakun tënd”.
라반이 그에게 이르되 `여호와께서 너로 인하여 내게 복 주신줄을 내가 깨달았노니 네가 나를 사랑스럽게 여기거든 유하라'
28 Pastaj tha: “Ma cakto pagesën tënde dhe unë do të ta jap”.
또 가로되 `네 품삯을 정하라 내가 그것을 주리라'
29 Jakobi iu përgjegj: “Ti e di si të kam shërbyer, dhe çfarë i ka ndodhur bagëtisë sate në duart e mia.
야곱이 그에게 이르되 `내가 어떻게 외삼촌을 섬겼는지, 어떻게 외삼촌의 짐승을 쳤는지 외삼촌이 아시나이다
30 Sepse ajo që ti kishe para se të vija unë ishte pak, por tani është rritur shumë; dhe Zoti të ka bekuar kudo që kam qënë unë. Por tani kur do të punoj edhe për shtëpinë time?”.
내가 오기 전에는 외삼촌의 소유가 적더니 번성하여 떼를 이루었나이다 나의 공력을 따라 여호와께서 외삼촌에게 복을 주셨나이다 그러나 나는 어느 때에나 내 집을 세우리이까?'
31 Labano tha: “Sa duhet të të jap?”. Jakobi iu përgjigj: “Nuk duhet të më japësh asgjë; në qoftë se ti do të bësh atë që po të them, do të mbetem këtu për të kullotur kopetë e tua dhe për t’u kujdesur për to.
라반이 가로되 내가 무엇으로 네게 주랴 야곱이 가로되 외삼촌께서 아무 것도 내게 주실 것이 아니라 나를 위하여 이 일을 행하시면 내가 다시 외삼촌의 양떼를 먹이고 지키리이다
32 Do të kaloj ditën e sotme në mes tërë kopeve të tua dhe do të veçoj të gjitha kafshët laramane dhe pikalarme, të gjithë qingjat e zinj dhe të gjitha dhitë lara-lara ose pika-pika. Dhe këto kafshë do të jenë pagesa ime.
33 Kështu tani e tutje ndershmëria ime do të përgjigjet para teje për personin tim, kur do të vish të kontrollosh pagesën time; çdo bagëti që nuk është laramane a me pika midis dhive dhe çdo qengj jo i zi do të konsiderohet i vjedhur po të gjindet pranë meje”.
34 Labano tha: “Mirë, le të bëhet ashtu si thua ti!”.
35 dhe po atë ditë veçoi cjeptë vija-vija dhe me pika dhe të gjitha dhitë laramane dhe pika pika, çdo bagëti që kishte një njollë të bardhë apo çdo dele e zezë midis dhenve, dhe ua la bijve të vet.
36 Dhe Labano vendosi një distancë prej tri ditësh me këmbë midis vetes së tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjesën që mbeti nga kopetë e Labanos.
37 Dhe Jakobi mori disa purteka të njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u bëri disa zhvoshkje, duke zbuluar të bardhën e purtekave.
38 Pastaj i vendosi purtekat që kishte zhvoshkur që të shikoheshin nga dhentë në koritë, domethënë në vendet ku kopetë vinin për të pirë ujë; dhe kafshët vinin në afsh kur vinin për të pirë.
39 Kështu kafshët vinin në afsh përpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.
40 Pastaj Jakobi i veçonte këta qengja dhe bënte që kopetë t’i kthenin sytë nga kafshët vija-vija dhe nga tërë ato të zeza në kopenë e Labanos. Ai formoi kështu kope të veçanta, që nuk i bashkoi me kopetë e Labanos.
41 Por ndodhte që sa herë kafshët e fuqishme të kopesë vinin në afsh, Jakobi i vinte purtekat në koritë para deleve, në mënyrë që këto të hynin në afsh afër purtekave;
42 Por kur kafshët e kopesë ishin të dobëta, nuk i vinte ato; kështu që qengjat e dobëta ishin të Labanos dhe ata të shëndoshë të Jakobit.
43 Kështu ai u bë shumë i pasur dhe pati një numër të madh kopesh, shërbëtoresh, shërbëtorësh, devesh dhe gomarësh.

< Zanafilla 30 >