< Zanafilla 29 >

1 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve.
ヤコブはその旅を続けて東の民の地へ行った。
2 Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t’u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe.
見ると野に一つの井戸があって、そのかたわらに羊の三つの群れが伏していた。人々はその井戸から群れに水を飲ませるのであったが、井戸の口には大きな石があった。
3 Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit.
群れが皆そこに集まると、人々は井戸の口から石をころがして羊に水を飲ませ、その石をまた井戸の口の元のところに返しておくのである。
4 Dhe Jakobi u tha atyre: “Vëllezër të mi, nga jeni?” Ata u përgjigjën: “Jemi nga Harani”.
ヤコブは人々に言った、「兄弟たちよ、あなたがたはどこからこられたのですか」。彼らは言った、「わたしたちはハランからです」。
5 Atëherë ai u tha atyre: “E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?”. Ata u përgjigjën: “E njohim”.
ヤコブは彼らに言った、「あなたがたはナホルの子ラバンを知っていますか」。彼らは言った、「知っています」。
6 Ai u tha atyre: “A është mirë ai?”. Ata u përgjigjën: “Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet”.
ヤコブはまた彼らに言った、「彼は無事ですか」。彼らは言った、「無事です。御覧なさい。彼の娘ラケルはいま羊と一緒にここへきます」。
7 Ai tha: “Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin”
ヤコブは言った、「日はまだ高いし、家畜を集める時でもない。あなたがたは羊に水を飲ませてから、また行って飼いなさい」。
8 Por ata u përgjigjën: “Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t’u japim ujë deleve”.
彼らは言った、「わたしたちはそれはできないのです。群れがみな集まった上で、井戸の口から石をころがし、それから羊に水を飲ませるのです」。
9 Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë.
ヤコブがなお彼らと語っている時に、ラケルは父の羊と一緒にきた。彼女は羊を飼っていたからである。
10 Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij.
ヤコブは母の兄ラバンの娘ラケルと母の兄ラバンの羊とを見た。そしてヤコブは進み寄って井戸の口から石をころがし、母の兄ラバンの羊に水を飲ませた。
11 Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau.
ヤコブはラケルに口づけし、声をあげて泣いた。
12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t’ia tregonte të atit.
ヤコブはラケルに、自分がラケルの父のおいであり、リベカの子であることを告げたので、彼女は走って行って父に話した。
13 Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.
ラバンは妹の子ヤコブがきたという知らせを聞くとすぐ、走って行ってヤコブを迎え、これを抱いて口づけし、家に連れてきた。そこでヤコブはすべての事をラバンに話した。
14 Atëherë Labano i tha: “Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!”. Dhe ai qëndroi një muaj me të.
ラバンは彼に言った、「あなたはほんとうにわたしの骨肉です」。ヤコブは一か月の間彼と共にいた。
15 Pastaj Labano i tha Jakobit: “Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote”.
時にラバンはヤコブに言った、「あなたはわたしのおいだからといって、ただでわたしのために働くこともないでしょう。どんな報酬を望みますか、わたしに言ってください」。
16 Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.
さてラバンにはふたりの娘があった。姉の名はレアといい、妹の名はラケルといった。
17 Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.
レアは目が弱かったが、ラケルは美しくて愛らしかった。
18 Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: “Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël”.
ヤコブはラケルを愛したので、「わたしは、あなたの妹娘ラケルのために七年あなたに仕えましょう」と言った。
19 Labano iu përgjigj: “Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua”.
ラバンは言った、「彼女を他人にやるよりもあなたにやる方がよい。わたしと一緒にいなさい」。
20 Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte.
こうして、ヤコブは七年の間ラケルのために働いたが、彼女を愛したので、ただ数日のように思われた。
21 Pastaj Jakobi i tha Labanos: “Më jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo që të bashkohem me të”.
ヤコブはラバンに言った、「期日が満ちたから、わたしの妻を与えて、妻の所にはいらせてください」。
22 Atëherë Labano mblodhi tërë burrat e vendit dhe shtroi një banket.
そこでラバンはその所の人々をみな集めて、ふるまいを設けた。
23 Por, kur ra mbrëmja, ai mori bijën e tij Lea dhe e çoi te Jakobi, që hyri te ajo.
夕暮となったとき、娘レアをヤコブのもとに連れてきたので、ヤコブは彼女の所にはいった。
24 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij.
ラバンはまた自分のつかえめジルパを娘レアにつかえめとして与えた。
25 Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: “Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?”.
朝になって、見ると、それはレアであったので、ヤコブはラバンに言った、「あなたはどうしてこんな事をわたしにされたのですか。わたしはラケルのために働いたのではありませんか。どうしてあなたはわたしを欺いたのですか」。
26 Labano u përgjegj: “Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes.
ラバンは言った、「妹を姉より先にとつがせる事はわれわれの国ではしません。
27 Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera”.
まずこの娘のために一週間を過ごしなさい。そうすればあの娘もあなたにあげよう。あなたは、そのため更に七年わたしに仕えなければならない」。
28 Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela.
ヤコブはそのとおりにして、その一週間が終ったので、ラバンは娘ラケルをも妻として彼に与えた。
29 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij.
ラバンはまた自分のつかえめビルハを娘ラケルにつかえめとして与えた。
30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano.
ヤコブはまたラケルの所にはいった。彼はレアよりもラケルを愛して、更に七年ラバンに仕えた。
31 Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.
主はレアがきらわれるのを見て、その胎を開かれたが、ラケルは、みごもらなかった。
32 Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: “Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë”.
レアは、みごもって子を産み、名をルベンと名づけて、言った、「主がわたしの悩みを顧みられたから、今は夫もわたしを愛するだろう」。
33 Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha: “Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir”. Dhe e quajti Simeon.
彼女はまた、みごもって子を産み、「主はわたしが嫌われるのをお聞きになって、わたしにこの子をも賜わった」と言って、名をシメオンと名づけた。
34 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë, dhe tha: “Kësaj radhe burri im do të më dojë, sepse i kam lindur tre bij”. Prandaj u quajt Levi.
彼女はまた、みごもって子を産み、「わたしは彼に三人の子を産んだから、こんどこそは夫もわたしに親しむだろう」と言って、名をレビと名づけた。
35 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha: “Këtë radhë do të kremtoj Zotin”. Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.
彼女はまた、みごもって子を産み、「わたしは今、主をほめたたえる」と言って名をユダと名づけた。そこで彼女の、子を産むことはやんだ。

< Zanafilla 29 >