< Zanafilla 28 >

1 Atëherë Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha këtë urdhër dhe i tha: “Mos u marto me një grua nga Kanaanët.
以撒叫了雅各來,給他祝福,並囑咐他說:「你不要娶迦南的女子為妻。
2 Çohu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Bethuelit, i ati i nënës sate, dhe merr për grua një nga bijat e Labanos, vëllait të nënës sate.
你起身往巴旦‧亞蘭去,到你外祖彼土利家裏,在你母舅拉班的女兒中娶一女為妻。
3 Perëndia i plotfuqishëm të bekoftë, të bëftë pjellor dhe të shumoftë, në mënyrë që ti të bëhesh një kuvend popujsh,
願全能的上帝賜福給你,使你生養眾多,成為多族,
4 dhe të dhëntë bekimin e Abrahamit ty dhe pasardhësve të tu, në mënyrë që ti të jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe që Perëndia ia fali Abrahamit”.
將應許亞伯拉罕的福賜給你和你的後裔,使你承受你所寄居的地為業,就是上帝賜給亞伯拉罕的地。」
5 Kështu Isaku e nisi Jakobin, që shkoi në Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i vëllai i Rebekës, nëna e Jakobit dhe e Esaut.
以撒打發雅各走了,他就往巴旦‧亞蘭去,到亞蘭人彼土利的兒子拉班那裏。拉班是雅各、以掃的母舅。
6 Por Esau pa që Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur në Padan-Aram që të merrte atje një grua por, duke e bekuar, i kishte dhënë këtë urdhër duke thënë: “Mos merr grua nga bijat e Kanaanit”;
以掃見以撒已經給雅各祝福,而且打發他往巴旦‧亞蘭去,在那裏娶妻,並見祝福的時候囑咐他說:「不要娶迦南的女子為妻」,
7 dhe Jakobi i ishte bindur të atit dhe nënës së tij, dhe ishte nisur për në Padan-Aram.
又見雅各聽從父母的話往巴旦‧亞蘭去了,
8 Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy të keq nga Isaku, babai i tij,
以掃就曉得他父親以撒看不中迦南的女子,
9 shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, të bijën e Ismaelit, që ishte biri i Abrahamit, dhe motër e Nebajothit, me qëllim që ajo të bëhej gruaja e tij, përveç grave të tjera që kishte.
便往以實瑪利那裏去,在他二妻之外又娶了瑪哈拉為妻。她是亞伯拉罕兒子以實瑪利的女兒,尼拜約的妹子。
10 Dhe Jakobi u nis në Beer-Sheba dhe shkoi në drejtim të Haranit.
雅各出了別是巴,向哈蘭走去;
11 Arriti në një farë vendi dhe aty kaloi natën, sepse dielli kishte perënduar. Atëherë mori një nga gurët e atij vendi, e vuri nën krye të tij dhe aty ra në gjumë.
到了一個地方,因為太陽落了,就在那裏住宿,便拾起那地方的一塊石頭枕在頭下,在那裏躺臥睡了,
12 Dhe pa në ëndërr një shkallë të mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin; dhe ja engjëjt e Perëndisë hipnin e zbrisnin në të.
夢見一個梯子立在地上,梯子的頭頂着天,有上帝的使者在梯子上,上去下來。
13 Dhe ja, Zoti ndodhej në majë të saj dhe i tha: “Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, babait tënd, dhe Perëndia i Isakut; tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu;
耶和華站在梯子以上,說:「我是耶和華-你祖亞伯拉罕的上帝,也是以撒的上帝;我要將你現在所躺臥之地賜給你和你的後裔。
14 dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhur i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu.
你的後裔必像地上的塵沙那樣多,必向東西南北開展;地上萬族必因你和你的後裔得福。
15 Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh, dhe do të të sjell përsëri në këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë”.
我也與你同在。你無論往哪裏去,我必保佑你,領你歸回這地,總不離棄你,直到我成全了向你所應許的。」
16 Atëherë Jakobit i doli gjumi dhe tha: “Me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija”.
雅各睡醒了,說:「耶和華真在這裏,我竟不知道!」
17 Dhe pati frikë e tha: “Sa i tmerrshëm është ky vend! Kjo nuk është tjetër veçse shtëpia e Perëndisë, dhe kjo është porta e qiellit!”.
就懼怕,說:「這地方何等可畏!這不是別的,乃是上帝的殿,也是天的門。」
18 Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj.
雅各清早起來,把所枕的石頭立作柱子,澆油在上面。
19 Dhe e quajti këtë vend Bethel, kurse më parë emri i qytetit ishte Luc.
他就給那地方起名叫伯特利;但那地方起先名叫路斯。
20 Pastaj Jakobi lidhi një kusht duke thënë: “Në qoftë se Perëndia do të jetë me mua dhe do të më mbrojë gjatë këtij udhëtimi që jam duke bërë, në qoftë se do të më japë bukë për të ngrënë dhe rroba për t’u mbuluar,
雅各許願說:「上帝若與我同在,在我所行的路上保佑我,又給我食物吃,衣服穿,
21 dhe do të kthehem në shtëpinë e babait tim në paqe, atëherë Zoti do të jetë Perëndia im;
使我平平安安地回到我父親的家,我就必以耶和華為我的上帝。
22 dhe ky gur që kam ngritur si përmendore, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha ato që do të më japësh, unë do të japë të dhjetën”
我所立為柱子的石頭也必作上帝的殿;凡你所賜給我的,我必將十分之一獻給你。」

< Zanafilla 28 >