< Zanafilla 27 >

1 Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: “Biri im!”.
And it came to pass after Isaac was old, that his eyes were dimmed so that he could not see; and he called Esau, his elder son, and said to him, My son; and he said, Behold, I [am here].
2 Esau i tha: “Ja ku jam!”. Atëherë Isaku i tha: “Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç’ditë kam për të vdekur.
And he said, Behold, I am grown old, and know not the day of my death.
3 Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;
Now then take the weapons, both your quiver and your bow, and go into the plain, and get me venison,
4 pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes”.
and make me meats, as I like them, and bring them to me that I may eat, that my soul may bless you, before I die.
5 Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t’ia shpënë të atit.
And Rebecca heard Isaac speaking to Esau his son; and Esau went to the plain to procure venison for his father.
6 Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: “Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:
And Rebecca said to Jacob her younger son, Behold, I heard your father speaking to Esau your brother, saying,
7 “Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes”.
Bring me venison, and prepare me meats, that I may eat and bless you before the Lord before I die.
8 Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.
Now then, my son, listen to me, as I command you.
9 Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.
And go to the cattle and take for me thence two kids, tender and good, and I will make them meats for your father, as he likes.
10 Pastaj ti do t’ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë”.
And you shall bring them in to your father, and he shall eat, that your father may bless you before he dies.
11 Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: “Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.
And Jacob said to his mother Rebecca, Esau my brother is a hairy man, and I a smooth man.
12 Ndofta babai im më prek me dorë; do t’i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi”.
Peradventure my father may feel me, and I shall be before him as one ill-intentioned, and I shall bring upon me a curse, and not a blessing.
13 Por nëna e tij iu përgjegj: “Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat”.
And his mother said to him, On me be your curse, son; only listen to my voice, and go and bring [them] me.
14 Ai vajti pra t’i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.
So he went and took and brought them to his mother; and his mother made meats, as his father liked [them].
15 Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;
And Rebecca having taken the fine raiment of her elder son Esau which was with her in the house, put it on Jacob her younger son.
16 dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.
And she put on his arms the skins of the kids, and on the bare parts of his neck.
17 Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.
And she gave the meats, and the loaves which she had prepared, into the hands of Jacob her son.
18 Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: “Ati im!”. Isaku u përgjegj: “Ja ku jam; kush je ti, biri im?”.
And he brought [them] to his father, and said, Father; and he said, Behold I [am here]; who are you, son?
19 Atëherë Jakobi i tha babait të tij: “Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë”.
And Jacob said to his father, I, Esau your firstborn, have done as you told me; rise, sit, and eat of my venison, that your soul may bless me.
20 Por Isaku i tha të birit: “Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?”. Ai u përgjegj: “Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë”.
And Isaac said to his son, What is this which you have quickly found? And he said, That which the Lord your God presented before me.
21 Atëherë Isaku i tha Jakobit: “Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo”.
And Isaac said to Jacob, Draw night to me, and I will feel you, son, if you are my son Esau or not.
22 Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: “Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut”.
And Jacob drew near to his father Isaac, and he felt him, and said, The voice [is] Jacob's voice, but the hands [are] the hands of Esau.
23 Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.
And he knew him not, for his hands were as the hands of his brother Esau, hairy; and he blessed him,
24 Dhe tha: “A je ti me të vërtetë biri im Esau?”. Ai u përgjigj: “Po”.
and he said, Are you my son Esau? and he said, I [am].
25 Atëherë Isaku i tha: “Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë”. Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.
And he said, Bring hither, and I will eat of your venison, son, that my soul may bless you; and he brought [it] near to him, and he ate, and he brought him wine, and he drank.
26 Pastaj babai i tij Isaku i tha: “Tani afrohu dhe më puth, biri im”.
And Isaac his father said to him, Draw near to me, and kiss me, son.
27 Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: “Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.
And he drew near and kissed him, and smelled the smell of his garments, and blessed him, and said, Behold, the smell of my son is as the smell of an abundant field, which the Lord has blessed.
28 Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.
And may God give you of the dew of heaven, and of the fatness of the earth, and abundance of corn and wine.
29 Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!”.
And let nations serve you, and princes bow down to you, and be you lord of your brother, and the sons of your father shall do you reverence; accursed is he that curses you, and blessed is he that blesses you.
30 Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.
And it came to pass after Isaac had ceased blessing his son Jacob, it even came to pass, just when Jacob had gone out from the presence of Isaac his father, that Esau his brother came in from his hunting.
31 Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: “Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë”.
And he also had made meats and brought them to his father; and he said to his father, Let my father arise and eat of his son's venison, that your soul may bless me.
32 Isaku, babai i tij, i tha: “Kush je ti?”. Ai u përgjegj: “Jam Esau, biri yt i parëlindur”.
And Isaac his father said to him, Who are you? And he said, I am your firstborn son Esau.
33 Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: “Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai”.
And Isaac was amazed with very great amazement, and said, Who then is it that has procured venison for me and brought it to me? and I have eaten of all before you came, and I have blessed him, and he shall be blessed.
34 Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: “Bekomë edhe mua, ati im!”.
And it came to pass when Esau heard the words of his father Isaac, he cried out with a great and very bitter cry, and said, Bless, I pray you, me also, father.
35 Por Isaku iu përgjigj: “Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd”.
And he said to him, Your brother has come with subtlety, and taken your blessing.
36 Esau i tha: “Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim”. Pastaj shtoi: “A nuk ke ruajtur një bekim për mua?”.
And he said, Rightly was his name called Jacob, for behold! this second time has he supplanted me; he has both taken my birthright, and now he has taken my blessing; and Esau said to his father, Hast you not left a blessing for me, father?
37 Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: “Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç’mund të bëj për ty, biri im?”.
And Isaac answered and said to Esau, If I have made him your lord, and have made all his brethren his servants, and have strengthened him with corn and wine, what then shall I do for you, son?
38 Esau i tha babait të tij: “A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!”. Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.
And Esau said to his father, Hast you [only] one blessing, father? Bless, I pray you, me also, father. And Isaac being troubled, Esau cried aloud and wept.
39 Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: “Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.
And Isaac his father answered and said to him, Behold, your dwelling shall be of the fatness of the earth, and of the dew of heaven from above.
40 Ti do të jetosh me shpatën tënde dhe do të jesh shërbëtori i vëllait tënd; por do të ndodhë që, kur do të luftosh, do ta thyesh zgjedhën e tij nga qafa jote”.
And you shall live by your sword, and shall serve your brother; and there shall be [a time] when you shall break and loosen his yoke from off your neck.
41 Kështu Esau filloi ta urrejë Jakobin për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati, dhe tha në zemër të vet: “Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin”.
And Esau was angry with Jacob because of the blessing, with which his father blessed him; and Esau said in his mind, Let the days of my father's mourning draw near, that I may kill my brother Jacob.
42 Kur i treguan Rebekës fjalët e Esaut, birit të saj më të madh, ajo dërgoi ta thërrasin birin e saj më të vogël, Jakobin, dhe i tha: “Ja, Esau, yt vëlla, ngushëllohet ndaj teje, duke menduar të të vrasë.
And the words of Esau her elder son were reported to Rebecca, and she sent and called Jacob her younger son, and said to him, Behold, Esau your brother threatens you to kill you.
43 Prandaj, biri im, bindju fjalëve që të them: Çohu dhe ik shpejt në Haran te Labano, vëllai im;
Now then, my son, hear my voice, and rise and depart quickly into Mesopotamia to Laban my brother into Charran.
44 dhe qëndro ca kohë me të, deri sa t’i kalojë zemërimi vëllait tënd,
And dwell with him certain days, until your brother's anger
45 deri sa mëria e vëllait tënd të largohet prej teje dhe ai të harrojë atë që i ke bërë; atëherë do të dërgojë njerëz që të të marrin prej andej. Pse duhet t’ju humbas që të dyve brënda një dite të vetme?”.
and rage depart from you, and he forget what you have done to him; and I will send and fetch you thence, lest at any time I should be bereaved of you both in one day.
46 Pastaj Rebeka i tha Isakut: “Jam neveritur nga jeta për shkak të bijave të Hethit. Në rast se Jakobi merr për grua një nga bijat e Hethit, një grua si ato të vendit, ç’më duhet jeta?”.
And Rebecca said to Isaac, I am weary of my life, because of the daughters of the sons of Chet; if Jacob shall take a wife of the daughters of this land, therefore should I live?

< Zanafilla 27 >