< Zanafilla 24 >

1 Abrahami ishte tashmë plak dhe ishte në moshë të kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë.
亚伯拉罕年纪老迈,向来在一切事上耶和华都赐福给他。
2 Dhe Abrahami i tha shërbyesit më të moshuar të shtëpisë së tij që qeveriste tërë pasuritë e tij: “Vëre dorën tënde nën kofshën time;
亚伯拉罕对管理他全业最老的仆人说:“请你把手放在我大腿底下。
3 dhe unë do të bëj që ti të betohesh në emër të Zotit, Perëndisë së qiejve dhe Perëndisë të tokës, që ti nuk do t’i marrësh për grua djalit tim asnjë prej bijave të Kanaanejve në mes të të cilëve unë banoj;
我要叫你指着耶和华—天地的主起誓,不要为我儿子娶这迦南地中的女子为妻。
4 por do të shkosh në vendin tim dhe te fisi im për të marrë një grua për djalin tim, për Isakun”.
你要往我本地本族去,为我的儿子以撒娶一个妻子。”
5 Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd në vendin nga ke dalë?”.
仆人对他说:“倘若女子不肯跟我到这地方来,我必须将你的儿子带回你原出之地吗?”
6 Atëherë Abrahami i tha: “Ruhu e mos e ço birin tim atje!
亚伯拉罕对他说:“你要谨慎,不要带我的儿子回那里去。
7 Zoti, Perëndia i qiellit, që më hoqi nga shtëpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, më foli dhe m’u betua duke thënë: “Unë do t’ua jap këtë vend pasardhësve të tu”, ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje dhe ti do të marrësh andej një grua për birin tim.
耶和华—天上的主曾带领我离开父家和本族的地,对我说话,向我起誓说:‘我要将这地赐给你的后裔。’他必差遣使者在你面前,你就可以从那里为我儿子娶一个妻子。
8 Dhe në qoftë se gruaja nuk dëshiron të të ndjekë, atëherë ti do të lirohesh nga ky betim që më ke bërë; vetëm mos e kthe tim bir atje”.
倘若女子不肯跟你来,我使你起的誓就与你无干了,只是不可带我的儿子回那里去。”
9 Kështu shërbyesi e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotit të tij, dhe iu betua lidhur me këtë problem.
仆人就把手放在他主人亚伯拉罕的大腿底下,为这事向他起誓。
10 Pastaj shërbyesi mori dhjetë deve nga devetë e zotit të tij dhe u nis, duke pasur me vete çdo lloj të mirash të zotërisë së tij. Ai e nisi rrugën dhe shkoi në Mesopotami, në qytetin e Nahorit.
那仆人从他主人的骆驼里取了十匹骆驼,并带些他主人各样的财物,起身往美索不达米亚去,到了拿鹤的城。
11 Dhe i gjunjëzoi devetë jashtë qytetit pranë një pusi uji, aty nga mbrëmja, në kohën kur gratë dalin për të marrë ujë, dhe tha:
天将晚,众女子出来打水的时候,他便叫骆驼跪在城外的水井那里。
12 “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!
他说:“耶和华—我主人亚伯拉罕的 神啊,求你施恩给我主人亚伯拉罕,使我今日遇见好机会。
13 Ja, unë po rri pranë këtij burimi ujërash, ndërsa bijat e banorëve të qytetit dalin për të mbushur ujë.
我现今站在井旁,城内居民的女子们正出来打水。
14 Bëj që vajza së cilës do t’i them: “Ah, ule shtambën tënde që unë të pi” dhe që do të më përgjigjet: “Pi, dhe kam për t’u dhënë për të pirë edhe deveve të tu”, të jetë ajo që ti ja ke caktuar shërbyesit tënd Isak. Nga kjo unë do të kuptoj që ti ke treguar dashamirësi ndaj zotërisë tim”.
我向那一个女子说:‘请你拿下水瓶来,给我水喝’,她若说:‘请喝!我也给你的骆驼喝。’愿那女子就作你所预定给你仆人以撒的妻。这样,我便知道你施恩给我主人了。”
15 Ai s’kishte mbaruar së foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambën në shpatullën e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vëllai i Abrahamit.
话还没有说完,不料,利百加肩头上扛着水瓶出来。利百加是彼土利所生的;彼土利是亚伯拉罕兄弟拿鹤妻子密迦的儿子。
16 Vajza ishte shumë e bukur, e virgjër dhe asnjë burrë nuk e kishte njohur kurrë. Ajo zbriti në burim, mbushi shtambën e saj dhe u ngjit përsëri lart.
那女子容貌极其俊美,还是处女,也未曾有人亲近她。她下到井旁,打满了瓶,又上来。
17 Atëherë shërbyesi vrapoi në drejtim të saj dhe i tha: “Lermë të pi pak ujë nga shtamba jote”.
仆人跑上前去迎着她,说:“求你将瓶里的水给我一点喝。”
18 Ajo u përgjegj: “Pi, zotëria im”; pastaj shpejtoi ta ulë shtambën mbi dorë dhe i dha të pijë.
女子说:“我主请喝!”就急忙拿下瓶来,托在手上给他喝。
19 Sapo mbaroi së dhëni ujë për të pirë, tha: “Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, deri sa të ngopen me ujë”.
女子给他喝了,就说:“我再为你的骆驼打水,叫骆驼也喝足。”
20 Me nxitim e zbrazi shtambën e saj në koritë, vrapoi përsëri te burimi për të mbushur ujë për të gjithë devetë e tij.
她就急忙把瓶里的水倒在槽里,又跑到井旁打水,就为所有的骆驼打上水来。
21 Ndërkaq ai njeri e sodiste në heshtje, për të mësuar në qoftë se Zoti e kishte bërë të mbarë apo jo udhëtimin e tij.
那人定睛看她,一句话也不说,要晓得耶和华赐他通达的道路没有。
22 Kur devetë mbaruan së piri, njeriu mori një unazë floriri për hundën që peshonte gjysmë sikli dhe dy byzylykë me një peshë prej dhjetë siklesh ari për kyçin e dorës së saj, dhe tha:
骆驼喝足了,那人就拿一个金环,重半舍客勒,两个金镯,重十舍客勒,给了那女子,
23 “Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e babait tënd për ne, që ta kalojmë natën?”.
说:“请告诉我,你是谁的女儿?你父亲家里有我们住宿的地方没有?”
24 Ajo u përgjegj: “Unë jam bijë e Bethuelit, i biri i Milkahut, që ajo i lindi në Nahor”.
女子说:“我是密迦与拿鹤之子彼土利的女儿”;
25 Dhe shtoi: “Tek ne ka shumë kashtë dhe forazh si dhe vend për të kaluar natën”.
又说:“我们家里足有粮草,也有住宿的地方。”
26 Atëherë njeriu u përkul, adhuroi Zotin dhe tha:
那人就低头向耶和华下拜,
27 “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim”.
说:“耶和华—我主人亚伯拉罕的 神是应当称颂的,因他不断地以慈爱诚实待我主人。至于我,耶和华在路上引领我,直走到我主人的兄弟家里。”
28 Dhe vajza vrapoi për t’i treguar këto gjëra në shtëpinë e nënës së saj.
女子跑回去,照着这些话告诉她母亲和她家里的人。
29 Por Rebeka kishte një vëlla të quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtë drejt burimit te ai njeri.
利百加有一个哥哥,名叫拉班,看见金环,又看见金镯在他妹子的手上,并听见他妹子利百加的话,说那人对我如此如此说。拉班就跑出来往井旁去,到那人跟前,见他仍站在骆驼旁边的井旁那里,
30 Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: “Kështu më foli ai njeri”, iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.
31 Dhe tha: “Hyrë, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë”.
便对他说:“你这蒙耶和华赐福的,请进来,为什么站在外边?我已经收拾了房屋,也为骆驼预备了地方。”
32 Njeriu hyri në shtëpi, dhe Labano shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.
那人就进了拉班的家。拉班卸了骆驼,用草料喂上,拿水给那人和跟随的人洗脚;
33 Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: “Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë”. Tjetri tha: “Fol”.
把饭摆在他面前,叫他吃,他却说:“我不吃,等我说明白我的事情再吃。”拉班说:“请说。”
34 Atëherë ai tha: “Unë jam një shërbëtor i Abrahamit.
他说:“我是亚伯拉罕的仆人。
35 Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim, që është bërë i madh; i ka dhënë dele dhe qe, argjend dhe flori, shërbyes dhe shërbyese, deve dhe gomarë.
耶和华大大地赐福给我主人,使他昌大,又赐给他羊群、牛群、金银、仆婢、骆驼,和驴。
36 Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.
我主人的妻子撒拉年老的时候给我主人生了一个儿子;我主人也将一切所有的都给了这个儿子。
37 Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: “Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e Kanaanejve, në vendin ku banoj;
我主人叫我起誓说:‘你不要为我儿子娶迦南地的女子为妻。
38 por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afëria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim”.
你要往我父家、我本族那里去,为我的儿子娶一个妻子。’
39 Atëherë unë i thashë zotërisë tim: “Ndofta gruaja nuk do të dojë të më ndjekë”.
我对我主人说:‘恐怕女子不肯跟我来。’
40 Por ai u përgjegj: “Zoti, para të cilit kam ecur, do të dërgojë engjëllin e tij bashkë me ty dhe do ta bëj të mbarë udhëtimin tënd, dhe ti do të marrësh për birin tim një grua nga farefisi im dhe nga shtëpia e babait tim.
他就说:‘我所事奉的耶和华必要差遣他的使者与你同去,叫你的道路通达,你就得以在我父家、我本族那里,给我的儿子娶一个妻子。
41 Do të lirohesh nga betimi që më ke bërë kur të shkosh tek afëria ime; dhe po të jetë se nuk duan të ta japin, do të lirohesh nga betimi që më ke bërë”.
只要你到了我本族那里,我使你起的誓就与你无干。他们若不把女子交给你,我使你起的誓也与你无干。’
42 Sot kam arritur te burimi dhe thashë: “O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, në rast se të pëlqen kështu, të lutem bëje të mbarë udhëtimin që kam filluar;
“我今日到了井旁,便说:‘耶和华—我主人亚伯拉罕的 神啊,愿你叫我所行的道路通达。
43 Ja, unë po ndalem pranë burimit të ujit; bëj që vajza që ka për të dalë për të marrë ujë dhe së cilës do t’i them: “Lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote”,
我如今站在井旁,对哪一个出来打水的女子说:请你把你瓶里的水给我一点喝;
44 dhe që do të më thotë: “Pi sa ke nevojë dhe do të marr ujë edhe për devetë e tua”, le të jetë gruaja që Zoti i ka caktuar djalit të zotërisë tim.
她若说:你只管喝,我也为你的骆驼打水;愿那女子就作耶和华给我主人儿子所预定的妻。’
45 Para se unë të kisha mbaruar së foluri në zemrën time, doli jashtë Rebeka me shtambën e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujë. Atëherë unë i thashë:
我心里的话还没有说完,利百加就出来,肩头上扛着水瓶,下到井旁打水。我便对她说:‘请你给我水喝。’
46 “Oh, lermë të pi!”. Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambën nga shpatulla e saj dhe u përgjegj: “Pi dhe do t’u jap të pinë edhe deveve të tua”. Kështu unë piva dhe ajo u dha të pinë edhe deveve.
她就急忙从肩头上拿下瓶来,说:‘请喝!我也给你的骆驼喝。’我便喝了;她又给我的骆驼喝了。
47 Atëherë e pyeta dhe i thashë: “Bijë e kujt je?”. Ajo m’u përgjegj: “Jam bijë e Bethuelit, biri i Nahorit, që Milkah lindi”. Kështu unë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës.
我问她说:‘你是谁的女儿?’她说:‘我是密迦与拿鹤之子彼土利的女儿。’我就把环子戴在她鼻子上,把镯子戴在她两手上。
48 Pastaj u përkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perëndinë e Abrahamit, zotërisë tim, që më ka çuar në rrugën e drejtë për të marrë për birin e tij bijën e vëllait të zotërisë tim.
随后我低头向耶和华下拜,称颂耶和华—我主人亚伯拉罕的 神;因为他引导我走合式的道路,使我得着我主人兄弟的孙女,给我主人的儿子为妻。
49 Dhe tani në rast se doni të silleni me dashamirësi dhe besnikëri ndaj zotërisë tim, duhet të ma thoni; në rast se jo, ma thoni njëlloj dhe unë do të kthehem djathtas ose majtas”.
现在你们若愿以慈爱诚实待我主人,就告诉我;若不然,也告诉我,使我可以或向左,或向右。”
50 Atëherë Labano dhe Bethueli u përgjigjën dhe thanë: “Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund të flasim as për mirë as për keq.
拉班和彼土利回答说:“这事乃出于耶和华,我们不能向你说好说歹。
51 Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti”.
看哪,利百加在你面前,可以将她带去,照着耶和华所说的,给你主人的儿子为妻。”
52 Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit.
亚伯拉罕的仆人听见他们这话,就向耶和华俯伏在地。
53 Shërbëtori nxori sende të argjëndta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës.
当下仆人拿出金器、银器,和衣服送给利百加,又将宝物送给她哥哥和她母亲。
54 Pastaj hëngrën e pinë ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të; u ndalën vetëm atë natë. Kur u ngritën në mëngjes, shërbëtori tha: “Më lini të kthehem te zotëria im”.
仆人和跟从他的人吃了喝了,住了一夜。早晨起来,仆人就说:“请打发我回我主人那里去吧。”
55 Vëllai dhe nëna e Rebekës thanë: “Lëre që vajza të rrijë disa ditë me ne, të paktën dhjetë ditë; pastaj mund të ikë”.
利百加的哥哥和她母亲说:“让女子同我们再住几天,至少十天,然后她可以去。”
56 Por ai iu përgjegj atyre: “Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im”.
仆人说:“耶和华既赐给我通达的道路,你们不要耽误我,请打发我走,回我主人那里去吧。”
57 Atëherë ata i thanë: “Të thërresim vajzën dhe ta pyesim atë”.
他们说:“我们把女子叫来问问她”,
58 Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: “A do të shkosh me këtë njeri?”. Ajo u përgjegj: “Po, do të shkoj”.
就叫了利百加来,问她说:“你和这人同去吗?”利百加说:“我去。”
59 Kështu e lanë Rebekën, motrën e tyre, të shkojë dhe tajën e saj të shkojë me shërbëtorin dhe njerëzit e Abrahamit.
于是他们打发妹子利百加和她的乳母,同亚伯拉罕的仆人,并跟从仆人的,都走了。
60 Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: “Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre”.
他们就给利百加祝福说: 我们的妹子啊,愿你作千万人的母! 愿你的后裔得着仇敌的城门!
61 Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.
利百加和她的使女们起来,骑上骆驼,跟着那仆人,仆人就带着利百加走了。
62 Ndërkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte në krahinën e Negevit.
那时,以撒住在南地,刚从庇耳·拉海·莱回来。
63 Isaku kishte dalë aty nga mbrëmja në fushë për t’u menduar; dhe ai ngriti sytë dhe pa disa deve që po vinin.
天将晚,以撒出来在田间默想,举目一看,见来了些骆驼。
64 Edhe Rebeka ngriti sytë dhe pa Isakun; atëherë zbriti me të shpejtë nga deveja,
利百加举目看见以撒,就急忙下了骆驼,
65 dhe i tha shërbëtorit: “Kush është ai njeri që vjen nga fusha drejt nesh?”. Shërbëtori u përgjegj: “Éshtë zotëria im”. Atëherë ajo mori vellon dhe u mbulua.
问那仆人说:“这田间走来迎接我们的是谁?”仆人说:“是我的主人。”利百加就拿帕子蒙上脸。
66 Pastaj shërbëtori i tregoi Isakut tërë gjërat që kishte bërë.
仆人就将所办的一切事都告诉以撒。
67 Dhe Isaku e futi Rebekën në çadrën e Sarës, nënës së tij, dhe e mori me vete; ajo u bë gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kështu Isaku u ngushëllua mbas vdekjes së nënës së tij.
以撒便领利百加进了他母亲撒拉的帐棚,娶了她为妻,并且爱她。以撒自从他母亲不在了,这才得了安慰。

< Zanafilla 24 >