< Zanafilla 23 >

1 Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet. Këto qenë vitet e jetës së Sarës.
撒拉享壽一百二十七歲,這是撒拉一生的歲數。
2 Dhe Sara vdiq në Kirjath-Arba (që është Hebroni), në vendin e Kanaanëve, dhe Abrahami hyri aty për të mbajtur zi për të dhe për ta vajtuar.
撒拉死在迦南地的基列‧亞巴,就是希伯崙。亞伯拉罕為她哀慟哭號。
3 Pastaj Abrahami u ngrit më këmbë në prani të së vdekurës dhe u foli bijve të Hethit, duke u thënë:
後來亞伯拉罕從死人面前起來,對赫人說:
4 “Unë jam një i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; më jepni pronësinë e një varri midis jush, që të mund të varros të vdekurën time dhe ta heq nga sytë e mi”.
「我在你們中間是外人,是寄居的。求你們在這裏給我一塊地,我好埋葬我的死人,使她不在我眼前。」
5 Dhe bijtë e Hethit iu përgjigjën Abrahamit duke i thënë:
赫人回答亞伯拉罕說:
6 “Dëgjona, o zoti im! Ti je midis nesh një princ i Perëndisë, varrose të vdekurën tënde në më të mirën nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s’do të refuzojë varrin e tij, me qëllim që ti të varrosësh aty të vdekurën tënde”.
「我主請聽。你在我們中間是一位尊大的王子,只管在我們最好的墳地裏埋葬你的死人;我們沒有一人不容你在他的墳地裏埋葬你的死人。」
7 Atëherë Abrahami u ngrit, u përul para popullit të vendit, para bijve të Hethit,
亞伯拉罕就起來,向那地的赫人下拜,
8 dhe u foli atyre duke thënë: “Në rast se ju pëlqen që unë ta varros të vdekurën time duke e hequr nga sytë e mi, dëgjomëni. Ndërhyni për mua tek Efroni, bir i Zoharit,
對他們說:「你們若有意叫我埋葬我的死人,使她不在我眼前,就請聽我的話,為我求瑣轄的兒子以弗崙,
9 që të më japë shpellën e Makpelahut, që i përket dhe që ndodhet në skajin e arës së tij; por që të më japë në pronësi me çmimin e tij të plotë si vend varrimi midis jush”.
把田頭上那麥比拉洞給我,他可以按着足價賣給我,作我在你們中間的墳地。」
10 Tani Efroni ndodhej në mes të bijve të Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu përgjegj Abrahamit në prani të bijve të Hethit, të të gjithë atyreve që hynin nëpër portën e qytetit të tij, duke thënë:
當時以弗崙正坐在赫人中間。於是,赫人以弗崙在城門出入的赫人面前對亞伯拉罕說:
11 “Jo, zoti im, dëgjomë! Unë të fal arën dhe shpellën që ndodhet aty; po ta dhuroj në prani të bijve të popullit tim; po ta bëj dhuratë. Varrose të vdekurën tënde”.
「不然,我主請聽。我送給你這塊田,連田間的洞也送給你,在我同族的人面前都給你,可以埋葬你的死人。」
12 Atëherë Abrahami u përkul para popullit të vendit,
亞伯拉罕就在那地的人民面前下拜,
13 dhe i foli Efronit në prani të popullit të vendit duke thënë: “Dëgjomë, të lutem! Unë do të jap çmimin e arës, pranoje nga unë, kështu unë do të mund të varros aty të vdekurën time”.
在他們面前對以弗崙說:「你若應允,請聽我的話。我要把田價給你,求你收下,我就在那裏埋葬我的死人。」
14 Efroni iu përgjegj Abrahamit, duke i thënë:
以弗崙回答亞伯拉罕說:
15 “Zoti im, dëgjomë! Toka vlen katërqind monedha argjendi. Ç’është kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, të vdekurën tënde”.
「我主請聽。值四百舍客勒銀子的一塊田,在你我中間還算甚麼呢?只管埋葬你的死人吧!」
16 Atëherë Abrahami zbatoi fjalën e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit çmimin që i kishte thënë në prani të bijve të Hethit: katërqind monedha argjendi, monedha që tregtarët përdornin midis tyre zakonisht.
亞伯拉罕聽從了以弗崙,照着他在赫人面前所說的話,把買賣通用的銀子平了四百舍客勒給以弗崙。
17 Kështu ara e Efronit që gjendej në Malkpelah përballë Mamres, ara me shpellën që ishte aty dhe tërë drurët që ishin në arë dhe në të gjithë kufijtë përqark,
於是,麥比拉、幔利前、以弗崙的那塊田和其中的洞,並田間四圍的樹木,
18 kaluan në pronësi të Abrahamit, në prani të bijve të Hethit dhe të të gjithë atyre që hynin nga porta e qytetit të Efronit.
都定準歸與亞伯拉罕,乃是他在赫人面前並城門出入的人面前買妥的。
19 Pas kësaj, Abrahami varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut përballë Mamres (që është Hebroni) në vendin e Kanaanëve.
此後,亞伯拉罕把他妻子撒拉埋葬在迦南地幔利前的麥比拉田間的洞裏。(幔利就是希伯崙)。
20 Kështu ara dhe shpella që gjendet aty u kaluan nga bijtë e Hethit në pronë të Abrahamit, si vend varrimi.
從此,那塊田和田間的洞就藉着赫人定準歸與亞伯拉罕作墳地。

< Zanafilla 23 >