< Zanafilla 21 >

1 Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.
و خداوند برحسب وعده خود، ازساره تفقد نمود، و خداوند، آنچه به ساره گفته بود، بجا آورد.۱
2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
و ساره حامله شده، ازابراهیم در‌پیری‌اش، پسری زایید، در وقتی که خدا به وی گفته بود.۲
3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.
و ابراهیم، پسر مولود خودرا، که ساره از وی زایید، اسحاق نام نهاد.۳
4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
و ابراهیم پسر خود اسحاق را، چون هشت روزه بود، مختون ساخت، چنانکه خدا او را امر فرموده بود.۴
5 Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.
و ابراهیم، در هنگام ولادت پسرش، اسحاق، صد ساله بود.۵
6 Dhe Sara tha: “Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua”.
و ساره گفت: «خدا خنده برای من ساخت، و هر‌که بشنود، با من خواهدخندید.»۶
7 Dhe tha gjithashtu: “Kush mund t’i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij”.
و گفت: «که بود که به ابراهیم بگوید، ساره اولاد را شیر خواهد داد؟ زیرا که پسری برای وی، در‌پیری‌اش زاییدم.»۷
8 Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.
و آن پسر نموکرد، تا او را از شیر باز گرفتند. و در روزی که اسحاق را از شیر باز داشتند، ابراهیم ضیافتی عظیم کرد.۸
9 Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.
آنگاه ساره، پسر هاجر مصری را که ازابراهیم زاییده بود، دید که خنده می‌کند.۹
10 Atëherë ajo i tha Abrahamit: “Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun”.
پس به ابراهیم گفت: «این کنیز را با پسرش بیرون کن، زیرا که پسر کنیز با پسر من اسحاق، وارث نخواهد بود.»۱۰
11 Kjo gjë s’i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.
اما این امر، بنظر ابراهیم، درباره پسرش بسیار سخت آمد.۱۱
12 Por Perëndia i tha Abrahamit: “Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
خدا به ابراهیم گفت: «درباره پسر خود و کنیزت، بنظرت سخت نیاید، بلکه هر‌آنچه ساره به تو گفته است، سخن او رابشنو، زیرا که ذریت تو از اسحاق خوانده خواهدشد.۱۲
13 Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt”.
و از پسر کنیز نیز امتی بوجود آورم، زیراکه او نسل توست.»۱۳
14 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
بامدادان، ابراهیم برخاسته، نان و مشکی از آب گرفته، به هاجر داد، و آنها را بر دوش وی نهاد، و او را با پسر روانه کرد. پس رفت، و در بیابان بئرشبع می‌گشت.۱۴
15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.
وچون آب مشک تمام شد، پسر را زیر بوته‌ای گذاشت.۱۵
16 Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: “Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!” Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.
و به مسافت تیر پرتابی رفته، در مقابل وی بنشست، زیرا گفت: «موت پسر را نبینم.» و در مقابل او نشسته، آواز خود را بلند کرد وبگریست.۱۶
17 Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: “Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
و خدا، آواز پسر را بشنید، و فرشته خدا از آسمان، هاجر را ندا کرده، وی را گفت: «ای هاجر، تو را چه شد؟ ترسان مباش، زیراخدا، آواز پسر را در آنجایی که اوست، شنیده است.۱۷
18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh”.
برخیز و پسر را برداشته، او را به‌دست خود بگیر، زیرا که از او، امتی عظیم بوجودخواهم آورد.»۱۸
19 Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.
و خدا چشمان او را باز کرد تاچاه آبی دید. پس رفته، مشک را از آب پر کرد، وپسر را نوشانید.۱۹
20 Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.
و خدا با آن پسر می‌بود. و اونمو کرده، ساکن صحرا شد، و در تیراندازی بزرگ گردید.۲۰
21 Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.
و در صحرای فاران، ساکن شد. ومادرش زنی از زمین مصر برایش گرفت.۲۱
22 Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: “Perëndia është me ty në tërë ato që bën;
و واقع شد، در آن زمانی که ابی ملک، وفیکول، که سپهسالار او بود، ابراهیم را عرض کرده، گفتند که «خدا در آنچه می‌کنی با توست.۲۲
23 prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s’ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje”.
اکنون برای من، در اینجا به خدا سوگند بخور، که با من و نسل من و ذریت من خیانت نخواهی کرد، بلکه برحسب احسانی که با تو کرده‌ام، با من و با زمینی که در آن غربت پذیرفتی، عمل خواهی نمود.»۲۳
24 Abrahami u përgjegj: “Betohem”.
ابراهیم گفت: «من سوگند می‌خورم.»۲۴
25 Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.
و ابراهیم ابی ملک را تنبیه کرد، بسبب چاه آبی که خادمان ابی ملک، از او به زور گرفته بودند.۲۵
26 Abimeleku tha: “Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje”.
ابی ملک گفت: «نمی دانم کیست که این کار راکرده است، و تو نیز مرا خبر ندادی، و من هم تاامروز نشنیده بودم.»۲۶
27 Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.
و ابراهیم، گوسفندان وگاوان گرفته، به ابی ملک داد، و با یکدیگر عهدبستند.۲۷
28 Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.
و ابراهیم، هفت بره از گله جدا ساخت.۲۸
29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: “Ç’kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?”.
۲۹
30 Abrahami u përgjegj: “Ti do t’i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus”.
گفت: «که این هفت بره ماده را از دست من قبول فرمای، تا شهادت باشدکه این چاه را من حفر نمودم.»۳۰
31 Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
از این سبب، آن مکان را، بئرشبع نامید، زیرا که در آنجا با یکدیگرقسم خوردند.۳۱
32 Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
و چون آن عهد را در بئرشبع بسته بودند، ابی ملک با سپهسالار خود فیکول برخاسته، به زمین فلسطینیان مراجعت کردند.۳۲
33 Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
و ابراهیم در بئرشبع، شوره کزی غرس نمود، ودر آنجا به نام یهوه، خدای سرمدی، دعا نمود.۳۳
34 Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.
پس ابراهیم در زمین فلسطینیان، ایام بسیاری بسر برد.۳۴

< Zanafilla 21 >