< Zanafilla 2 >

1 Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.
這樣,天地和天地間的一切點綴都完成了。
2 Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.
到第七天天主造物的工程已完成,就在第七天休息,停止了所作的一切工程。
3 Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.
天主祝福了第七天,定為聖日,因為這一天,天主停止了他所行的一切創造工作。
4 Këto janë origjina e qiellit dhe e tokës kur u krijuan, ditën që Zoti Perëndi krijoi tokën dhe qiellin.
這是創造天地的來歷:在上主天主創造天地時,
5 Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.
地上還沒有灌木,田間也沒有生出蔬菜,因為上主天主還沒有使雨降在地上,也沒有人耕種土地,
6 Por nga toka ngjitej një avull që ujiste tërë sipërfaqen e tokës.
有從地下湧出的水浸潤所有地面。
7 Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë.
上主天主用地上的灰土形成了人,在他鼻孔內吹了一口生氣,人就成了一個有靈的生物。
8 Pastaj Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe vendosi në të njeriun që kishte formuar.
上主天主在伊甸東部種植了一個樂園,就將他形成的人安置在裏面。
9 Pastaj Zoti Perëndi bëri që të mbijnë nga toka lloj-lloj pemësh të këndshme nga pamja dhe që jepnin fruta të mira për t’u ngrënë; në mes të kopshtit gjendeshin edhe pema e jetës dhe pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes.
上主天主使地面生出各種好看好吃的果樹,生命樹和知善惡樹在樂園中央。
10 Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.
有一條河由伊甸流出灌溉樂園,由那裏分為四支:
11 Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori;
第一支名叫丕雄,環流產金的哈威拉全境;
12 dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.
那地方的金子很好,那裏還產真珠和瑪瑙;
13 Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.
第二支河名叫基紅,環流雇士全境;
14 Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.
第三支河名叫底格里斯,流入亞述東部;第四支河即幼發拉的。
15 Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.
上主天主將人安置在伊甸的樂園內,叫他耕種,看守樂園。
16 Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;
上主天主給人下令說:「樂園中各樹上的果子,你都可吃,
17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.
只有知善惡樹上的果子你不可吃,因為那一天你吃了,必定要死。」
18 Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t’i bëj një ndihmë që i leverdis”.
上主天主說:「人單獨不好,我要給他造個與他相稱的助手。」
19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t’i quante; dhe sido që njeriu t’i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.
上主天主用塵土造了各種野獸和天空中的各種飛鳥,都引到人面前,看他怎樣起名;凡人給生物起的名字,就成了那生物的名字。
20 Dhe njeriu u vuri emra tërë bagëtisë, zogjve të qiellit dhe çdo kafshe të fushave; por për njeriun nuk u gjend asnjë ndihmë e përshtatshme për të.
人遂給各主畜牲、天空中的各種飛鳥和各種野獸起了名字;但他沒有找著一個與自己相稱的助手。
21 Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.
上主天主遂使人熟睡,當他睡著了,就取出了他的一根肋骨,再用肉補滿原處。
22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.
然後上主天主用那由人取來的肋骨,形成了一個女人,引她到人前,
23 Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”.
遂說:「這才真是我的親骨肉,她應稱為「女人,」因為是由男人取出的。」
24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.
為此人應離開自己的父母,依附自己的妻子,二人成為一體。
25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.
當時,男女二人都赤身露體,並不害羞。

< Zanafilla 2 >