< Zanafilla 16 >

1 Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
Now Sarai Abram’s wife bare him no children: and she had an handmaid, an Egyptian, whose name [was] Hagar.
2 Kështu Saraj i tha Abramit: “Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj”. Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
And Sarai said unto Abram, Behold now, the LORD hath restrained me from bearing: I pray thee, go in unto my maid; it may be that I may obtain children by her. And Abram hearkened to the voice of Sarai.
3 Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
And Sarai Abram’s wife took Hagar her maid the Egyptian, after Abram had dwelt ten years in the land of Canaan, and gave her to her husband Abram to be his wife.
4 Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
And he went in unto Hagar, and she conceived: and when she saw that she had conceived, her mistress was despised in her eyes.
5 Atëherë Saraj i tha Abramit: “Përgjegjësia për fyerjen që m’u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje”.
And Sarai said unto Abram, My wrong [be] upon thee: I have given my maid into thy bosom; and when she saw that she had conceived, I was despised in her eyes: the LORD judge between me and thee.
6 Abrami iu përgjegj Sarajt: “Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç’të duash”. Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
But Abram said unto Sarai, Behold, thy maid [is] in thy hand; do to her as it pleaseth thee. And when Sarai dealt hardly with her, she fled from her face.
7 Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
And the angel of the LORD found her by a fountain of water in the wilderness, by the fountain in the way to Shur.
8 dhe i tha: “Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?” Ajo u përgjigj: “Po iki nga prania e zonjës sime Saraj”.
And he said, Hagar, Sarai’s maid, whence camest thou? and whither wilt thou go? And she said, I flee from the face of my mistress Sarai.
9 Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: “Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj”.
And the angel of the LORD said unto her, Return to thy mistress, and submit thyself under her hands.
10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: “Unë do t’i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh”.
And the angel of the LORD said unto her, I will multiply thy seed exceedingly, that it shall not be numbered for multitude.
11 Engjëlli i Zotit i tha akoma: “Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
And the angel of the LORD said unto her, Behold, thou [art] with child, and shalt bear a son, and shalt call his name Ishmael; because the LORD hath heard thy affliction.
12 ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij”.
And he will be a wild man; his hand [will be] against every man, and every man’s hand against him; and he shall dwell in the presence of all his brethren.
13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: “Ti je El-Roi”, sepse tha: “A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?”.
And she called the name of the LORD that spake unto her, Thou God seest me: for she said, Have I also here looked after him that seeth me?
14 Prandaj ai pus u quajt “Pusi i Lahai-Roit”. Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
Wherefore the well was called Beer-lahai-roi; behold, [it is] between Kadesh and Bered.
15 Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
And Hagar bare Abram a son: and Abram called his son’s name, which Hagar bare, Ishmael.
16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.
And Abram [was] fourscore and six years old, when Hagar bare Ishmael to Abram.

< Zanafilla 16 >