< Zanafilla 15 >

1 Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”.
これらの事の後、主の言葉が幻のうちにアブラムに臨んだ、「アブラムよ恐れてはならない、わたしはあなたの盾である。あなたの受ける報いは、はなはだ大きいであろう」。
2 Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”.
アブラムは言った、「主なる神よ、わたしには子がなく、わたしの家を継ぐ者はダマスコのエリエゼルであるのに、あなたはわたしに何をくださろうとするのですか」。
3 Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: “Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im”.
アブラムはまた言った、「あなたはわたしに子を賜わらないので、わたしの家に生れたしもべが、あとつぎとなるでしょう」。
4 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt”.
この時、主の言葉が彼に臨んだ、「この者はあなたのあとつぎとなるべきではありません。あなたの身から出る者があとつぎとなるべきです」。
5 Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh”, pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”.
そして主は彼を外に連れ出して言われた、「天を仰いで、星を数えることができるなら、数えてみなさい」。また彼に言われた、「あなたの子孫はあのようになるでしょう」。
6 Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.
アブラムは主を信じた。主はこれを彼の義と認められた。
7 Pastaj Zoti i tha: “Unë jam Zoti që të nxori nga Uri i Kaldeasve, për të ta lënë si trashëgimi këtë vend”.
また主は彼に言われた、「わたしはこの地をあなたに与えて、これを継がせようと、あなたをカルデヤのウルから導き出した主です」。
8 Dhe Abrami pyeti: “Zot, Perëndi, nga mund ta dij unë që do ta kem si trashëgim?”.
彼は言った、「主なる神よ、わたしがこれを継ぐのをどうして知ることができますか」。
9 Atëherë Zoti i tha: “Sillmë një mëshqerrë trevjeçare, një dhi trevjeçare, një dash trevjeçar, një turtull dhe një pëllumb të ri”.
主は彼に言われた、「三歳の雌牛と、三歳の雌やぎと、三歳の雄羊と、山ばとと、家ばとのひなとをわたしの所に連れてきなさい」。
10 Atëherë Abrami i shpuri tërë këto kafshë, i ndau më dysh dhe vendosi secilën gjysmë përballë tjetrës; por zogjtë nuk i ndau.
彼はこれらをみな連れてきて、二つに裂き、裂いたものを互に向かい合わせて置いた。ただし、鳥は裂かなかった。
11 Dhe disa zogj grabitqarë zbritën mbi kafshët e vrara, por Abrami i përzuri.
荒い鳥が死体の上に降りるとき、アブラムはこれを追い払った。
12 Me perëndimin e diellit, një gjumë i rëndë e zuri Abramin; dhe ja, një llahtari dhe një errësirë e thellë e kapluan atë.
日の入るころ、アブラムが深い眠りにおそわれた時、大きな恐ろしい暗やみが彼に臨んだ。
13 Atëherë Zoti i tha Abramit: “Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet.
時に主はアブラムに言われた、「あなたはよく心にとめておきなさい。あなたの子孫は他の国に旅びととなって、その人々に仕え、その人々は彼らを四百年の間、悩ますでしょう。
14 Por unë do të gjykoj kombin shërbyesit e të cilit do të kenë qënë; pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha.
しかし、わたしは彼らが仕えたその国民をさばきます。その後かれらは多くの財産を携えて出て来るでしょう。
15 Sa për ty, do të shkosh në paqe pranë prindërve të tu dhe do të varrosesh pasi të kesh arritur një pleqëri të bukur.
あなたは安らかに先祖のもとに行きます。そして高齢に達して葬られるでしょう。
16 Por në brezin e katërt ata do të kthehen këtu, sepse padrejtësia e Amorejve s’ka arritur ende kulmin”.
四代目になって彼らはここに帰って来るでしょう。アモリびとの悪がまだ満ちないからです」。
17 Por me të perënduar dielli dhe me të zbritur errësira, na del para syve një furrë që nxjerr tym dhe një pishtar i zjarrtë që kalon përmes kafshëve të ndarë.
やがて日は入り、暗やみになった時、煙の立つかまど、炎の出るたいまつが、裂いたものの間を通り過ぎた。
18 Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abramin duke i thënë: “Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit:
その日、主はアブラムと契約を結んで言われた、「わたしはこの地をあなたの子孫に与える。エジプトの川から、かの大川ユフラテまで。
19 Kenejtë, Kenizejtë, Kadmonejtë,
すなわちケニびと、ケニジびと、カドモニびと、
20 Hitejtë, Perezejtë, Refejtë,
ヘテびと、ペリジびと、レパイムびと、
21 Amorejtë, Kanaanejtë, Girgazejtë dhe Jebuzejtë”.
アモリびと、カナンびと、ギルガシびと、エブスびとの地を与える」。

< Zanafilla 15 >