< Zanafilla 11 >

1 Por tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë.
Es hatte aber alle Welt einerlei Zunge und Sprache.
2 Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje.
Da sie nun zogen gen Morgen, fanden sie ein eben Land im Lande Sinear und wohneten daselbst,
3 Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit.
und sprachen untereinander: Wohlauf, laßt uns Ziegel streichen und brennen! Und nahmen Ziegel zu Stein und Ton zu Kalk
4 Dhe thanë: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.
und sprachen: Wohlauf, laßt uns eine Stadt und Turm bauen, des Spitze bis an den Himmel reiche, daß wir uns einen Namen machen; denn wir werden vielleicht zerstreuet in alle Länder.
5 Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.
Da fuhr der HERR hernieder, daß er sähe die Stadt und Turm, die die Menschenkinder baueten.
6 Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
Und der HERR sprach: Siehe, es ist einerlei Volk und einerlei Sprache unter ihnen allen, und haben das angefangen zu tun; sie werden nicht ablassen von allem, das sie vorgenommen haben zu tun.
7 O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit”.
Wohlauf, laßt uns herniederfahren und ihre Sprache daselbst verwirren, daß keiner des andern Sprache vernehme.
8 Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
Also zerstreuete sie der HERR von dannen in alle Länder, daß sie mußten aufhören, die Stadt zu bauen.
9 Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.
Daher heißt ihr Name Babel, daß der HERR daselbst verwirret hatte aller Länder Sprache und sie zerstreuet von dannen in alle Länder.
10 Këta janë pasardhësit e Semit. Në moshën njëqind vjeç Semit i lindi Arpakshadi, pikërisht dy vjet pas përmbytjes.
Dies sind die Geschlechter Sems: Sem war hundert Jahre alt und zeugete Arphachsad, zwei Jahre nach der Sintflut;
11 Mbas lindjes të Arpakshadit, Semi jetoi pesëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach fünfhundert Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
12 Arpakshadi jetoi tridhjetë e pesë vjet dhe i lindi Shelahu.
Arphachsad war fünfunddreißig Jahre alt und zeugete Salah;
13 Mbas lindjes së Shelahut, Arpakshadi jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach vierhundertunddrei Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
14 Shelahu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Eberi.
Salah war dreißig Jahre alt und zeugete Eber;
15 Mbas lindjes së Eberit, Shelahu jetoi katërqind e tre vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach vierhundertunddrei Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
16 Eberi jetoi tridhjetë e katër vjet dhe lindi Pelegu.
Eber war vierunddreißig Jahre alt und zeugete Peleg;
17 Mbas lindjes së Pelegut, Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach vierhundertunddreißig Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
18 Pelegu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Reu.
Peleg war dreißig Jahre alt und zeugete Regu;
19 Mbas lindjes të Reut, Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach zweihundertundneun Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
20 Reu jetoi tridhjetë e dy vjet dhe i lindi Serugu.
Regu war zweiunddreißig Jahre alt und zeugete Serug;
21 Mbas lindjes të Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach zweihundertundsieben Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
22 Serugu jetoi tridhjetë vjet dhe i lindi Nahori;
Serug war dreißig Jahre alt und zeugete Nahor;
23 mbas lindjes së Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach zweihundert Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
24 Nahori jetoi njëzet e nëntë vjet dhe i lindi Terahu;
Nahor war neunundzwanzig Jahre alt und zeugete Tharah;
25 mbas lindjes së Terahut, Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
und lebte danach hundertundneunzehn Jahre und zeugete Söhne und Töchter.
26 Terahu jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.
Tharah war siebenzig Jahre alt und zeugete Abram, Nahor und Haran.
27 Këta janë pasardhësit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.
Dies sind die Geschlechter Tharahs: Tharah zeugete Abram, Nahor und Haran. Aber Haran zeugete Lot.
28 Harani vdiq në prani të Terahut, babait të tij, në vendlindjen e tij, në Ur të Kaldeasve.
Haran aber starb vor seinem Vater Tharah in seinem Vaterland zu Ur in Chaldäa.
29 Dhe Abrami dhe Nahori morën gra: emri i gruas së Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas së Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.
Da nahmen Abram und Nahor Weiber. Abrams Weib hieß Sarai und Nahors Weib Milka, Harans Tochter, der ein Vater war der Milka und der Jiska.
30 Por Saraj ishte shterpë, nuk kishte fëmijë.
Aber Sarai war unfruchtbar und hatte kein Kind.
31 Pastaj Terahu mori të birin Abram dhe Lotin, të birin e Haranit, domethënë djali i të birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit të tij Abram, dhe dolën bashkë nga Ur i Kaldeasve për të vajtur në vendin e Kanaanëve; por kur arritën në Haran, ata u vendosën aty.
Da nahm Tharah seinen Sohn Abram und Lot, seines Sohns Harans Sohn, und seine Schnur Sarai, seines Sohns Abrams Weib, und führete sie von Ur aus Chaldäa, daß er ins Land Kanaan zöge; und sie kamen gen Haran und wohneten daselbst.
32 Terahu jetoi dyqind e pesë vjet, pastaj Terahu vdiq në Haran.
Und Tharah ward zweihundertundfünf Jahre alt und starb in Haran.

< Zanafilla 11 >