< Galatasve 6 >

1 Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.
弟兄们,若有人偶然被过犯所胜,你们属灵的人就当用温柔的心把他挽回过来;又当自己小心,恐怕也被引诱。
2 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
你们各人的重担要互相担当,如此,就完全了基督的律法。
3 Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.
人若无有,自己还以为有,就是自欺了。
4 Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.
各人应当察验自己的行为;这样,他所夸的就专在自己,不在别人了,
5 Sepse secili do të mbajë barrën e vet.
因为各人必担当自己的担子。
6 Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.
在道理上受教的,当把一切需用的供给施教的人。
7 Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
不要自欺, 神是轻慢不得的。人种的是什么,收的也是什么。
8 Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. (aiōnios g166)
顺着情欲撒种的,必从情欲收败坏;顺着圣灵撒种的,必从圣灵收永生。 (aiōnios g166)
9 Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.
我们行善,不可丧志;若不灰心,到了时候就要收成。
10 Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
所以,有了机会就当向众人行善,向信徒一家的人更当这样。
11 Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!
请看我亲手写给你们的字是何等的大呢!
12 Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.
凡希图外貌体面的人都勉强你们受割礼,无非是怕自己为基督的十字架受逼迫。
13 Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.
他们那些受割礼的,连自己也不守律法;他们愿意你们受割礼,不过要借着你们的肉体夸口。
14 Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.
但我断不以别的夸口,只夸我们主耶稣基督的十字架;因这十字架,就我而论,世界已经钉在十字架上;就世界而论,我已经钉在十字架上。
15 Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.
受割礼不受割礼都无关紧要,要紧的就是作新造的人。
16 Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.
凡照此理而行的,愿平安、怜悯加给他们,和 神的以色列民。
17 Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.
从今以后,人都不要搅扰我,因为我身上带着耶稣的印记。
18 Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.
弟兄们,愿我主耶稣基督的恩常在你们心里。阿们!

< Galatasve 6 >