< Galatasve 4 >

1 Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
我說那承受產業的,雖然是全業的主人,但為孩童的時候卻與奴僕毫無分別,
2 por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
乃在師傅和管家的手下,直等他父親預定的時候來到。
3 Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
我們為孩童的時候,受管於世俗小學之下,也是如此。
4 por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
及至時候滿足,上帝就差遣他的兒子,為女子所生,且生在律法以下,
5 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
要把律法以下的人贖出來,叫我們得着兒子的名分。
6 Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!”.
你們既為兒子,上帝就差他兒子的靈進入你們的心,呼叫:「阿爸!父!」
7 Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
可見,從此以後,你不是奴僕,乃是兒子了;既是兒子,就靠着上帝為後嗣。
8 Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
但從前你們不認識上帝的時候,是給那些本來不是神的作奴僕;
9 kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t’u nënshtroheni?
現在你們既然認識上帝,更可說是被上帝所認識的,怎麼還要歸回那懦弱無用的小學,情願再給他作奴僕呢?
10 Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
你們謹守日子、月份、節期、年份,
11 Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
我為你們害怕,惟恐我在你們身上是枉費了工夫。
12 O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s’më keni bërë asnjë të keqe.
弟兄們,我勸你們要像我一樣,因為我也像你們一樣。你們一點沒有虧負我。
13 Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
你們知道我頭一次傳福音給你們,是因為身體有疾病。
14 dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s’patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
你們為我身體的緣故受試煉,沒有輕看我,也沒有厭棄我,反倒接待我,如同上帝的使者,如同基督耶穌。
15 Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m’i jepnit mua.
你們當日所誇的福氣在哪裏呢?那時你們若能行,就是把自己的眼睛剜出來給我,也都情願。這是我可以給你們作見證的。
16 A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
如今我將真理告訴你們,就成了你們的仇敵嗎?
17 Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t’ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
那些人熱心待你們,卻不是好意,是要離間你們,叫你們熱心待他們。
18 Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
在善事上,常用熱心待人原是好的,卻不單我與你們同在的時候才這樣。
19 Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
我小子啊,我為你們再受生產之苦,直等到基督成形在你們心裏。
20 Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.
我巴不得現今在你們那裏,改換口氣,因我為你們心裏作難。
21 Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?
你們這願意在律法以下的人,請告訴我,你們豈沒有聽見律法嗎?
22 Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
因為律法上記着,亞伯拉罕有兩個兒子,一個是使女生的,一個是自主之婦人生的。
23 Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
然而,那使女所生的是按着血氣生的;那自主之婦人所生的是憑着應許生的。
24 Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
這都是比方:那兩個婦人就是兩約。一約是出於西奈山,生子為奴,乃是夏甲。
25 Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
這夏甲二字是指着阿拉伯的西奈山,與現在的耶路撒冷同類,因耶路撒冷和她的兒女都是為奴的。
26 Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
但那在上的耶路撒冷是自主的,她是我們的母。
27 Sepse është shkruar: “Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin”.
因為經上記着: 不懷孕、不生養的,你要歡樂; 未曾經過產難的,你要高聲歡呼; 因為沒有丈夫的,比有丈夫的兒女更多。
28 Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
弟兄們,我們是憑着應許作兒女,如同以撒一樣。
29 Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
當時,那按着血氣生的逼迫了那按着聖靈生的,現在也是這樣。
30 Po çfarë thotë shkrimi? “Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës”.
然而經上是怎麼說的呢?是說:「把使女和她兒子趕出去!因為使女的兒子不可與自主婦人的兒子一同承受產業。」
31 Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.
弟兄們,這樣看來,我們不是使女的兒女,乃是自主婦人的兒女了。

< Galatasve 4 >