< Ezekieli 7 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
耶和华的话又临到我说:
2 “Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.
“人子啊,主耶和华对以色列地如此说:结局到了,结局到了地的四境!
3 Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.
现在你的结局已经临到,我必使我的怒气归与你,也必按你的行为审判你,照你一切可憎的事刑罚你。
4 Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti”.
我眼必不顾惜你,也不可怜你,却要按你所行的报应你,照你中间可憎的事刑罚你。你就知道我是耶和华。
5 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.
“主耶和华如此说:有一灾,独有一灾;看哪,临近了!
6 Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.
结局来了,结局来了,向你兴起。看哪,来到了!
7 Erdhi mbi ty shkatërrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; është e afërt dita e halleve dhe jo ajo e britmave të gëzimit ndër male.
境内的居民哪,所定的灾临到你,时候到了,日子近了,乃是哄嚷并非在山上欢呼的日子。
8 Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.
我快要将我的忿怒倾在你身上,向你成就我怒中所定的,按你的行为审判你,照你一切可憎的事刑罚你。
9 Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë, por do të bëj që të të bien mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti që godet.
我眼必不顾惜你,也不可怜你,必按你所行的报应你,照你中间可憎的事刑罚你。你就知道击打你的是我耶和华。
10 Ja dita, ja ku arriti. Erdhi shkatërrimi. Thupra lulëzoi, kryelartësia buloi.
“看哪,看哪,日子快到了;所定的灾已经发出!杖已经开花,骄傲已经发芽。
11 Dhuna është shtuar si një thupër pabesie. Nuk do të mbetet asnjë prej tyre, asnjë nga moria e tyre, asnjë prej tyre; nuk do të ketë asnjë vajtim për ta.
强暴兴起,成了罚恶的杖。以色列人,或是他们的群众,或是他们的财宝,无一存留;他们中间也没有得尊荣的。
12 Koha erdhi, dita po afrohet. Kush blen të mos gëzohet, kush shet të mos hidhërohet, sepse një zëmërim i zjarrtë kërcënon gjithë morinë e tyre.
时候到了,日子近了,买主不可欢喜,卖主不可愁烦,因为烈怒已经临到他们众人身上。
13 Sepse ai që shet nuk do të zotërojë atë që ka shitur, edhe sikur të mbetet i gjallë, sepse vegimi përfshin tërë morinë e tyre dhe nuk do të hiqet, dhe askush nuk do të mund të ruajë jetën e vet, duke jetuar në paudhësi.
卖主虽然存活,却不能归回再得所卖的,因为这异象关乎他们众人。谁都不得归回,也没有人在他的罪孽中坚立自己。”
14 I kanë rënë borisë, dhe të gjithë janë gati, por asnjë nuk shkon në betejë, sepse afshi i zemërimit tim është kundër tërë morisë së tyre.
“他们已经吹角,预备齐全,却无一人出战,因为我的烈怒临到他们众人身上。
15 Nga jashtë shpata, nga brenda murtaja dhe uria. Kush është ndër ara do të vdesë nga shpata, kush është në qytet do të gllabërohet nga murtaja dhe nga uria.
在外有刀剑;在内有瘟疫、饥荒。在田野的,必遭刀剑而死;在城中的,必有饥荒、瘟疫吞灭他。
16 Por ikanakët që do të arrijnë të shpëtojnë do të rrinë ndër male si pëllumbat e luginës, të gjithë duke rënkuar për shkak të paudhësisë së vet.
其中所逃脱的就必逃脱,各人因自己的罪孽在山上发出悲声,好像谷中的鸽子哀鸣。
17 Të gjitha duart do të bëhen të dobëta dhe tërë gjunjët do të bëhen të dobët si uji.
手都发软,膝弱如水。
18 Do të vishen me thasë dhe frika do t’i mbulojë, turpi do të jetë mbi të gjitha fytyrat dhe shogësia mbi tërë kokat e tyre.
要用麻布束腰,被战兢所盖;各人脸上羞愧,头上光秃。
19 Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t’i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
他们要将银子抛在街上,金子看如污秽之物。当耶和华发怒的日子,他们的金银不能救他们,不能使心里知足,也不能使肚腹饱满,因为这金银作了他们罪孽的绊脚石。
20 Kanë nxjerrë nga bukuria e stolive të tyre shkas kryelartësie; kanë përftuar figura nga neveritë e tyre dhe nga idhujt e tyre të urrejtshëm. Prandaj do t’i bëj ata një ndyrësi,
论到耶和华妆饰华美的殿,他建立得威严,他们却在其中制造可憎可厌的偶像,所以这殿我使他们看如污秽之物。
21 dhe do t’i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t’i përdhosin.
我必将这殿交付外邦人为掠物,交付地上的恶人为掳物;他们也必亵渎这殿。
22 Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.
我必转脸不顾以色列人,他们亵渎我隐密之所,强盗也必进去亵渎。
23 Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.
“要制造锁链;因为这地遍满流血的罪,城邑充满强暴的事。
24 Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.
所以,我必使列国中最恶的人来占据他们的房屋;我必使强暴人的骄傲止息,他们的圣所都要被亵渎。
25 Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.
毁灭临近了;他们要求平安,却无平安可得。
26 Do të ketë fatkeqësi të njëpasnjëshme, lajme të këqija pas lajmesh të këqija. Atëherë do t’i kërkojnë një vegim një profeti, por ligji do t’i mungojë priftit dhe këshillit të pleqve.
灾害加上灾害,风声接连风声;他们必向先知求异象,但祭司讲的律法、长老设的谋略都必断绝。
27 Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t’i pushtojë frika. Unë do t’i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t’i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.
君要悲哀,王要披凄凉为衣,国民的手都发颤。我必照他们的行为待他们,按他们应得的审判他们,他们就知道我是耶和华。”

< Ezekieli 7 >