< Ezekieli 48 >

1 Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.
ואלה שמות השבטים מקצה צפונה אל יד דרך חתלן לבוא חמת חצר עינן גבול דמשק צפונה אל יד חמת והיו לו פאת קדים הים דן אחד
2 Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;
ועל גבול דן מפאת קדים עד פאת ימה--אשר אחד
3 Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.
ועל גבול אשר מפאת קדימה ועד פאת ימה--נפתלי אחד
4 Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.
ועל גבול נפתלי מפאת קדמה עד פאת ימה--מנשה אחד
5 Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.
ועל גבול מנשה מפאת קדמה עד פאת ימה--אפרים אחד
6 Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.
ועל גבול אפרים מפאת קדים ועד פאת ימה--ראובן אחד
7 Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.
ועל גבול ראובן מפאת קדים עד פאת ימה--יהודה אחד
8 Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor; në mes të saj do të jetë shenjtërorja.
ועל גבול יהודה מפאת קדים עד פאת ימה--תהיה התרומה אשר תרימו חמשה ועשרים אלף רחב וארך כאחד החלקים מפאת קדימה עד פאת ימה והיה המקדש בתוכו
9 Pjesa që do t’i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë.
התרומה אשר תרימו ליהוה--ארך חמשה ועשרים אלף ורחב עשרת אלפים
10 Kjo pjesë e shenjtë do t’u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.
ולאלה תהיה תרומת הקדש לכהנים--צפונה חמשה ועשרים אלף וימה רחב עשרת אלפים וקדימה רחב עשרת אלפים ונגבה ארך חמשה ועשרים אלף והיה מקדש יהוה בתוכו
11 Ajo do t’u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, ndër bijtë e Tsadokut, që më kanë shërbyer dhe që nuk devijuan kur devijuan bijtë e Izraelit, dhe ashtu si devijuan përkundrazi Levitët.
לכהנים המקדש מבני צדוק אשר שמרו משמרתי--אשר לא תעו בתעות בני ישראל כאשר תעו הלוים
12 Pjesa që do t’u ofrohet atyre do të merret nga pjesa e ofruar dhuratë e vendit, një gjë shumë e shenjtë, pranë territorit të Levitëve.
והיתה להם תרומיה מתרומת הארץ קדש קדשים--אל גבול הלוים
13 Përballë territorit të priftërinjve, Levitët do të kenë një sipërfaqe prej njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi dhe dhjetëmijë gjerësi; tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë dhe gjerësia dhjetëmijë.
והלוים לעמת גבול הכהנים חמשה ועשרים אלף ארך ורחב עשרת אלפים כל ארך חמשה ועשרים אלף ורחב עשרת אלפים
14 Ata nuk do të mund as ta shesin as ta këmbejnë; nuk do të mund ta shkëputin pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.
ולא ימכרו ממנו ולא ימר ולא יעבור (יעביר)--ראשית הארץ כי קדש ליהוה
15 Pesëmijë kubitët e gjerësisë që do të mbeten përballë njëzet e pesë mijëve, do të caktohen për përdorim profan për qytetin, për banesa dhe për toka për kullotë; qyteti do të jetë në mes.
וחמשת אלפים הנותר ברחב על פני חמשה ועשרים אלף--חל הוא לעיר למושב ולמגרש והיתה העיר בתוכה
16 Përmasat e tij do të jenë këto: ana veriore do të jetë katërmijë e pesëqind kubitë, ana jugore katërmijë e pesëqind, ana lindore katërmijë e pesëqind, ana perëndimore katërmijë e pesëqind.
ואלה מדותיה--פאת צפון חמש מאות וארבעת אלפים ופאת נגב חמש חמש מאות וארבעת אלפים ומפאת קדים חמש מאות וארבעת אלפים ופאת ימה חמש מאות וארבעת אלפים
17 Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: dyqind e pesëdhjetë kubitë në veri, dyqind e pesëdhjetë në jug, dyqind e pesëdhjetë në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë në perëndim.
והיה מגרש לעיר--צפונה חמשים ומאתים ונגבה חמשים ומאתים וקדימה חמשים ומאתים וימה חמשים ומאתים
18 Kusuri i gjatësisë, gjatë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, do të jetë dhjetëmijë kubitë në lindje dhe dhjetëmijë në perëndim; ajo do të jetë pranë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, dhe prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim për punonjësit e qytetit.
והנותר בארך לעמת תרומת הקדש עשרת אלפים קדימה ועשרת אלפים ימה והיה לעמת תרומת הקדש והיתה תבואתה ללחם לעבדי העיר
19 Punonjësit e qytetit, që do ta punojnë, do të vijnë nga të gjitha fiset e Izraelit.
והעבד העיר--יעבדוהו מכל שבטי ישראל
20 Gjithë pjesa e ofruar si dhuratë do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë për njëzet e pesëmijë, një katror i përsosur. Ju do të ofroni, si zotërim të qytetit, pjesën e shenjtë të ofruar si dhuratë.
כל התרומה חמשה ועשרים אלף בחמשה ועשרים אלף רביעית תרימו את תרומת הקדש אל אחזת העיר
21 Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe shenjtërorja do të jenë në mes.
והנותר לנשיא מזה ומזה לתרומת הקדש ולאחזת העיר אל פני חמשה ועשרים אלף תרומה עד גבול קדימה וימה על פני חמשה ועשרים אלף על גבול ימה לעמת חלקים לנשיא והיתה תרומת הקדש ומקדש הבית בתוכה
22 Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t’i përkasë princit.
ומאחזת הלוים ומאחזת העיר בתוך אשר לנשיא יהיה בין גבול יהודה ובין גבול בנימן--לנשיא יהיה
23 Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.
ויתר השבטים מפאת קדימה עד פאת ימה בנימן אחד
24 Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.
ועל גבול בנימן מפאת קדימה עד פאת ימה--שמעון אחד
25 Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.
ועל גבול שמעון מפאת קדימה עד פאת ימה--יששכר אחד
26 Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.
ועל גבול יששכר מפאת קדימה עד פאת ימה--זבולן אחד
27 Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.
ועל גבול זבולן מפאת קדמה עד פאת ימה--גד אחד
28 Në kufirin e Gadit, nga ana jugore në drejtim të jugut, kufiri do të shkojë nga Tamari në ujërat e Meribahut afër Kadeshit, dhe pastaj gjatë Detit të Madh.
ועל גבול גד אל פאת נגב תימנה והיה גבול מתמר מי מריבת קדש נחלה על הים הגדול
29 Ky është vendi që do t’u ndani me short në trashëgimi fiseve të Izraelit, dhe këto janë pjesët”, thotë Zoti, Zoti.
זאת הארץ אשר תפילו מנחלה לשבטי ישראל ואלה מחלקותם--נאם אדני יהוה
30 “Këto janë daljet e qytetit: nga ana veriore do të maten katërmijë e pesëqind kubitë.
ואלה תוצאת העיר מפאת צפון חמש מאות וארבעת אלפים מדה
31 Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit; në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një portë për Judën dhe një portë për Levin.
ושערי העיר על שמות שבטי ישראל שערים שלושה צפונה--שער ראובן אחד שער יהודה אחד שער לוי אחד
32 Nga ana lindore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Jozefin, një portë për Beniaminin dhe një portë për Danin.
ואל פאת קדימה חמש מאות וארבעת אלפים ושערים שלשה--ושער יוסף אחד שער בנימן אחד שער דן אחד
33 Nga ana jugore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Simeonin, një portë për Isakarin dhe një portë për Zabulonin.
ופאת נגבה חמש מאות וארבעת אלפים מדה ושערים שלשה--שער שמעון אחד שער יששכר אחד שער זבולן אחד
34 Nga ana perëndimore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Gadin, një portë për Asherin dhe një portë për Neftalin.
פאת ימה חמש מאות וארבעת אלפים שעריהם שלשה--שער גד אחד שער אשר אחד שער נפתלי אחד
35 Gjithë perimetri do të jetë tetëmbëdhjetëmijë kubitë. Prej kësaj ditë emri i qytetit do të jetë: “Zoti është atje””.
סביב שמנה עשר אלף ושם העיר מיום יהוה שמה

< Ezekieli 48 >