< Ezekieli 42 >

1 Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm nga ana e veriut dhe më çoi në dhomat që ndodheshin përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimit në drejtim të veriut.
ויוצאני אל החצר החיצונה--הדרך דרך הצפון ויבאני אל הלשכה אשר נגד הגזרה ואשר נגד הבנין--אל הצפון
2 Konstruksioni i fasadës drejt veriut kishte një gjatësi prej njëqind kubitësh dhe një gjërësi prej pesëdhjetë kubitësh.
אל פני ארך אמות המאה פתח הצפון והרחב חמשים אמות
3 Përballë oborrit të brendshëm prej njëzet kubitësh dhe përballë kalldrëmit të oborrit të jashtëm kishte një galeri mbi tjetrën me tre kate.
נגד העשרים אשר לחצר הפנימי ונגד רצפה אשר לחצר החיצונה--אתיק אל פני אתיק בשלשים
4 Përpara dhomave kishte një kalim të brendshëm, që ishte i gjerë dhjetë kubitë dhe i gjatë njëqind kubitë; portat e tyre shikonin nga veriu.
ולפני הלשכות מהלך עשר אמות רחב אל הפנימית--דרך אמה אחת ופתחיהם לצפון
5 Dhomat e sipërme ishin më të ngushta, sepse galeritë zinin më tepër hapësirë se galeritë e poshtme dhe të ndërmjetme të ndërtimit.
והלשכות העליונת קצרות כי יוכלו אתיקים מהנה מהתחתנות ומהתכונות--בנין
6 Duke qenë se ishin me tre kate dhe nuk kishin shtylla si shtyllat e oborreve prandaj nga toka dhomat e sipërme ishin më të ngushta se ato të poshtme dhe të ndërmjetme.
כי משלשות הנה ואין להן עמודים כעמודי החצרות על כן נאצל מהתחתונות ומהתיכנות--מהארץ
7 Muri i jashtëm, paralel me dhomat nga ana e oborrit të jashtëm, ballë dhomave, kishte një gjatësi prej pesëdhejtë kubitësh;
וגדר אשר לחוץ לעמת הלשכות דרך החצר החצונה אל פני הלשכות--ארכו חמשים אמה
8 në fakt gjatësia e dhomave nga ana e oborrit të jashtëm ishte pesëdhjetë kubitë, ndërsa nga ana e faqes së shenjtërores ishte njëqind kubitë.
כי ארך הלשכות אשר לחצר החצונה--חמשים אמה והנה על פני ההיכל מאה אמה
9 Poshtë këtyre dhomave kishte një hyrje nga ana e lindjes, për atë që hynte në to nga oborri i jashtëm.
ומתחתה לשכות (ומתחת הלשכות) האלה--המבוא (המביא) מהקדים בבאו להנה מהחצר החצנה
10 Në murin e gjerë të oborrit në drejtim të lindjes, përballë hapësirës boshe dhe përballë ndërtimitit, kishte dhoma.
ברחב גדר החצר דרך הקדים אל פני הגזרה ואל פני הבנין--לשכות
11 Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.
ודרך לפניהם כמראה הלשכות אשר דרך הצפון כארכן כן רחבן וכל מוצאיהן וכמשפטיהן וכפתחיהן
12 Në përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.
וכפתחי הלשכות אשר דרך הדרום פתח בראש דרך דרך בפני הגדרת הגינה דרך הקדים בבואן
13 Ai më tha: “Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.
ויאמר אלי לשכות הצפון לשכות הדרום אשר אל פני הגזרה הנה לשכות הקדש אשר יאכלו שם הכהנים אשר קרובים ליהוה קדשי הקדשים שם יניחו קדשי הקדשים והמנחה והחטאת והאשם--כי המקום קדש
14 Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin rroba të tjera dhe kështu do të mund t’i afrohen asaj që i përket popullit”.
בבאם הכהנים ולא יצאו מהקדש אל החצר החיצונה ושם יניחו בגדיהם אשר ישרתו בהן כי קדש הנה ילבשו (ולבשו) בגדים אחרים וקרבו אל אשר לעם
15 Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.
וכלה את מדות הבית הפנימי והוציאני דרך השער אשר פניו דרך הקדים ומדדו סביב סביב
16 Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.
מדד רוח הקדים בקנה המדה--חמש אמות (מאות) קנים בקנה המדה סביב
17 Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,
מדד רוח הצפון--חמש מאות קנים בקנה המדה סביב
18 Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.
את רוח הדרום מדד--חמש מאות קנים בקנה המדה
19 U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.
סבב אל רוח הים מדד חמש מאות קנים בקנה המדה
20 Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.
לארבע רוחות מדדו חומה לו סביב סביב--ארך חמש מאות ורחב חמש מאות להבדיל בין הקדש לחל

< Ezekieli 42 >