< Ezekieli 41 >

1 Pastaj më çoi në shenjtërore dhe mati shtyllat; gjashtë kubitë gjërësi nga një anë dhe gjashtë kubitë gjerësi nga ana tjetër, ashtu siç ishte gjerësia e tabernakullit.
他領我到了聖所,量了壁柱,兩邊,各厚六肘;
2 Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kubitë dhe muret anësore të hyrjes pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër. Mati gjatësinë e shenjtërores: dyzet kubitë, dhe gjerësinë e tij njëzet kubitë.
門口寬十肘;門口兩邊的牆,各為五肘;他又量了聖所的長度為四十肘,寬為二十肘。
3 Pastaj hyri brenda dhe mati mbajtëset e portës: dy kubitë; porta ishte gjashtë kubitë dhe gjerësia e saj shtatë kubitë.
他進到裏面,量了門口的壁柱,厚二肘,入口六肘,門口總寬七肘。
4 Mati gjatësinë e saj: njëzet kubitë, dhe gjerësinë e saj përpara shenjtërores, njëzet kubitë; pastaj më tha: “Ky është vend shumë i shenjtë”.
量了聖所的盡頭長二十肘,寬二十肘。以後對我說:「這是至聖所。」
5 Pastaj mati murin e tempullit: gjashtë kubitë; ndërsa gjerësia e çdo dhome anësore rreth e rrotull tempullit ishte katër kubitë.
他量了殿牆,厚六肘;沿殿周圍的廂房,寬四肘。
6 Dhomat anësore ishin me tre kate, njëra mbi tjetrën, tridhjetë dhoma për kat; ato mbështeteshin mbi disa dalje të murit të tempullit, të bëra rreth e qark për dhomat anësore; kështu ishin ngjitur por nuk mbështeteshin mbi murin e tempullit.
廂房一層在另一層之上,共三層,每層三十間。廂房周圍靠著殿牆,有突出的牆,為銜接廂房,免得嵌在殿牆內。
7 Madhësia e dhomave anësore rritej dora dorës që kalohej nga një kat në tjetrin, sepse daljet e strukturës së murit të tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madhësia e strukturës së tempullit rritej dora dorës që ngjiteshe nga kati i poshtëm në të lartin dhe duke kaluar nëpër atë të mesit.
廂房越高越寬,因為周圍聖殿的牆越高越窄,為此上邊的房間較寬。人由下層可登至中層,再登往上層。
8 Pashë gjithashtu rreth tempullit një lartësim; themelet e dhomave anësore ishin sa një kallam i tërë prej gjashtë kubitësh.
我見殿周圍有一高台,為廂房的基礎,台腳高一竿,即六肘。
9 Gjerësia e murit të jashtëm të dhomave anësore ishte pesë kubitë; hapësira e lënë e lirë ndërmjet dhomave anësore që i përkisnin tempullit
廂房的外牆厚五肘。在靠殿的廂房之前的人行道,也寬五肘。
10 dhe dhomat e jashtme ishte njëzet kubitë rreth e qark tempullit.
廂房之外有二十肘寬的空地,環繞著殿的四周。
11 Portat e dhomave anësore shikonin nga hapësira e lirë: një portë nga veriu dhe tjetra nga jugu; gjerësia e hapësirës së lirë ishte pesë kubitë rreth e qark.
廂房的門向著人行道:一朝北,一朝南;人行道寬五肘。
12 Ndërtimi që ndodhej përballë hapësirës boshe nga ana e perëndimit kishte një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh; muri i ndërtimit ishte i trashë pesë kubitë rreth e qark dhe i gjatë nëntëdhjetë kubitë.
在空地的西面有一建築物:寬七十肘,長九十肘;這建築物周圍的牆厚五肘。
13 Pastaj mati tempullin, që kishte një gjatësi prej njëqind kubitësh. Hapësira boshe, konstruksioni dhe muret e tij kishin gjithashtu njëqind kubitë gjatësi.
他量了聖殿,長一百肘:包括空地、建築物和牆,共長一百肘。
14 Gjerësia e fasadës së tempullit dhe hapësira boshe nga ana lindore ishin njëqind kubitë.
聖殿的前面和東邊的空地,共寬一百肘。
15 Mati gjatësinë e ndërtimit përpara hapësirës boshe të konstruksionit, në pjesën e pasme të tij, me gjithë galeritë nga një anë dhe nga ana tjetër: njëqind kubitë. Kështu mati pjesën e brendëshme të shenjtërores dhe atriumet e oborrit.
他量了聖殿後邊的建築,連空地和牆在內,由這一端到另一端,共長一百肘。至於聖所內部和外邊的門廊、
16 Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin të mbuluara),
門框、帶櫺的窗和三面的圍牆,以及門限周圍都鑲上木板,由地到窗──窗是遮蔽的;
17 deri mbi portën, në pjesën e brendëshme dhe të jashtme të tij të tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa të përpikta.
直到門上邊,以至殿的內部和外部;周圍所有的,裏面和外面的牆上,都有雕像,
18 Ishin riprodhuar kerubinë dhe palma, një palmë midis kerubinit dhe kerubinit; çdo kerubin kishte dy fytyra:
雕刻著革魯賓和棕櫚枝,棕櫚枝在革魯賓與革魯賓之間;革魯賓有兩個面貌:
19 fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt një palme nga një anë, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palmës tjetër nga ana tjetër. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.
人的面貌向著這邊的棕櫚枝,獅的面貌向著那邊的棕櫚枝;全殿四周都是這樣。
20 Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.
由地到門上邊,聖所的牆上都雕刻著革魯賓和棕櫚枝。
21 Shtalkët e shenjtërores ishin katrorë, po kështu fasada e vendit të shenjtë; pamja e njerës ishte si pamja e tjetrës.
聖所的門框是方的。在至聖所前面,有一座看似木頭的祭壇:
22 Altari ishte prej druri, i lartë tre kubitë dhe i gjatë dy kubitë; qoshet e tij, gjatësia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri më tha: “Kjo është tryeza që rri para Zotit”.
高三肘,長寬各二肘;角、底座和鑲板,都是木的。以後他對我說:「這是在上主前的祭桌。」
23 Shenjtërorja dhe vendi i shenjtë kishin dy porta.
聖所與至聖所各有兩門,
24 Çdo portë kishte dy kanate, dy kanate që mblidheshin dysh: dy kanate për një portë dhe dy kanate për tjetrën.
門各有兩扇,每扇又有兩頁;可以摺疊。每一扇門都有兩頁。
25 Mbi to, mbi portat e shenjtërores, ishin gdhendur kerubinë dhe palma, si ata që ishin gdhendur mbi mure. Mbi fasadën e atriumit, nga jashtë, kishte një strehore prej druri.
門扇上都雕刻著革魯賓和棕櫚枝,像牆上刻的一樣。門廊外的前面有木做的飛簷。
26 Kishte dritare me grilje dhe palma nga të dy anët, mbi muret anësorë të atriumit dhe mbi dhomat anësore të tempullit dhe mbi strehoret.
門廊兩邊與靠殿的廂房牆上,有有櫺的窗和棕櫚枝,還有飛簷。

< Ezekieli 41 >