< Ezekieli 34 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:
耶和华的话临到我说:
2 “Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?
“人子啊,你要向以色列的牧人发预言,攻击他们,说,主耶和华如此说:祸哉!以色列的牧人只知牧养自己。牧人岂不当牧养群羊吗?
3 Ju hani yndyrën, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenë.
你们吃脂油、穿羊毛、宰肥壮的,却不牧养群羊。
4 Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi.
瘦弱的,你们没有养壮;有病的,你们没有医治;受伤的,你们没有缠裹;被逐的,你们没有领回;失丧的,你们没有寻找;但用强暴严严地辖制。
5 Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur.
因无牧人,羊就分散;既分散,便作了一切野兽的食物。
6 Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t’i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes”.
我的羊在诸山间、在各高冈上流离,在全地上分散,无人去寻,无人去找。
7 Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
“所以,你们这些牧人要听耶和华的话。
8 Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj”, thotë Zoti, Zoti, “duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia”.
主耶和华说:我指着我的永生起誓,我的羊因无牧人就成为掠物,也作了一切野兽的食物。我的牧人不寻找我的羊;这些牧人只知牧养自己,并不牧养我的羊。
9 Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:
所以你们这些牧人要听耶和华的话。
10 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë jam kundër barinjve; do t’u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t’i lë t’i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t’u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre.
主耶和华如此说:我必与牧人为敌,必向他们的手追讨我的羊,使他们不再牧放群羊;牧人也不再牧养自己。我必救我的羊脱离他们的口,不再作他们的食物。”
11 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.
“主耶和华如此说:看哪,我必亲自寻找我的羊,将它们寻见。
12 Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t’i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.
牧人在羊群四散的日子怎样寻找他的羊,我必照样寻找我的羊。这些羊在密云黑暗的日子散到各处,我必从那里救回它们来。
13 Do t’i nxjerr nga popujt dhe do t’i mbledh nga vende të ndryshme; do t’i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.
我必从万民中领出它们,从各国内聚集它们,引导它们归回故土,也必在以色列山上—一切溪水旁边、境内一切可居之处—牧养它们。
14 Do t’i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit.
我必在美好的草场牧养它们。它们的圈必在以色列高处的山上,它们必在佳美之圈中躺卧,也在以色列山肥美的草场吃草。
15 “Unë vetë do t’i kullot delet e mia dhe do t’i bëj të pushojnë”, thotë Zoti, Zoti.
主耶和华说:我必亲自作我羊的牧人,使它们得以躺卧。
16 “Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t’i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t’i kullot me drejtësi.
失丧的,我必寻找;被逐的,我必领回;受伤的,我必缠裹;有病的,我必医治;只是肥的壮的,我必除灭,也要秉公牧养它们。
17 Sa për ju, o delet e mia”, kështu thotë Zoti, Zoti, “ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.
“我的羊群哪,论到你们,主耶和华如此说:我必在羊与羊中间、公绵羊与公山羊中间施行判断。
18 Ju duket gjë e vogël të kullotësh në një kullotë të mirë dhe pastaj të shkelësh me këmbë atë që mbetet nga kullota juaj, ose të pish ujra të pastra dhe pastaj të turbullosh me këmbë atë që mbetet?
你们这些肥壮的羊,在美好的草场吃草还以为小事吗?剩下的草,你们竟用蹄践踏了;你们喝清水,剩下的水,你们竟用蹄搅浑了。
19 Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja”.
至于我的羊,只得吃你们所践踏的,喝你们所搅浑的。
20 Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: “Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.
“所以,主耶和华如此说:我必在肥羊和瘦羊中间施行判断。
21 Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull,
因为你们用胁用肩拥挤一切瘦弱的,又用角抵触,以致使它们四散。
22 unë do t’i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.
所以,我必拯救我的群羊不再作掠物;我也必在羊和羊中间施行判断。
23 Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t’i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t’i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
我必立一牧人照管他们,牧养他们,就是我的仆人大卫。他必牧养他们,作他们的牧人。
24 Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.
我—耶和华必作他们的 神,我的仆人大卫必在他们中间作王。这是耶和华说的。
25 Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.
“我必与他们立平安的约,使恶兽从境内断绝,他们就必安居在旷野,躺卧在林中。
26 Dhe do t’ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.
我必使他们与我山的四围成为福源,我也必叫时雨落下,必有福如甘霖而降。
27 Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t’i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.
田野的树必结果,地也必有出产;他们必在故土安然居住。我折断他们所负的轭,救他们脱离那以他们为奴之人的手;那时,他们就知道我是耶和华。
28 Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t’i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t’i trembur.
他们必不再作外邦人的掠物,地上的野兽也不再吞吃他们;却要安然居住,无人惊吓。
29 Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.
我必给他们兴起有名的植物;他们在境内不再为饥荒所灭,也不再受外邦人的羞辱,
30 Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im”, thotë Zoti, Zoti.
必知道我、耶和华—他们的 神是与他们同在的,并知道他们—以色列家是我的民。这是主耶和华说的。
31 “Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj”, thotë Zoti.
你们作我的羊,我草场上的羊,乃是以色列人,我也是你们的 神。这是主耶和华说的。”

< Ezekieli 34 >