< Ezekieli 30 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
Et la parole de l’Éternel vint à moi, disant:
2 “Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: “Medet, dita!”.
Fils d’homme, prophétise, et dis: Ainsi dit le Seigneur, l’Éternel: Hurlez: Ah! quel jour!
3 Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.
Car le jour est proche; oui, le jour de l’Éternel est proche, un jour de nuées: c’est le temps des nations.
4 Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
Et l’épée viendra sur l’Égypte, et il y aura de l’angoisse dans l’Éthiopie, quand ils tomberont blessés à mort en Égypte, et qu’on ôtera sa multitude, et que ses fondements seront détruits.
5 Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata”.
Cush, et Puth, et Lud, et tout le peuple mélangé, et Cub, et les fils du pays de l’alliance, tomberont par l’épée avec eux.
6 Kështu thotë Zoti: “Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.
Ainsi dit l’Éternel: Les appuis de l’Égypte tomberont, et l’orgueil de sa force sera abaissé; ils tomberont au milieu d’elle par l’épée, depuis Migdol à Syène, dit le Seigneur, l’Éternel.
7 “Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.
Et ils seront désolés au milieu des pays désolés, et ses villes seront entre les villes dévastées.
8 Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t’i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
Et ils sauront que je suis l’Éternel, quand j’aurai mis le feu en Égypte, et que tous ceux qui l’aident seront brisés.
9 Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t’i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur”.
En ce jour-là des messagers sortiront de devant moi sur des navires pour effrayer l’Éthiopie [dans sa] sécurité; et il y aura au milieu d’eux de l’angoisse comme au jour de l’Égypte; car voici, il vient.
10 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.
Ainsi dit le Seigneur, l’Éternel: Je mettrai fin aussi à la multitude de l’Égypte par la main de Nebucadretsar, roi de Babylone.
11 Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
Lui, et son peuple avec lui, les terribles d’entre les nations, seront amenés pour détruire le pays; et ils tireront leurs épées contre l’Égypte, et rempliront le pays de blessés à mort.
12 Do t’i thaj lumenjtë dhe do t’ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola”.
Et je mettrai les fleuves à sec, et je vendrai le pays en la main des méchants, et, par la main des étrangers, je désolerai le pays et tout ce qu’il contient. Moi, l’Éternel, j’ai parlé.
13 Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do të shkatërroj idhujt dhe do t’i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
Ainsi dit le Seigneur, l’Éternel: Je détruirai aussi les idoles, et je mettrai fin aux images de Noph; et il n’y aura plus de prince du pays d’Égypte; et je mettrai la frayeur dans le pays d’Égypte;
14 Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t’i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
et je désolerai Pathros, et je mettrai le feu dans Tsoan, et j’exécuterai des jugements dans No;
15 do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
et je verserai ma fureur sur Sin, la forteresse de l’Égypte, et je retrancherai la multitude de No;
16 Do t’i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
et je mettrai le feu en Égypte; Sin sera dans une grande angoisse, et No sera ouverte par des brèches, et il y aura à Noph des ennemis en plein jour.
17 Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.
Les jeunes hommes d’Aven et de Pi-Béseth tomberont par l’épée, et elles-mêmes iront en captivité.
18 Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
Et à Takhpanès le jour sera obscurci lorsque j’y romprai le joug de l’Égypte, et que l’orgueil de sa force y aura cessé; une nuée la couvrira elle-même, et ses filles iront en captivité.
19 Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.
Et j’exécuterai des jugements en Égypte; et ils sauront que je suis l’Éternel.
20 Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
Et il arriva, la onzième année, au premier [mois], le septième [jour] du mois, que la parole de l’Éternel vint à moi, disant:
21 “Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën”.
Fils d’homme, j’ai cassé le bras du Pharaon, roi d’Égypte, et voici, il n’a point été bandé pour y appliquer des remèdes, pour y mettre des ligatures pour le bander, afin de le fortifier pour qu’il tienne l’épée.
22 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t’ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t’i bjerë shpata nga dora.
C’est pourquoi, ainsi dit le Seigneur, l’Éternel: Voici, j’en veux au Pharaon, roi d’Égypte, et je lui casserai les bras, celui qui est fort et celui qui est cassé, et je ferai tomber l’épée de sa main.
23 Do t’i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme.
Et je disperserai les Égyptiens parmi les nations et je les disséminerai dans les pays.
24 Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t’i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
Et je fortifierai les bras du roi de Babylone, et je mettrai mon épée dans sa main; et je casserai les bras du Pharaon, et il gémira devant lui des gémissements d’un blessé à mort.
25 Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.
Et je fortifierai les bras du roi de Babylone, et les bras du Pharaon tomberont. Et ils sauront que je suis l’Éternel, quand j’aurai mis mon épée dans la main du roi de Babylone, et qu’il l’aura étendue sur le pays d’Égypte.
26 Do t’i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.
Et je disperserai les Égyptiens parmi les nations, et je les disséminerai dans les pays; et ils sauront que je suis l’Éternel.

< Ezekieli 30 >